LIVE UPDATES
Bota

Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës është në BE

Gjatë një fjalimi vjetor për gjendjen e BE-së para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg, Von der Leyen tha se unioni “nuk mund t’i lërë vetëm bashkëkombësit tanë”.

13 Shtator 2023, 17:57 Nga I.A
Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës
Ursula von der Leyen

STRASBURG- Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha më 13 shtator se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e Ukrainës është në Bashkimin Evropian (BE). Gjatë një fjalimi vjetor për gjendjen e BE-së para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg, Von der Leyen tha se unioni “nuk mund t’i lërë vetëm bashkëkombësit tanë”.

“E ardhmja e Ukrainës është në unionin tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. E ardhmja e Moldavisë është në BE. Dhe, e di se sa e rëndësishme është perspektiva evropiane edhe për shumë njerëz në Gjeorgji”, deklaroi Von der Leyen.

Fjalimi për "Gjendjen në Union" është momenti më i rëndësishëm vjetor për BE-në. Është fjalimi i përgjithshëm vjetor i presidentit të Komisionit Evropian në seancën plenare të Parlamentit Evropian, dhe mbahet rregullisht në shtator. Fjalimi përfshin veprime që Komisioni Evropian synon të ndërmarrë përmes legjislacionit dhe nismave të tjera deri në fund të vitit të ardhshëm.

Von der Leyen tha se “Evropa përgjigjet ndaj thirrjeve historike. Historia na fton që të përmbyllim ndërtimin e unionit tonë. Në botën ku disa tentojnë t’i nënshtrojnë vendet një nga një, ne nuk mund t’i lëmë vetëm bashkëkombësit tanë evropianë. Në botën ku madhësia dhe pesha janë të rëndësishme, përmbyllja e unionit tonë, pa dyshim, është interes strategjikë i BE-së".

Ajo e përmendi rajonin e Ballkanit edhe kur foli për bashkëpunimin në menaxhimin e migrimit ilegal.

“Pakti për migrim i BE-së ka siguruar një baraspeshë mes të drejtave të njeriut dhe ruajtjes së kufijve, mes sovranitetit dhe solidaritetit, mes sigurisë dhe njerëzisë. Kemi bashkëpunuar ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe kemi zvogëluar valët ilegale të migrimit”, theksoi ajo.

Në gusht, edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim, gjatë Forumit Strategjik të Bledit.

Vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektivë evropiane prej vitit 2003, në një samit në Selanik. Nga ajo kohë, vetëm Kroacia nga vendet e rajonit është anëtarësuar në BE, në vitin 2013.

Negociatat për anëtarësim ka vite që i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në korrik të vitit 2022 i kanë nisur edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Bosnjë e Hercegovina e ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Kosova ka vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi (MSA) me BE-në.

Von der Leyen bëri thirrje për një vizion për zgjerimin e suksesshëm të BE-së.

“... Një union i plotësuar, ku më shumë se 500 milionë njerëz jetojnë në liri, demokraci dhe prosperitet. Një union i plotësuar ku të rinjtë mund të jetojnë dhe studiojnë në liri. Union në të cilin ka demokraci, ku gjykatat janë të pavarura, ku opozita respektohet dhe gazetarët mbrohen. Këto do të jenë themelet e unionit tonë në vendet e tashme dhe të ardhme anëtare“, tha ajo.

Ajo rikujtoi se para 20 vjetëve, kur kishte ndodhur zgjerimi i madh, e kishin quajtur këtë si “dita e mirëseardhjes“ dhe prej atëherë ato vende kanë shënuar “përparim të madh në secilin aspekt.”

Megjithatë, ajo përsëriti se Komisioni Evropian do ta ruajë gjithmonë parimin e meritave individuale në procesin e reformave gjatë procesit të zgjerimit.

Von der Leyen, po ashtu, bëri thirrje që të tejkalohen debatet e vjetra që krijojnë dilema mes reformave të brendshme dhe zgjerimit, sepse, sipas saj, është dëshmuar se këto dy gjëra mund të shkojnë paralelisht.

“Nuk mund t’i presim ndryshimet e traktateve për t’u zgjeruar. Kjo duhet të ndodhë më shpejt, duhet të gjejmë përgjigje në pyetjen se si do të funksionojë BE-ja me më shumë se 30 anëtarë“, theksoi ajo, duke rikujtuar se me 27 vende anëtare BE-ja ka dëshmuar se mund të funksionojë.

Von der Leyen përsëriti disa herë mbështetjen për Ukrainën, e cila është duke u përballur për pushtimin e jashtëligjshëm nga Rusia tash e 18 muaj.

“Do të jemi me Ukrainën deri në fund. Mbi katër milionë ukrainas kanë gjetur strehim në BE. Do të jenë të mirëpritur dhe dyert tona për ta do të jenë të hapura“, nënvizoi ajo.

Ajo tha se bashkë me anëtarët tjerë të Komisionit Evropian i kanë përmbushur mbi 90 për qind të synimeve që i kishte shprehur në fillim të mandatit në vitin 2019.

Marrë nga REL

ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri