LIVE UPDATES
Bota

VOA: A do të shkatërrojë lufta në Ukrainë progresin në trajtimin e emergjencës së mjedisit?

Përparimi në trajtimin e ndryshimeve klimatike nga konferenca e vitit të kaluar në Skoci, ka marrë goditje.

3 Nëntor 2022, 15:16 Nga k.m.
VOA: A do të shkatërrojë lufta në Ukrainë progresin
Foto ilustruese

Në prag të takimit të javës së ardhshme mbi ndryshimet mjedisore “COP27” që do të zhvillohet në Egjipt, ka shqetësime se agresioni rus në Ukrainë ka dëmtuar përparimin në trajtimin e problemeve të mjedisit. Por, siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, disa thonë se lufta mund të ketë ndikim pozitiv në periudhë afatgjate. Sulmi i Rusisë në Ukrainë ka nxitur tensionet gjeopolitike globale dhe ndikimi i saj nuk përfundon në fushën e betejës.

Përparimi në trajtimin e ndryshimeve klimatike nga konferenca e vitit të kaluar në Skoci, ka marrë goditje, thotë analisti Antony Froggatt.

“Një pjesë e vullnetit të mirë si krijimi i koalicioneve të mëdha dhe iniciativat dypalëshe si SHBA-ja dhe Kina që propozuan një program të ri pune për të trajtuar ndryshimet mjedisore, është zhdukur. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Rusinë. Ne shohim se Kina është tërhequr nga marrëveshja me SHBA-në si rezultat i tensioneve rreth Tajvanit. Pra, në një numër fushash, gjeopolitika nuk është aq pozitive”, thotë analisti i Institutit “Chatham House”, Antony Froggatt.

Shkencëtarët thonë se lufta në Ukrainë nuk duhet të bëjë që bota të harrojë urgjencën mjedisore.

“Ne duhet të jemi në gjendje të përballemi me kriza të shumta. E vërteta është se lufta në Ukrainë dhe problemet me furnizimin me naftë dhe gaz, kanë krijuar mundësinë për të investuar në energjinë e pastër dhe të gjelbër. Kjo është ajo që bota duhet të bëjë tani”, thotë Inger Andersen, Drejtoreshë Ekzekutive e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha javën e kaluar se lufta në Ukrainë do të përshpejtojë tranzicionin drejt energjisë së gjelbër.

“Reagimet qeveritare në mbarë botën rreth krizës energjetike, me sa po shohim, premtojnë të jenë një pikë kthese në historinë e prodhimit të energjisë. Kjo krizë me të vërtetë do të përshpejtojë tranzicionin drejt energjisë së pastër”, thotë Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.

Ky tranzicion, megjithatë duket se ka bërë një hap prapa. Shumë vende evropiane kanë rindezur termocentralet me qymyr, pasi Rusia ndaloi dërgesat e gazit.

Ka një boshllëk furnizimi afatshkurtër që duhet të plotësohet. Por, për sa kohë që nuk ka investime të mëdha në lëndët djegëse fosile, atëherë ne duhet ta bëjmë këtë lëshim. Ne shpresojmë që, në një periudhë afatmesme dhe afatgjate, të shohim një përshpejtim të dekarbonizimit si rezultat i luftës në Ukrainë”, vlerësoi më tej analisti i “Chatham House”, Antony Froggatt.

Sulmi rus ka nxitur gjithashtu një krizë ekonomike globale me inflacionin në rritje dhe recesione që po afrojnë.

“Vëmendja që udhëheqësit globalë po i kushtojnë ndryshimeve mjedisore është zvogëluar. Unë mendoj se do të rritet ndërgjegjësimi për gjendjen e vështirë ekonomike pasi shumë vende janë në prag të recesionit duke e bërë financimin më të vështirë”, tha zoti Froggatt.

Momenti politik rreth bisedimeve për mjedisin mund të ketë ngecur. Por, ka shpresë se pushtimi rus i Ukrainës do t’i shtyjë vendet t’i japin fund mbështetjes së tyre për lëndë djegëse me bazë fosile që dëmtojnë mjedisin./VOA

lufta ukraine-rusi cop27

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë