LIVE UPDATES
Bota

VOA: Agjencitë e zbulimit në SHBA të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit

Agjencitë i kërkojnë personelit të zbatimit të ligjit dhe firmave private të sigurisë që të jenë vigjilentë pasi në shumë raste të mëparshme sulmuesit që përplasën automjetet në turma, ishin të armatosur dhe vazhduan sulmet me armë ose me mjete të mprehta.

3 Janar 2025, 21:17 Nga r.ll
VOA: Agjencitë e zbulimit në SHBA të shqetësuara për
foto ilustruese

SHBA- Agjencitë amerikane të rendit dhe zbulimit janë të shqetësuar se mund të ketë sulme të tjera të ngjashme me atë të Nju Orlinsit në ditën e Vitit të Ri kur një veteran i ushtrisë amerikane drejtoi një kamion përmes turmës së njerëzve në lagjen më të famshme të qytetit.

Ata e shprehën shqetësimin në një buletin informativ të këtyre agjencive që u bë publik të premten, një ditë pasi FBI-ja arriti në përfundimin se Shamsud-Din Jabbari, një 42-vjeçar nga Teksasi, ishte "100 për qind i frymëzuar" nga grupi militant Shteti Islamik për kryerjen e sulmit që shkaktoi vdekjen e të paktën 14 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Jabbar, i cili kishte një flamur të Shtetit Islamik në kamionin që kishte marrë me qira, u vra më pas në një shkëmbim zjarri me policinë. FBI-ja, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Qendra Kombëtare e Kundër-Terrorizmit "janë të shqetësuara për sulme të mundshme të ngjashme ose hakmarrëse", thuhet në buletinin e zbulimit të publikuar nga tre agjencitë.

Persona të tjerë të prirur për sulme të tilla mund ta ndjekin këtë shembull “duke pasur parasysh lehtësinë e blerjes së automjeteve dhe të aftësive të nevojshme për të kryer një sulm", thuhej në buletinin e lëshuar për agjencitë e zbatimit të ligjit të SHBA-së.

Buletini vë në dukje se deri të enjten, Shteti Islamik nuk kishte marrë përgjegjësinë për sulmin në Nju Orlins. Por mbështetësit e grupit në internet e përshëndetën atë sulm si edhe përplasjen e një automjeti më 20 dhjetor në Gjermani, edhe pse ai incident nuk dukej se ishte i frymëzuar nga Shteti Islamik, sipas buletinit.

Përdorues të tjerë në internet i kanë përmendur këto sulme për të bërë "thirrje për dhunë kundër grupeve të caktuara, si emigrantët apo myslimanët", vazhdon buletini. Shteti Islamik ka vazhduar të promovojë propagandën e tij dhe të rekrutojë pasues në internet, pavarësisht humbjeve serioze ndaj koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA që e eliminoi “kalifatin", siç e quante ISIS-i territorin që kishte marrë nën kontroll në Siri dhe Irak në 2014.

Agjencitë i kërkojnë personelit të zbatimit të ligjit dhe firmave private të sigurisë që të jenë vigjilentë pasi në shumë raste të mëparshme sulmuesit që përplasën automjetet në turma, ishin të armatosur dhe vazhduan sulmet me armë ose me mjete të mprehta.

Incidenti i 1 janarit në lagjen e mbushur plot të Nju Orlinsit ishte sulmi i shtatë në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2001 i frymëzuar nga një organizatë e huaj ekstremiste, thuhet në buletin. Përdorimi i "mjeteve të mprehta” si thikat dhe armëve të zjarrit ka qenë më i shpeshtë në sulme të tilla, por automjetet mund të paraqesin një kërcënim në rritje, vazhdon dokumenti.

Organizatat e huaja të konsideruara si terroriste nga SHBA dhe "grupet mediatike mbështetëse" të tyre kishin publikuar video dhe postera ku bënin thirrje për sulme "gjatë festave të fundvitit në përgjithësi dhe festimeve të Vitit të Ri në mënyrë të veçantë", vuri në dukje buletini.

Më 30 dhjetor, "një njësi mediatike pro-ISIS-it" inkurajoi sulmet kundër festimeve të Vitit të Ri në SHBA dhe vendeve të koalicionit duke "postuar video që përmendnin sulmet e kaluara të ISIS-it dhe duke udhëzuar mbështetësit të nxisin më tej dhunën", thonë agjencitë amerikane.

Administrata e Presidentit Joe Biden po mban të informuar Presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe ekipin e tij të tranzicionit për hetimet në sulmin në New Orleans dhe një shpërthim po atë ditë para hotelit Trump në Las Vegas, tha një burim i njohur me komunikimet./VOA

sulmi ne nju orlins agjencite e zbulimit ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj