LIVE UPDATES
Bota

Von der Leyen viziton Kievn: Vendi ku vlerat mbrohen çdo ditë

Kjo ditë nderon Deklaratën e Schumanit, të paraqitur nga ministri i Jashtëm francez, Robert Schuman, më 9 maj të vitit 1950.

9 Maj 2023, 09:38 Nga I.A
Von der Leyen viziton Kievn: Vendi ku vlerat mbrohen çdo ditë
Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, arriti në Kiev për bisedime me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Sa mirë të jem sërish në Kiev. Aty ku vlerat që i mbajmë afër, mbrohen çdo ditë”, shkroi von der Leyen në Twitter.

“Unë e mirëpres vendimin e presidentit Zelensky për ta shënuar 9 Majin - Ditën e Evropës - edhe këtu në Ukrainë”, shtoi ajo.

Vizita e von der Leyenit - e pesta që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022 - zhvillohet në ditën kur Bashkimi Evropian feston Ditën e Evropës. Kjo ditë nderon Deklaratën e Schumanit, të paraqitur nga ministri i Jashtëm francez, Robert Schuman, më 9 maj të vitit 1950.

Deklarata shihet si gur themeli i asaj që do të bëhej BE-ja e sotme, me 27 vende anëtare. Von der Leyen do të “riafirmojë mbështetjen e palëkundur të BE-së ndaj Ukrainës”, tha zëdhënësi i saj. Zyrtarja e lartë evropiane arriti në Kiev disa orë pasi Rusia lëshoi 25 raketa në Ukrainë - 15 prej të cilave kishin në shënjestër kryeqytetin.

“Gjatë dy valëve të sulmeve në Ukrainë natën e 9 majit, pushtuesit rusë lëshuan 25 raketa - 23 prej tyre u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës”, tha përmes një deklarate Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës.

Më herët, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Serhiy Popko, tha se mbrojtja ajrore e Kievit zbuloi dhe shkatërroi rreth 15 raketa mbi qytet. Popko tha se nuk ka raporte për dëme apo viktima. Sulmi në Kiev ishte i dyti brenda disa orësh, pasi një ditë më herët Rusia lëshoi 35 dronë vetëshkatërrues dhe 16 raketa. Sulmet me raketa kishin në shënjestër rajonet e Harkivit, Hersonit, Mikollajivit dhe Odesës dhe shkaktuan viktima në njerëz.

“Për fat të keq, ka civilë të vdekur dhe të plagosur, dhe ndërtesa të larta të dëmtuara, ashtu si edhe shtëpi private dhe infrastruktura të tjera”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha më herët se pesë persona u plagosën gjatë natës më 8 maj, si rezultat i një sulmi me dron, që dëmtoi ndërtesat dhe infrastrukturën. Në të njëjtën ditë, Zelensky shënoi përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, duke thënë se vendi i tij do të dalë fitimtar përballë Rusisë.

Zelensky paraqiti një projektligj në Parlament, që shënon zyrtarisht 9 Majin si Dita e Evropës në Ukrainë, ndërsa Dita e Fitores, 8 Maji, do të festohet si “ditë kujtimi dhe fitoreje mbi nazizmin”. Rusia dhe ish-republikat e tjera sovjetike e festojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore më 9 maj, ndërsa Evropa e feston atë një ditë më herët. Zelensky tha përmes një video-mesazhi se forcat ruse që pushtuan vendin e tij, do të mposhten me ndihmën e aleatëve perëndimorë, ashtu sikurse Gjermania naziste që u mund në Luftën e Dytë Botërore.

Marrë nga REL

ursula von der leyen volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët