Gjermania në kaos, shkak greva në hekurudha, aeroporte dhe porte
27 Mars, 11:10
Transporti “paralizohet”...
Bota
VIDEO/ Publikohen pamjet e sulmit rus në Kiev! Momenti kur droni kamikaz përplaset me ndërtesën
Nga pamjet shihen dronët iranianë të cilët shpërthejne në momentin që bien në kontakt me një objekt. Një prej shpërthimeve u kap nga një kamerë amatore, ku shihet se si nga shpërthimi i fuqishëm ngrihet në qiell një dritë e shndritshme e më pas një shtullungë gjigante tymi.
17 Tetor 2022, 17:46Nga e.k
Pamje nga shpërthimet në Kiev
UKRAINË- Dhjetëra dronë të mbushur me eksplozivë goditën Kievin të hënën në mëngjes, në pikun e lëvizjeve në qytet, duke vrarë të paktën 4 persona. Ngjarja vjen vetëm një javë pas sulmeve me raketa ruse, të cilat prishën një periudhë qetësie relative që kishte përfshirë kryeqytetin e Ukrainës.
Zyrtarët lokalë thanë se sulmet janë kryer me dronë iranianë, të cilët Rusia po i përdorur prej disa javësh tashmë, për të kryer të ashtuquajturat sulme kamikaze. Ndërkohë në mediat sociale kanë qarkulluar dhe videot nga momentet e para të shpërthimeve.