LIVE UPDATES
Bota

VOA: Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?

Hungaria gjithashtu po përpiqet të forcojë lidhjet me Pekinin, çka bie ndesh me përpjekjet e Perëndimit për uljen e varësisë nga Kina. Analistët thonë se udhëheqësi i Hungarisë po përpiqet të shfrytëzojë tensionet globale. Tubacioni Druzhba ose 'Miqësia' transporton naftën ruse në rafineritë hungareze në periferi të Budapestit

26 Shkurt 2024, 17:15 Nga S.N
VOA: Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Viktor Orban

HUNGARI- Ndërsa shumë vende perëndimore kanë ndërprerë lidhjet ekonomike me Rusinë pas agresionit të saj ndaj Ukrainës, Hungaria vazhdon të blejë naftë dhe gaz rus, në vlerë prej miliarda dollarësh. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, njofton nga Budapesti se Hungaria gjithashtu po përpiqet të forcojë lidhjet me Pekinin, çka bie ndesh me përpjekjet e Perëndimit për uljen e varësisë nga Kina. Analistët thonë se udhëheqësi i Hungarisë po përpiqet të shfrytëzojë tensionet globale.

Tubacioni Druzhba ose 'Miqësia' transporton naftën ruse në rafineritë hungareze në periferi të Budapestit. Bashkimi Evropian e ndaloi importin e naftës ruse pasi Moska sulmoi Kievin.

Por Hungaria kërkoi të bëheshin përjashtime për të, me pretendimin se nuk mund të gjente burime të tjera energjetike dhe tani është klienti më i madh i naftës ruse në Evropë, duke blerë naftë me vlerë prej 343 milionë dollarësh vetëm në janar. Gjithashtu, Rusia po ndërton një central bërthamor në Hungari. Kievi thotë se Rusia i shpenzon të ardhurat nga energjia për të prodhuar armë për të vrarë ukrainasit. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i hedh poshtë thirrjet për ndërprerjen e lidhjeve ekonomike me Moskën.

“Strategjia e Brukselit për Ukrainën ka dështuar në mënyrë spektakolare. Jo vetëm në fushën e betejës, ku situata është katastrofike, por edhe në politikën ndërkombëtare”. Zoti Orban i ka kritikuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ka bllokuar ndihmën evropiane për Ukrainën dhe ka vonuar ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ai e ka larguar Hungarinë nga Evropa, thotë për Zërin e Amerikës analist Peter Kreko.

“Askush nuk ka shkuar deri në pikën e shkatërrimit të institucioneve demokratike, duke u kthyer kundër Perëndimit dhe kultivuar marrëdhënie me Rusinë dhe Kinën”.Kina po financon 3.8 miliardë dollarë për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtësisë së lartë nga Budapesti për në Beograd, projekt i rëndësishëm i nismën së Pekinit “Një Brez një Rrugë”. Në vitin 2022 Hungaria ishte ndër përfituesit më të mëdhenj në botë të investimeve kineze.

“Ka rregullore të hartuara në mënyrë arbitrare dhe të miratuara me shpejtësi nga parlamenti, për të parandaluar çdo mbikëqyrje të investimeve ruse në centralin bërthamor ose investimeve kineze në hekurudhën që lidh Beogradin me Budapestin”, thotë për Zërin e Amerikës Miklos Ligeri, nga organizata Transparency International në Hungari.

Qeveria hungareze i hedh poshtë pretendimet për korrupsion me argumentin se detajet e investimeve janë mbajtur sekret për të siguruar hua kineze. Analisti Kreko thotë se marrëdhëniet e afërta të Hungarisë me Moskën dhe Pekinin bazohen tek situata gjeopolitike.

“Ndërsa shfaqet një konflikt i ri i llojit të Luftës së Ftohtë midis Kinës dhe Perëndimit, zoti Orban dëshiron të luajë rol lidhës mes tyre. Po ashtu, po përhapet nocioni se rendi liberal demokratik perëndimor po shkon drejt shembjes dhe kërkohen modele të reja, si ato në Rusi apo Kinë”.

Është një kthesë e fortë për Hungarinë e cila rrëzoi komunizmin dhe u bë anëtare e Bashkimit Evropian. Një monument shënon kryengritjen e vitit 1956 kundër sundimit sovjetik, i cili u shtyp brutalisht nga Moska. Hungaria e rrëzoi perden e hekurt të komunizmit në vitin 1989, por tani ka shqetësime për demokracinë në vend dhe fuqinë e ndikimit të Rusisë.

Marrë nga VOA

viktor orban rusi kine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet