LIVE UPDATES
Bota

VOA: Javë e rëndësishme për presidentin Biden mes thirrjeve për t’u tërhequr nga gara

Pas paraqitjes së tij të dobët në debatin e fundit, presidenti është shfaqur edhe më këmbëngulës në vendosmërinë e tij për të qëndruar në garën presidenciale.

8 Korrik 2024, 16:08 Nga r.ll
VOA: Javë e rëndësishme për presidentin Biden mes thirrjeve
takimet e joe biden

SHBA- Kjo pritet të jetë një javë e rëndësishme për Presidentin Biden mes thirrjeve të shtuara nga zyrtarë të Partisë Demokrate për t’u tërhequr nga gara. Megjithatë, siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, zoti Biden ende gëzon mbështetjen e shumë demokratëve edhe pse ata i pranojnë shqetësimet për gjendjen e tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u takua të dielën me një numër përkrahësish të tij gjatë një shërbese fetare në Filadelfia. Ai foli mbi arritjet e tij, edhe pse shqetësimet për moshën dhe aftësinë e tij për të udhëhequr vazhdojnë të shtohen.

Pas paraqitjes së tij të dobët në debatin e fundit, presidenti është shfaqur edhe më këmbëngulës në vendosmërinë e tij për të qëndruar në garën presidenciale. Ai e bëri të qartë qëndrimin e tij gjatë intervistës ekskluzive të premten me gazetarin e ABC News, George Stephanopoulos.

“Nuk besoj se ekziston dikush tjetër që është më i kualifikuar se sa unë që të jetë president ose që të fitojë garën”, tha presidenti Joe Biden.

Zoti Biden vazhdon të gëzojë mbështetje të gjerë tek përfaqësuesit demokratë për ambicien e tij për t’u rizgjedhur, por shqetësimet në mesin e votuesve po shtohen dhe senatori demokrat Chris Murphy i pranoi këto shqetësime gjatë emisionit “State of The Union” në CNN.

“Nuk po ngrihen pikëpyetje mbi karakterin apo dinjitetin e tij, se cilat janë përparësitë e tij, apo se për çfarë lufton ai, çështja që shtrohet lidhet me moshën e tij, pra nëse ai është akoma Joe Bideni në moshë të thyer”, u shpreh senatori Murpy.

Vendimi nëse do të largohet ose jo nga gara presidenciale i takon Joe Biden-it, tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff në programin "Meet the Press" të rrjetit NBC, duke theksuar se vendimi do të ketë pasoja në zgjedhje.

“Joe Bideni do të duhet të peshojë në të mirë të vetes dhe të reputacionit të tij faktin nëse mund ta mposhtë Donald Trumpin? A është ai kandidati më i mirë për të mposhtur Donald Trumpin? Por gjithashtu duhet të marrë në konsideratë ndikimin që një vendim i tillë, ndoshta më i rëndësishmi i presidencës së tij, do të ketë për garat për në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat dhe për të ardhmen e vendit”, tha zoti Schiff.

Të shtunën, ish-Presidenti Donald Trump shkroi në rrjetin e tij ‘Truth Social’ se “I pandershmi Joe Bideni duhet të injorojë kritikët e tij të shumtë dhe të vazhdojë përpara, me vendosmëri dhe forcë, me fushatën e tij të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse”.

Ndërsa titujt kryesorë të medias janë përqëndruar tek zoti Biden, vëmendja këtë javë mund të zhvendoset tek emri i kandidatit për nën president, nëse zoti Trump e bën publik këto ditë.

“Ai mund të zgjedhë mes kandidatësh shumë të mirë. Popullit amerikan i kanë shërbyer politikat e mira si edhe mënyra e udhëheqjes. Mendoj se këto politika dhe atë udhëheqje duhet ta kthejmë përsëri në Shtëpinë e Bardhë”, tha JD Vance, senator republikan .

Vëmendja e zotit Biden do të përqëndrohet tek takimi i nivelit të lartë të NATO-s, që nis të martën në Uashington, ku ai është mikpritësi. Ndërsa zoti Trump pritet që këtë javë të zhvillojë takime zgjedhore në qyetin Doral në Florida dhe në Butler të Pensilvanisë./voa

joe biden zgjedhjet e presidenciale ne shba

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit