LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pritje të gjata për dokumentet me emrin e ri të shtetit

Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar më 17 korrik 2018, midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që i dha fund mospajtimeve të kahmotshme mes dy shteteve.

2 Gusht 2023, 19:10 Nga I.A
Analiza e REL: Pritje të gjata për dokumentet me emrin e ri të
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- “Ju lutem prisni! Të gjithë operatorët janë të zënë”. Kjo është porosia që mori ekipi i Radios Evropa e Lirë pas dhjetëra përpjekjesh për të caktuar termin për ndryshimin e dokumenteve personale – letërnjoftimin, pasaportën, patentë-shoferin – me emrin e ri të shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Termin të lirë për nxjerrjen e këtyre dokumenteve do të ketë vetëm pas gjysmës së muajit tetor. Të gjithë shtetasit maqedonas duhet të ndryshojnë dokumentet personale deri më 13 shkurt të vitit 2024. Pas kësaj date, dokumentet aktuale – pra ato me emërtimin Republika e Maqedonisë – nuk do të jenë të vlefshme, pavarësisht nëse ende kanë afat.

Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar më 17 korrik 2018, midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që i dha fund mospajtimeve të kahmotshme mes dy shteteve.

“Dokumentet që përmbajnë emrin e shtetit ‘Republika e Maqedonisë’ do të jenë të pavlefshme pavarësisht nëse nuk u ka skaduar afati i përdorimit”, bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Nga ky institucion thanë se kjo vlen edhe për pasaportat dhe rrjedhimisht pas 13 shkurtit, shtetasit maqedonas nuk do të mund të udhëtojnë jashtë vendit, nëse pasaporta e tyre ende ka emërimin “Republika e Maqedonisë”.

Qytetarët janë ankuar se procesi i ndërrimit të dokumenteve personale po ua rrit shpenzimet. Disa prej tyre kanë shprehur indinjatë se pse duhet të ndryshojnë këto dokumente, edhe pse ato janë ende të vlefshme.

Çmimi i nxjerrjes së pasaportës së re për personat deri në 27 vjeç është 1.500 denarë (24 euro), ndërkaq mbi 27 vjeç është 2.000 (32 euro). Për letërnjoftim, qytetarët duhet të paguajnë 310 denarë (5 euro), ndërkaq për patentë-shofer, çmimi është 390 denarë (6 euro).

Në bazë të këtyre çmimeve, nxjerrja e të gjitha këtyre dokumenteve për një person kushton 43 euro. Ndërkaq, për një familje katëranëtarëshe, sigurimi i këtyre dokumenteve kushton 173 euro, apo 50 për qind e vlerës së pagës minimale në shtet.

Krahas çmimeve, që nga qytetarët po konsiderohen të larta, problem është shndërruar edhe sigurimi i terminëve për nxjerrjen e këtyre dokumenteve, me ç’rast janë shkaktuar radhë të gjata para sporteleve në institucionet ku lëshohen ato.

“Ka shumë njerëz. Po presim me orë të tëra në këto temperatura të larta. Për termin jam lajmëruar mbi një muaj e gjysmë më parë dhe sot kur duhet të fotografohem dhe të dorëzoj kërkesën po pres kaq gjatë. Diçka nuk po funksionon”, tha për Radion Evropa e Lirë Enver Kastrati, që po priste për të nxjerrë pasaportën e re.

Marija Borozan ankohet se nuk po respektohet koha e terminëve të caktuar paraprakisht.

“Unë në moshën 70-vjeçare vi këtu dhe maltretohem. Kjo është arsyeja pse të rinjtë ikin në shtetet e huaja sepse shteti ynë nuk është në shërbim të qytetarëve”, thotë ajo.

Për Ace Stojanovskin është e pakuptimtë që në një shtet me 2 milionë banorë të krijohet kaos në sistemin e lëshimit të dokumenteve të reja personale.

“Është e çuditshme se pse krijohet aq kallaballëk në një shtet me 2 milionë banorë. Kjo tregon se diçka nuk është në rregull me menaxhimin e administratës”, thotë ai.

Kreu i Sindikatës së pavarur të policisë maqedonase, Goce Dellcev Todev, thotë për Radion Evropa e Lirë se në dekadën e fundit gjatë verës zakonisht ka mbingarkesë në sektorin që lëshon dokumente personale.

Ai thotë se ndryshimi i dokumenteve e ka rënduar edhe më shumë sistemin.

“Ministria e Shoqërisë Informative dhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet me urgjencë të gjejnë një zgjidhje për të eliminuar pritjet e gjata para sporteleve. Ne të punësuarit përballemi çdo ditë me kaos të tillë. Kjo e rëndon punën tonë, por njëkohësisht qytetarët me pa të drejtë maltrohen me orë të tëra”, thotë ai.

Më 2019, shteti ndryshoi Kushtetutën, ku u përfshi ndryshimi i emrit nga Republika e Maqedonisë në atë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Por, edhe pas këtyre ndryshimeve, autoritetet shtetërore vazhduan të lëshonin dokumente me emrin e vjetër të shtetit.

Prandaj, shumë dokumente që posedojnë qytetarët kanë afat, por të njëjtat duhet që të ndërrohen. Autoritetet maqedonase janë arsyetuar se qytetarët kanë qenë të njoftuar me kohë se duhet të ndërrojnë dokumentet e tyre dhe për të menaxhuar fluksin e madh të qytetarëve, janë formuar edhe ekipe plotësuese që punojnë në sportele edhe gjatë festave shtetërore dhe fundjavave.

Marrë nga REL

republika e maqedonisë

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën