LIVE UPDATES
Bota

VOA: Për të mbijetuarit e Holokaustit, masakra e 7 tetorit ngjall kujtime të zymta

Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, Zvi Solow ishte një pesë vjeçar në Varshavë. Së bashku me familjen e tij, ai iku në Itali, Greqi dhe Australia dhe përfundimisht gjeti strehim në vitin 1959 në vendbanimin Nirim në kufi me Gazën.

27 Janar 2024, 19:19 Nga Linda Gradstein
VOA: Për të mbijetuarit e Holokaustit, masakra e 7 tetorit ngjall
I mbijetuar i Holokaustit

SHBA- Sot bota shënon Ditën Përkujtimore të Holokaustit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e shënoi ditën me anë të një deklarate ku shprehet se sot dhe çdo ditë bota mban zi për gjashtë milionë hebrenjtë dhe pjesëtarë të grupeve të tjera të diskriminuara, që u vranë gjatë Holokaustit nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Ai shpreh shqetësimin për rritjen e antisemitizmit dhe thotë se Shtetet e Bashkuara rikonfirmojnë angazhimin për të luftuar kundër mohimit dhe shtrembërimit të së vërtetës së Holokaustit, duke folur hapur dhe duke ngritur zërin kundër urrejtjes në të gjitha format e saj, përfshirë antisemitizmin dhe çdo lloj intolerance. Ndërkohë në Izrael shumë njerëz po e krahasojnë gjenocidin gjatë Holokaustit me masakrën e 7 tetorit të kryer nga grupi militant Hamas. Disa nga të prekurit e 7 tetorit janë të mbijetuar të Holokaustit.

Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, Zvi Solow ishte një pesë vjeçar në Varshavë. Së bashku me familjen e tij, ai iku në Itali, Greqi dhe Australia dhe përfundimisht gjeti strehim në vitin 1959 në vendbanimin Nirim në kufi me Gazën. Militantët e Hamasit sulmuan vendbanimin Nirim më 7 tetor, gjatë sulmit terrorist ndaj Izraelit që shkaktoi 1,200 të vdekur, përfshirë edhe pesë viktima nga Nirimi. Hamasi rrëmbeu edhe 240 pengje, përfshirë fqinjët e zotit Solow.

“U zgjuam në orën 6:30 të mëngjesit, kishte të shtëna jashtë. Dëgjuan njerëz që po flisnin, po thërrisnin në arabisht, që po vraponin nga shtëpia në shtëpi. Mbyllëm derën dhe pritëm që ushtria të vinte të na lironte. Por atyre iu deshën shtatë orë.”

89-vjeçari Solow thotë se për të është e dhimbshme që është detyruar të braktisë shtëpinë e tij, ku ka jetuar për gati shtatë dekada dhe nuk është i sigurtë, se kur do të jetë në gjendje të kthehet aty. Ai thotë se kjo përvojë e hidhur i riktheu kujtimet e fëmijërisë, kur detyrohej t’u ikte nazistëve, duke u bërë refugjat pa shtëpi për shumë vite. E mbijetuara polake e Holokaustit Sarah Jackson thotë se detyrimi për t’u evakuuar nga vendbanimi Sa’ad, ku kishte jetuar për gjashtë dekada, po ashtu i ngjalli asaj kujtimet e fëmijërisë si refugjate. Gjatë sulmit të 7 tetorit, zonja Jackson u fsheh me orë të tëra në dhomën e sigurisë brenda shtëpisë së saj, bashkë me gjashtë të rinj që kishin ikur nga masakra në festivalin e muzikës Nova. Disa prej tyre e vizituan së fundmi për ta falenderuar.

“Ata njerëz të dashur erdhën në shtëpinë time. Nuk më kujtohet nëse kërkuan leje. Shkuan te porta, e mbyllën portën. Në qoshe të dhomës kam një kolltuk shumë të madh dhe ata e vendosën kolltukun te dera. Dhe të gjithë u futëm në dhomën e sigurisë.”

Historianë, si Robert Rozett pranë Qendrës Përkujtimore Botërore të Holokaustit në Jerusalem, thonë se Holokausti është ende pjesë qendrore e ndërgjegjes izraelite dhe se sulmet e 7 tetorit mund të kenë nxitur një ndjenjë të traumës kolektive.

“Ato që ndodhën me 7 tetor, si përvoja e njerëzve që qëndruan të ngujuar me orë të tëra në dhoma sigurie, u kujtuan njerëzve atë që kishte ndodhur në getot ku i mblidhnin, gjatë periudhës së Holokaustit.”

Militantët e Hamasit qëlluan dhe plagosën rëndë të riun Tomer Zadik, i cili ishte në festivalin e muzikës Nova dhe po provonte t’u ikte. Stërgjyshi i tij, Jacobi, mbijetoi Holokaustin duke u hedhur nga treni që ishte rrugës për në Auschwitz.

“Tetëdhjetë vjet më pas, ne kemi shtetin tonë dhe stërnipi i Jacobit, në shtetin të cilin Jacobi ka punuar për të krijuar që diçka e tillë të mos ndodh më kurrë, e gjeti veten duke u fshehur në pyll me orë të tëra, pasi ishte qëlluar, duke luftuar për jetën e tij dhe në pritje për ta shpëtuar. Mendoj se kjo ngjajshmëri e tmerrshme ndërmjet përjetimit tim dhe përjetimit të stërgjyshit tim tregon qartë se çfarë ndodhi më 7 tetor.” Traumën e 7 tetorit, si traumën e Holokaustit, izraelitët do t’ua përcjellin gjeneratave të ardhshme./ VOA

holokausti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj