LIVE UPDATES
Bota

Vota e të rinjve në zgjedhjet parlamentare serbe, DW: U premtohet vazhdimisht një jetë më e mirë

Dy të tretat e të rinjve serbë besojnë se zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor nuk do të jenë të drejta. Megjithatë sipas sondazheve deri në 65 për qind e të rinjve duan të votojnë.

18 Nëntor 2023, 11:32 Nga I.A
Vota e të rinjve në zgjedhjet parlamentare serbe, DW: U premtohet
Foto Ilustruese

SERBI- Rreth 150 mijë të rinj serbë kanë për herë të parë këtë vit të drejtë vote. Të rinjtë e shoqatës së nxënësve "Edhe ne i bëjmë pyetje vetes” duan të kontribuojë për të ardhmen e vendit të tyre dhe kanë përveshur mëngët për të inkurajuar sa më shumë bashkëmoshatarë të tyre të votojnë dhe ta ndjekin këtë thirrje.

"Edhe sa kohë akoma do të rrimë pa bërë pyetje? Deri kur do të vazhdojnë të shkatërrohen shkollat ​​tona? Sa dhunë akoma? Unë votoj sepse dua të jem pjesë e një ndryshimi. Dhe edhe nëse ai ndryshim nuk ndodh, unë dua të di që nuk kam kontribuar që gjithçka të mbetet ashtu siç është tani." - thotë Dorotea Vasic nga shoqata e nxënësve "Edhe ne i bëjmë pyetje vetes”.

Të rinjtë e kësaj shoqate besojnë se mosinteresimi i disa prej bashkëmoshatrëve është kryesisht për shkak të mungesës së informacionit. Kjo është arsyeja pse ata simuluan një ditë zgjedhjesh - dhe i bënë të tjerët kuriozë.

"Askush nuk na mëson se si zhvillohen zgjedhjet në të vërtetë. Dhe ndoshta disa kanë frikë se aty mund të befasohen." - thotë Dorotea Vasic.

Diskutime vetëm sipërfaqësore

Në shkollat ​​serbe procesi zgjedhor diskutohet vetëm sipërfaqësisht në lëndën Edukatë Qytetare. Përveç kësaj vetëm një e treta e nxënësve i ndjekin këto lëndë me zgjedhje. Lëndët e detyrueshme si sociologjia dhe njohuri për kushtetutën ofrohen vetëm në shkollat ​​e mesme. 

"Kjo sinjalizon se nxënësit e shkollave profesionale nuk konsiderohen fare si akademikë, por si fuqi punëtore që nuk ka nevojë për trajnime akademike. Gjë që sigurisht është shumë tragjike. Sepse të gjithë të rinjtë duhet të kenë një nivel minimal arsimimi në lëndët sociale në mënyrë që të jenë në gjendje të "bëhen qytetarë të përgjegjshëm në të ardhmen dhe të  dinë se çfarë do të thotë demokraci dhe shtet ligjor" - thotë Ksenija Nikic nga shoqata "Nismat qytetare".

Më shumë votues të rinj

Bashkimi i Shoqatave Rinore Serbe po përpiqet përmes diskutimeve me politikanë të rinj t'i njohë votuesit për herë të parë me programet e partive. Ata janë optimistë, sepse sipas sondazheve të fundit 65 për qind e të rinjve duan të votojnë. 10 për qind më shumë se vitin e kaluar. Milica Borjanic nga Bashkimi i Shoqatave Rinore Serbe thotë se "të rinjtë e kanë kuptuar që duhet të përfshihen dhe të ndërmarrin veprime. Përndryshe krijojnë hapësirë ​​për shpërdorim të pushtetit në të ardhmen. Të rinjtë janë të përfshirë më së shumti kur bëhet fjalë për nënshkrimin e peticioneve, për pjesëmarrje në anketa, protesta apo aktivitete të tjera të shoqërisë civile. Pse? Sepse ata nuk u besojnë partive dhe institucioneve politike."

Të rinjtë shpesh përshkruhen nga politikanët si "e ardhmja e vendit”. Në Serbi atyre u është premtuar vazhdimisht një jetë më e mirë. Por askush nuk e shpjegon konkretisht se çfarë do të thotë kjo dhe si duhet të përmirësohet jeta e tyre. Kjo pyetje mund të jetë vendimtare në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit.

Marrë nga VOA

dorotea vasic zgjedhjet ne serbi ksenija nikic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet