LIVE UPDATES
Bota

VOA:Zgjedhjet në Serbi, përcaktuese për trajektoren e vendit

Sipas treguesve demokratikë, Serbia ka kohë që, përkundër orientimit të deklaruar pro-evropian, vazhdon të rrëshqasë gjithnjë e më shumë drejt autokracisë me pozicionim kundër Perëndimit.

15 Dhjetor 2023, 20:54 Nga h.k
VOA:Zgjedhjet në Serbi, përcaktuese për trajektoren e vendit
Foto ilustruese

SERBI-Këtë fundjavë votuesit në Serbi, për herë të tretë brenda katër viteve do t’u drejtohen kutive te votimit. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare u nxit nga protestat e qytetareve të zemëruar me reagimin e qeverisë ndaj dy sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura, njëri prej tyre në një nga shkollat e kryeqytetit ku mbeten te vdekur 19 nxënës. Presidenti Vuçiç, ish ministër i Sllobodan Millosheviqit, i veshur me petkun e reformuesit, synon të konsolidojë edhe më tej kontrollin e tij mbi shtetin serb.

“Për fitoren triumfuese të 17 dhjetorit! Për një fitore më bindëse se ndonjëherë më parë! Na duhen të fitojmë mbi 50 për qind të votave, më shumë se të gjithë ata së bashku. T’i mposhtim që Serbia të ketë të ardhme! Këto janë katër vitet më të rëndësishme për të ardhmen tonë!,” deklaroi zoti Vuçiç gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas treguesve demokratikë, Serbia ka kohë që, përkundër orientimit të deklaruar pro-evropian, vazhdon të rrëshqasë gjithnjë e më shumë drejt autokracisë me pozicionim kundër Perëndimit.

Përballë tij, si konkurrenca më serioze politike është një opozitë e larmishme, e bashkuar për zgjedhjet nën parullën “Serbia kundër Dhunës”, e lindur nga protestat

“(Pres) që të gjitha partitë opozitare, apo të gjitha partitë që mbështeten nga ata që besojnë fuqimisht se kjo qeveri duhet të zëvendësohet – të formojnë qeverinë e re, e cila do të angazhohet për de-kriminalizimin e shtetit, korrupsionin, krimin, të çlirojë mediat dhe ta bëjë gati vendin për zgjedhje të reja... për të përcaktuar rrugën e këtij shteti,” sipas udhëheqësit të opozitës Dragan Gjilas.

Zgjedhjet e fundjavës po zhvillohen në një atmosferë të tensionuar, pas një fushate që vëzhguesit evropianë e kanë vlerësuar si të të pashembullt për nga niveli i negativitetit dhe frikës, përfshi edhe shantazhin e kandidatëve opozitarë.

Një delegacion vëzhgues i Asamblesë Parlamentare, që qëndroi në Serbi për të vlerësuar mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore tha se u alarmua “nga retorika nxitëse, gjuha e urrejtjes dhe trysnia që po përdoret kundër figurave të opozitës, gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile.”

“Ata që janë kundër qeverisë do të zgjedhin ndryshimin politik që është shumë i nevojshëm pas dhjetë vitesh të pushtetit absolut të Presidentit Vuçiç dhe partisë së tij. Ata që do të votojnë për qeverinë, votojnë për status quon për arsye të ndryshme – disa sepse nuk mendojnë që alternativat (politike) janë më të mira. Disa sepse janë të shantazhuar,” sipas zotit Srdjan Cvijiç pranë Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë.

Por, sipas zotit Cvijic ndryshimin në këto zgjedhje mund ta bëjë “shumica e heshtur” e cila përkundër pakënaqësive me inflacionin dhe korrupsionin shpesh nuk ka dalë në zgjedhje, por tani është zgjuar nga ndjenja e pasigurisë dhe një klimë e përgjithshme e dhunshme në Serbi.

Megjithatë, një anketë të realizuar së fundi nga grupi hulumtues “Mendimi i ri politik serb” e publikuar në mes të muajit nëntor, tregon për një përkrahje prej 39.2% për grupimin politik të udhëhequr nga Presidenti Vuçiç, nën sloganin “Serbia nuk guxon të ndalet!”. Pas tij radhitet opozita “Serbia kundër dhunës” me 25.8 për qind. Pjesa tjetër e përkrahjes shkon tek partitë e djathta pro-ruse apo atyre ta afërta me Presidentin Vuçiç, si socialistët.

Sipas zotit David Kanin, profesor i studimeve evropiane në Universitetin John Hopkins dhe ish analist i lartë i Agjencisë amerikane të Zbulimit, çështja kryesore në këto zgjedhje është nëse opozita do të arrijë ta sfidojë pushtetin e zotit Vuçiç.

“Është shumë e qartë se Presidenti Vuçiç po i trajton këto zgjedhje shumë më seriozisht se zgjedhjet e kaluara. Por, çështja ështe se a do të mundet opozita pro-perëndimore… të fitojë mjaft (përkrahje), në veçanti në Beograd, po edhe në pjesët tjera të vendit për të paraqitur një sfidë serioz për zotin Vuçiç,” thotë zoti Kanin.

Nën Presidentin Vuçiç gjatë dekadës së fundit, Serbia është shndërruar në një vend ku partia në pushtet kontrollon çdo aspekt të shtetit, ku retorika e ndërhyrjet ndaj fqinjëve kanë rikthyer pasigurinë e ku historia për luftërat në Ballkan i është nënshtruar revizionizmit dhe glorifikimit.

Por në aspektin ekonomik dhe gjeopolitik, Serbia ka përfituar nga aleancat e saj, si me Shtetet e Bashkuara e Bashkimin Evropian ashtu edhe me Rusinë e Kinën, si rrallë ndonjë vend tjetër. I një orientimi të ngjashëm mbetet edhe publiku në Serbi; vetëm 38.8 për qind mbështesin anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe mbi 63 për qind mbështesin përafrimin e Serbisë me Rusinë, Kinën dhe shtete tjera anëtare të BRICS-it. Si vendi i vetëm në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka vazhduar të thellojë bashkëpunimin me Kinën, një pozitë e tillë nuk i ka dëmtuar raportet e Presidentit Vuçiç me Perëndimin, që synon të ruajë stabilitetin në Ballkanin e tensionuar ndërkohë që shpreson të tërheqë Serbinë në orbitën e tij.

“Nëse opozita pro-perëndimore del mirë në zgjedhje, atëherë do të ketë më shumë zë në diskutimet rreth politikës së jashtme dhe ato të sigurisë. Presidenti Vuçiç do të vazhdojë me politikën e tij duke baraspeshuar të gjitha palët, gjë që e ndjekur me sukses. Pavarësisht se çfarë mendojmë për politikat e tij, ai ka qenë i suksesshëm në raport me marrëdhëniet me Perëndimin, Rusinë, Kinën dhe Turqinë,” thotë ish analisti i CIA Kanin.

Për zotin Cvijic zgjedhjet e së dielës nuk kanë fare të bëjnë me përcaktimin ideologjik të saj.

“Bashkimi Evropian nuk është aspak në agjendë në këto zgjedhje, sikur nuk ishte as në zgjedhjet e kaluara. Kjo për shkak se një pjesë e madhe e opozitës së orientuar pro-Evropës është zhgënjyer me BE-në, pasi e sheh atë si përkrahëse të regjimit të Presidentit Vuçiç. A qëndron ky pretendim apo jo, është çështje tjetër. Pothuajse përditë në mediat e afërta me qeverinë ka doza propagande anti-perëndimore dhe kjo ka kontribuuar në ndjenjat kundër BE-së në vend... Por BE-ja ende është sinonim stabiliteti dhe përparimi ekonomik për një pjesë të madhe të njerëzve dhe nuk pres largim nga BE-ja të ndonjë prej grupeve politike, sepse kjo do të ishte vetëvrasje politike,” thotë ai.

Me gjithë dallimet, gara politike, ka një emërues të përbashkët – refuzimin e klasës politike në Serbi të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Gjatë fushatës, Presidenti Vuçiç aludoi në një moment më të volitshëm gjeopolitik që do t’i mundësojë Serbisë të rimarrë Kosovën. Sipas tij, zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë mund të nisin ndryshime gjeopolitik, që sipas tij do të kthehnin Serbinë në Kosovë.

“Nuk kam dyshim që do të jemi në pozitë jo të lehtë dhe të parehatshme, patjetër. Por a mendoj se mund të durojmë dhe ta ruajmë Serbinë – dhe kur them ta ruajmë Serbinë, mendoj edhe për Kosovën e Metohinë në Serbi, mendoj se mundemi pavarësisht se sa vështirë do të jetë,” deklaroi zoti Vuçiç gjatë emisionit "Cirilica" në televizionin serb TV Happy.

Figurat opozitare ishin po aq të drejtpërdrejta në refuzimin e tyre për të ndryshuar qasjen ndaj Kosovës.

Miroslav Aleksiq, bartësi i listës “Serbia kundër dhunës” tha se për koalicionin opozitar marrëveshja franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që parasheh njohjen de-facto të pavarësisë së Kosovës, është e papranueshme.

E ndonjëherë qëndrimet për Kosovën ishin krejtësisht të qarta. Në këtë video elektorale të Partisë Popullore të ish ministrit të jashtëm, Vuk Jeremiq, po rikthen ikonën kishtare që simbolizon Kosovën e rrëmbyer nga udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës.

Megjithatë analistët vlerësojnë se në raport me Kosovën, përkundër retorikës së ashpër, të gjitha partitë do të vepronin njësoj sikur zoti Vuçiç, të cilin partitë politike në Serbi e akuzojnë për tradhti, në raport me planin franko-gjerman.

“Mendoj se asnjëri prej tyre nuk është i sinqertë për këtë çështje… E kuptojnë që Serbia është e rrethuar jo vetëm nga BE-ja por edhe shtetet anëtare të NATO-s dhe të shkosh në një drejtim tjetër do të ishte çmenduri,” deklaroi zoti Cvijiç.

Analistët janë të një mendimi se nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i qasjes ndaj Kosovës edhe sikur partitë pro-perëndimore të dilnin mirë në zgjedhje.

zgjedhjet ne serbi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait