LIVE UPDATES
Bota

Wagner pritet të mos luftojë më në Ukrainë

Gjeneralkoloneli, Andrei Kartapolov, një ligjvënës me ndikim që kryeson komitetin e mbrojtjes të dhomës së ulët të parlamentit rus, tha se shkas për kryengritjen e së shtunës ishte mosmarrëveshja e Prigozhinit me një kërkesë nga ministria e mbrojtjes që grupi i tij mercenar të nënshkruante kontrata.

29 Qershor 2023, 16:12 Nga I.A
Wagner pritet të mos luftojë më në Ukrainë
Wagner

UKRAINË- Shefit të mercenarëve rus, Yevgeny Prigozhin, i është thënë se grupi i tij Wagner që përbëhet nga mercenarë nuk do të luftojë më në Ukrainë pasi ai refuzoi të nënshkruante kontrata për të vënë mercenarët e tij nën ndikimin e Ministrisë së Mbrojtjes, tha një ligjvënës i lartë të enjten.

Gjeneralkoloneli, Andrei Kartapolov, një ligjvënës me ndikim që kryeson komitetin e mbrojtjes të dhomës së ulët të parlamentit rus, tha se shkas për kryengritjen e së shtunës ishte mosmarrëveshja e Prigozhinit me një kërkesë nga ministria e mbrojtjes që grupi i tij mercenar të nënshkruante kontrata.

"Siç e dini, disa ditë para përpjekjes për kryengritje, ministria e mbrojtjes tha se të gjitha formacionet që kryejnë detyra luftarake duhet të nënshkruajnë kontrata me ministrinë e mbrojtjes", deklaroi Kartapolov.

"Të gjithë filluan ta zbatojnë këtë vendim... të gjithë përveç zotit Prigozhinit", tha ai.

Prigozhin tha më 11 qershor se luftëtarët e tij nuk do të nënshkruajnë asnjë kontratë me Ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke shtuar se ai nuk ishte në gjendje të menaxhonte njësitë ushtarake, raporton Reuters.

Kartapolov tha se pas refuzimit të Prigozhinit për të nënshkruar kontratat, atij i ishte thënë se mercenarët e tij nuk do të luftojnë më në Ukrainë dhe kështu nuk do të marrin para nga shteti.

Si rezultat, ligjvënësi tha se Prigozhin ka kryer tradhti për shkak të "ambicieve të tepruara", parave dhe asaj që ai e quajti "gjendje entuziazmi".

Javën e kaluar grupi privat i mercenarëve, Wagner, u rebelua dhe fillimisht u tha se nisi një marshim të trupave të tij drejt Moskës.

Prigozhin, tha se qëllimi i marshimit të trupave të tij drejt Moskës ishte për të shpëtuar kompaninë e tij dhe jo një përpjekje për të rrëzuar Qeverinë ruse. Tërheqja ndodhi pas ndërhyrjes së presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka. Sipas Kremlinit, Prigozhin ka gjetur strehim në Bjellorusinë fqinje.

Grupi Wagner – i njohur zyrtarisht si PMC Wagner - është ushtri private. Ajo është identifikuar për herë të parë më 2014, kur ka qenë duke i mbështetur forcat separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës. Atë kohë, grupi ka qenë sekret, dhe ka vepruar kryesisht në Afrikë dhe Lindje të Mesme, dhe besohet se atëbotë i ka pasur vetëm 5.000 luftëtarë – kryesisht veteranë të regjimenteve elitare të Rusisë dhe forcave speciale. Që atëherë, grupi është rritur në mënyrë të konsiderueshme.

“Wagner ka shumë mundësi që tani komandon 50.000 luftëtarë në Ukrainë dhe është bërë faktor i rëndësishëm në luftë”, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes, në janar të këtij viti.

Wagner lufton përkrah ushtrisë së rregullt ruse në luftën kundër Ukrainës. Grupi ka qenë shumë i përfshirë në kapjen e qytetit Bahmut, që gjendet në lindje të Ukrainës. Trupat ukrainase kanë thënë se numër i madh luftëtarësh janë dërguar për të luftuar në ambiente të hapura dhe për pasojë janë vrarë shumë prej tyre.

Marrë nga REL

yevgeny prigozhin wagner andrei kartapolov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet