7 Nëntor 2022, 11:52
Nga e.k
Zyra e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur ditën e sotme që 10 deputetë që i përkasin Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra. Kjo vjen pasi efektivët e Policisë në Mitrovicë dhe zyrtarë të tjerë lokal serbë dhanë dorëheqjen pas thirrjes së bërë nga kreu i Listës Serbe Goran Rakiç për braktisje të institucioneve.
“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Siç shihet edhe në video zyra e Grupit Parlamentar të Listës Serbe është e boshatisur ndërkohë duket se disa dokumente në tavolinë janë lënë nga mbledhja e fundit.
Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.
tensionet në veri të kosovës dorehiqet lista serbe
Bota
7 Nëntor 2022, 11:54
I.A
Policia e Kosoves
KOSOVË- Situata duket e qetë pranë pikëkalimit kufitar në Jarinjë, në veri të vendit. Gazeta Expr...
Bota
7 Nëntor 2022, 11:04
I.A
Aleksander Vuçiç dhe Albin Kurti
SERBI- Gazeta opozitare serbe, Nova.rs, ka treguar tre skenarë të mundshëm p&eum...
Bota
7 Nëntor 2022, 11:04
I.A
Mediat e huaja
KOSOVË- Tensionet e ditëve të fundit në veri të Kosovës janë pasqyruar dhe në mediat botë...
Bota
7 Nëntor 2022, 11:22
e.k
Donald Trump
SHBA- Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump zhvilluan tubimet e tyre ndërsa fushata për zgjedhjet p&eu...
Bota
7 Nëntor 2022, 11:07
e.k
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka alarmuar liderët botërorë pasi në një bisedë me homologun francez Emann...
Bota
7 Nëntor 2022, 10:55
f.g
Foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje shokuese është zbuluar në Greqi ku në Petralonë ka përfunduar një burrë, ba...
Bota
7 Nëntor 2022, 10:42
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se shpreson që Shtetet e Bashkuara t&eu...
Bota
7 Nëntor 2022, 10:13
e.k
Pamje nga zjarri i rënë
DUBAI- Një zjarr i madh përfshiu në orët e para të mëngjesit të ditës së sot...
Bota
7 Nëntor 2022, 09:57
e.k
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë dorëzuar mëngjesin e sotëm në Kuvendin e Koso...
Bota
7 Nëntor 2022, 09:44
Kongresi, SHBA
SHBA- Trupat ukrainase zmbrapsën forcat ruse në rajonin verilindor të Kharkivit në muajin shtator. Ishte një kund&e...