LIVE UPDATES
Bota

VOA: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pjesë e diskutimeve të partive politike në Kosovë

Mocioni mund të ngritet me nënshkrimet e 40 deputetëve, ndërsa duhen 80 vota në parlamentin 120 vendesh. Nëse deputetët merren vesh për shpërndarjen e parlamentit atëherë presidentja duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre.

20 Maj 2024, 19:56 Nga B.Z
VOA: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pjesë e diskutimeve të
Foto ilustruese

KOSOVË - Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare mbështetje për një mocion për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës javën e ardhshme, si rrugë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Ju e dini që të vetëm si grup parlamentar nuk e kemi atë fuqi në Kuvendin e Kosovës, e kemi thënë në vazhdimësi gjitha dëmet dhe pasojat që po i vuajmë sot si qytetarë të këtij vendi dhe si shtet për shkak të qeverisjes jashtëzakonisht të dobët dhe degraduese dhe është mirë që së bashku këtë dakordim apo këtë gjuhë të përbashkët që kemi pasur si opozitë ta finalizojmë me një seancë e cila do të mbahej javën e ardhshme”, tha shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Mocioni mund të ngritet me nënshkrimet e 40 deputetëve, ndërsa duhen 80 vota në parlamentin 120 vendesh. Nëse deputetët merren vesh për shpërndarjen e parlamentit atëherë presidentja duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre.

Partia Demokratike tha se shpërndarja e parlamentit para datës 30 maj do të mundësonte që zgjedhjet të mbahen në fund të muajit qershor apo në fillim të muajit korrik. Nisma e Partisë Demokratike pasoi një takim javën e kaluar ndërmjet kryetarit të kësaj partie Memli Krasniqi dhe kryeministrit Albin Kurti, në të cilin është diskutuar edhe për zgjedhjet e reja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas atij takimi se është i gatshëm të hap diskutimet me partitë opozitare në vend për të shpallur zgjedhjet e reja parlamentare. Shefja e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje në pushtet Mimoza Kusari Lila tha sot se subjekti i saj është i gatshëm të mbështesë shpërbërjen e parlamentit në rast se mbështetet nga të gjitha partitë opozitare.

“Megjithatë nuk mund ta bëjmë këtë vetëm me një grup parlamentar të opozitës. Opozita duhet të jetë e unifikuar në kërkesën e saj, në fund të fundit opozita është ajo që kërkon zgjedhje ose ndryshim të qeverisjes ndërsa konsiderojmë që kjo qeveri i ka plotësuar të gjitha kushtet për një mandat të plotë dhe të rregullt”, tha Kusari Lila.

Mandati i qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025. Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti si kusht për shpërndarjen e parlamentit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha sot se shpërndarja e parlamentit në këtë fazë nënkupton një rrugëdalje për qeverinë e Albin Kurti.

Njëfarë forme marrjen e fajit nga Kuvendi për dështimin e qeverisë. Pra shpërbërja duhet të vjen vetëm atëherë kur arrijmë ta shkarkojmë një qeveri të dëmshme, vetëm atëherë kur dorëhiqet dhe me një deklaratë apo me gojë që do të tërhiqet por jo në asnjë situatë që Kuvendi i Kosovës të marrë një përgjegjësi që nuk i takon”, tha shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Por, dorëheqja, thonë vëzhguesit, nuk nënkupton me automatizëm zgjedhje të reja sepse pa një marrëveshje paraprake presidentja e vendit do të detyrohej t’i jepte një mundësi të re partisë në pushtet për formimin e një qeverie të re.

Sidoqoftë, zgjedhjet e reja tashmë janë bërë pjesë e diskutimeve dhe shumë analistë të pavarur pohojnë se ato do të mbahen në fillim të verës apo në vjeshtë, por para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Partia Demokratike tha të hënën se dështimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe përkeqësimi i marrëdhënieve me aleatët perëndimorë janë një argument shtesë për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

Kosova nuk u vu javën e kaluar në rend të ditës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi një pjesë e vendeve anëtare ritheksuan se kusht për përparimin e Kosovës është hedhja e hapave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./VOA

zgjedhje parlamentare kosove

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë