LIVE UPDATES
Bota

VOA: Ish presidenti Trump shfrytëzon paditë për të fuqizuar fushatën e tij

Për shumë amerikanë duket se nuk ka një qëndrim të mesëm për ish presidentin Donald Trump. Ata ose e duan, ose e urrejnë atë. Ish-presidenti i ka shfrytëzuar paditë federale kundër tij për të fituar mbështetje në fushatën zgjedhore, duke pretenduar se akuzat janë të motivuara politikisht.

2 Gusht 2023, 19:54 Nga I.A
VOA: Ish presidenti Trump shfrytëzon paditë për të fuqizuar
Trump

SHBA- Pavarësisht akuzave kundër tij, ish-presidenti Donald Trump, vazhdon të sfidojë pritshmëritë, ndërsa kryeson listën e kandidatëve të tjerë që synojnë emërimin nga Partia Republikane, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, i hedh një vështrim rrugës së paprecedentë të ish presidentit për t’u rikthyer në pushtet, ndërsa të martën ai u padit sërish me akuzë penale nën dyshimet se ka bërë përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Për shumë amerikanë duket se nuk ka një qëndrim të mesëm për ish presidentin Donald Trump. Ata ose e duan, ose e urrejnë atë. Ish-presidenti i ka shfrytëzuar paditë federale kundër tij për të fituar mbështetje në fushatën zgjedhore, duke pretenduar se akuzat janë të motivuara politikisht.

“Këto janë aktakuza qesharake dhe gjithçka që ata po bëjnë është një ndërhyrje masive në zgjedhje. Këtë po bëjnë. Ata duan të dëmtojnë kandidatin kryesor”, thotë ish-presidenti Trump.

Pas çdo aktakuzë të re, përkrahja për të mes votuesve republikanë është shtuar dhe ai kryeson me një epërsi dyshifrore në garën brenda Partisë Republikane. Shumë nga rivalët e tij, përfshirë edhe Guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, thonë se janë dakord me të. Të njejtën mbështetje jep edhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve.

“Ata përndjekin këdo që kandidon kundër presidentit Biden. Siç duket sa më mirë të dalësh në sondazhe, ka më shumë gjasa të akuzohesh”, thotë Kevin McCarthy, ligjvenës republikan, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.
Të tjerët e drejtojnë zemërimin e tyre ndaj prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili drejton hetimet për aktakuzat e së martës.

“Ajo që po bën prokurori Jack Smith, është shfrytëzimi i qeverisë dhe Departamentit të Drejtësisë si armë kundër presidentit Trump në një gënjeshtër të plotë për të dhe 6 janarin", thotë Marjorie Taylor Greene, ligjvënëse republikane.

Kjo mbështetje, sipas profesorit të historisë në Universitetin e Teksasit, Jeremi Suri, mund të jetë në interesin e vet kandidatëve kundërshtarë të zotit Trump.

“Mbështetja që zoti Trump po merr nga kandidatët dhe zyrtarët e tjerë republikanë vjen nga fakti se sistemi i zgjedhjeve brenda partisë nuk është fort i drejtë. Ai favorizon një grup të vogël republikanësh, që dalin për të votuar në zgjedhjet paraprake, por që nuk përfaqësojnë gjithë partinë. Gjithsesi është vota e tyre që përcakton kandidatin fitues të partisë për zgjedhjet presidenciale”, thotë Jeremi Suri, profesor në Universitetin e Teksasit.
Shtëpia e Bardhë ka thënë vazhdimisht se nuk ka asnjë rol në problemet ligjore të ish presidentit Trump.
Ndërsa kjo situatë mund të mos jetë faji i presidentit Biden, kjo megjithatë përbën një problem. Profesor Suri thotë se presidenti duhet të bëjë tre gjëra: E para, të mbrojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Së dyti, të sigurohet që sistemi i drejtësisë të bëjë punën e tij. Dhe e treta, sipas Profesor Surit është që:
“Presidenti Biden duhet të edukojë publikun për këtë çështje”.

Presidenti Biden ka pak më shumë se një vit për ta bërë këtë përpara se amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë