LIVE UPDATES
Bota

VOA: Prodhimi i kriptomonedhave dhe dëmi ndaj mjedisit

Këta kompjuterë janë krijuar për të punuar sa më shpejt të jetë e mundur: detyra e tyre është e dyfishtë të hamendësojnë një kod të gjatë alfanumerik dhe më pas të prodhojnë një kriptomonedhë, ‘bitcoin’ si dhe të verifikojnë të saktësinë e transaksioneve të reja.

7 Gusht 2022, 17:23 Nga I.A
VOA: Prodhimi i kriptomonedhave dhe dëmi ndaj mjedisit
Bitcoin

SHBA- Kompjuterat që prodhojnë kriptomonedha përdorin një sasi të madhe energjie dhe ndërsa industria po rritet me shpejtësi, po ashtu po rriten edhe shqetësimet për ndikimin e saj në mjedis. “Ethereum”, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, ka njoftuar se këtë vit do të heqë kompjuterat që harxhojnë shumë energji. Por, disa kritikë thonë se kjo mënyrë rrezikon sigurinë e transaksioneve.

Këta kompjuterë janë krijuar për të punuar sa më shpejt të jetë e mundur: detyra e tyre është e dyfishtë të hamendësojnë një kod të gjatë alfanumerik dhe më pas të prodhojnë një kriptomonedhë, ‘bitcoin’ si dhe të verifikojnë të saktësinë e transaksioneve të reja.

Kur të përfundojë së ndërtuari, kjo bazë për prodhimin e kriptomonedhave në Rockdale të Teksasit do të përdorë 700 megavat energji elektrike, sasi e mjaftueshme për një qytet të vogël në SHBA. Vitin e kaluar, Kina i ndaloi kriptomonedhat dhe një prej arsyeve ishte se prodhimi i tyre pengonte përpjekjet për të ulur emetimet e karbonit.

Shtetet e Bashkuara tani janë vendi kryesor në botë për prodhimin e kriptomonedhave dhe ligjvënësit po peshojnë rritjen ekonomike që premtojnë këto biznese kundrejt shqetësimeve se energjia e shfrytëzuar nga prodhuesit e kriptomonedhave po kërcënon mjedisin.

“Ne nuk mund t'i rikthejmë në përdorim termocentralet me lëndë djegëse fosile ose të vonojmë heqjen nga përdorimi të disa prej termocentraleve më të vjetër dhe më pak efikasë për të siguruar energjinë e mjaftueshme për prodhimin e kriptomonedhave”, tha përfaqësuesi demokrat në Komisionin e Kongresit amerikan për Energji dhe Tregti, Frank Pallone.

Ky termocentral me qymyr në shtetin e Nju Jorkut ishte hequr nga përdorimi, mirëpo një kompani që prodhon kriptomonedha e bleu atë dhe e ktheu në funksion duke djegur gaz natyror.

Si reagim ndaj kësaj legjislatura e Shtetit të Nju Jorkut ka miratuar një projekt-ligj për të ndaluar për dy vjet komplekset e kriptomonedhave që përdorin lëndë djegëse fosile.

“Kjo mund të bëhet, vetem duhet bërë ashtu siç duhet”, tha senatorja e asamblesë së Nju Jorkut, Liz Krueger.

Në Teksas, një shtet me burime të shumta energjitike dhe me më pak rregulla, prodhuesit e kriptomonedhave kanë pasur një pritje më të ngrohtë.

“Unë dua që Teksasi të bëhet oazi në planetin Tokë për kriptomonedha”, tha senatori republikan nga shteti i Teksasit, Ted Cruz.

Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në Teksas ende prodhohet nga lëndët djegëse fosile.

Por, a është e mundur të prodhosh kriptomonedha pa kompjutera që harxhojnë energji pafund? Disa thonë se kjo është e mundur, por siguria e transaksioneve, sipas ekspertëve do të ishte më e vogël.

“Ethereum”, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, ka njoftuar se këtë vit do të heqë nga funksionimi kompjuterat që harxhojnë shumë energji. Por, disa kritikë thonë se mënyra e prodhimit të kriptomonedhave, me më pak harxhim të energjisë, mund të krijojë monopol dhe përmes manipulimit, përfitimet mund edhe të vidhen. Ndërsa qeveritë e botës po mundohen të kuptojnë dhe të krijojnë rregulla për të, industria e kriptomonedhave që po rritet me shpejtësi po vazhdon të ndryshojë.

Marrë nga VOA

frank pallone liz krueger

Sondazh

Poll
Bota 7 Gusht 2022, 16:08 k.m.

Talibanët shtypin mediat afgane me dekret

Lynne O'Donnell Kur korrespondentja për Afganistanin, Lynne O'Donnell, u rikthye në Kabul për të raportuar pas pothuajse një viti...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen