1 Mars 2023, 09:16
Nga F.M
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur për mediat serbe pas takimit që pati në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një intervistë për Radio Televizionin Serb (RTS), Vuçiç u shpreh se nuk pret që Kurti të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Duhet të mendojmë për veten dhe për të ardhmen tonë, kam frikë se pala tjetër nuk është serioze dhe po merren me gjërat e tyre ditore politike, a do të jetë pas një muaji, dy, tre, gjashtë, por një ditë dikush do të duhet të formojë Asociacionin. Kur kjo të ndodhë, atëherë na takon ne të diskutojmë tema jo të lehta dhe të vështira për ne,”- theksoi presidenti serb.
Vuçiç dhe Kurti zhvilluan një takim në Bruksel më 27 shkurt, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë, ku dhe pranuan propozimin e planit franko-gjerman, por firmosje nuk pati. Hapi i radhës është zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve. Pas takimit në Bruksel, Bashkimi Evropian tha se palët janë shprehur të gatshme të punojnë në zbatimin e propozimit. BE-ja planifikon që në mars të ftojë liderët e Kosovës dhe Serbisë në takim për të diskutuar për zbatimin e propozimit evropian.
Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.
aleksander vucic albin kurti dialogu kosove-serbi
Bota
1 Mars 2023, 09:10
I.A
Karikaturë, Putini i ofron gaz BE-së
BRUKSEL- Bashkimi Evropian nuk ka vendosur ende asnjë sanksion ndaj gazit rus. Por qëllimi i dekla...
Bota
1 Mars 2023, 09:13
DASH
KOSOVË- Departamenti amerikan i Shtetit tha se përparimi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbete...
Bota
1 Mars 2023, 09:11
Takimi
SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbës...
Bota
1 Mars 2023, 08:49
F.M
Trenat
GREQI- Shumica e personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi janë studentë. Mediat greke shkruajn&eu...
Bota
1 Mars 2023, 08:42
F.M
Pasagjeri i gjakosur
GREQI- Një nga udhëtarët që ndodhej në trenin që u aksidentua duke shkaktuar aksidentin tragjik ka rr&eu...
Bota
1 Mars 2023, 08:34
I.A
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Një sondazh i Universitetit frëngjishtfolës të Brukselit (ULB) ka zbuluar se shumica e studentëve në...
Bota
1 Mars 2023, 08:29
I.A
DASH
SHKUP- Problemi kryesor kundër terrorizmit në Maqedoninë e Veriut, në vitin 2021, ishte kthimi i luftëtarëve të hua...
Bota
1 Mars 2023, 08:19
I.A
Fotoja
ANGLI- Një fotograf mbeti i habitur kur shkrepi formën e një fytyre në një valë që pwrplasen në far. Ian Spr...
Bota
1 Mars 2023, 07:31
F.M
Trenat në Greqi
GREQI- Mediat greke kanë zbardhur itinerarin e aksidentit tragjik që ka ndodhur pak para mesnate në Greqi. Sipas raport...
Bota
1 Mars 2023, 07:14
F.M
Trenat në Greqi
GREQI- Pamjet që po shikoni vijnë nga Greqi, aty ku gjatë natës së kaluar është regjistruar një...