LIVE UPDATES
Bota

Të gjitha propozimet për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Protestat që vazhdojnë, kanë kulmuar edhe në dhunë mes demonstruesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.

29 Qershor 2023, 15:07 Nga k.m.
Të gjitha propozimet për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe
Foto ilustruese

Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që të “ushtrojë presion diplomatik” për t’i dhënë fund krizës në veri të Kosovës. Ky është i fundit në një seri propozimesh për uljen e tensioneve, që u ngritën qysh në fund të majit.

Asokohe, kryetarët shqiptarë të komunave në veri - zonë e banuar me shumicë serbe - hynë në ndërtesat komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.  Protestat që vazhdojnë, kanë kulmuar edhe në dhunë mes demonstruesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.

Bashkimi Evropian prezantoi një plan për zgjidhjen e krizës, i cili përfshin tërheqjen e policisë speciale të Kosovës nga veriu, transferimin e kryetarëve të komunave në objekte alternative, shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri dhe sanksionimin e demonstruesve që sulmuan trupat e KFOR-it, më 29 maj.

Dushan Janjiç, nga Forumi joqeveritar për Marrëdhënie Etnike në Serbi, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se BE-ja nuk ka kapacitet apo autoritet mjaft të fortë për ta udhëhequr procesin e shtensionimit. Tetë senatorë amerikanë, përfshirë demokratë dhe republikanë, kërkuan nga administrata e presidentit Biden që “t’i japë përparësi adresimit të situatës së përkeqësuar të sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë”. Ata paralajmëruan, gjithashtu, rishqyrtimin e mbështetjes së Kongresit, nëse Kosova dhe Serbia “nuk përmbahen” dhe “nëse nuk punojnë për shtensionimin” e situatës. Ata kërkuan nga administrata Biden që të sigurojë edhe një raport për Senatin e SHBA-së mbi situatën aktuale të sigurisë në veri të Kosovës.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e vazhdueshme të gati 600 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Ne i vlerësojmë përpjekjet diplomatike të SHBA-së për qetësimin e krizës, por këto përpjekje nuk janë reciproke sidomos nga Kosova”, thanë senatorët amerikanë.

Në përgjigje, administrata amerikane tha se ndan të njëjtat shqetësime sikurse Kongresi, lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Më 27 qershor, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, prezantoi në Parlamentin Evropian një plan për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Plani përfshin tërheqjen e njësive speciale të policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri, zhvendosjen e kryetarëve nga objektet komunale - që shfrytëzohen edhe nga strukturat paralele serbe - në ndërtesa alternative, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në veri dhe fillimin e procedurave gjyqësore kundër demonstruesve që sulmuan trupat e KFOR-it. Nga Serbia kërkohet të mundësojë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet eventuale, si dhe t’u ofrojë mbështetje autoriteteve përgjegjëse në veprimet kundër sulmuesve të KFOR-it.

Në të njëjtën ditë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli me propozimin për organizimin e një konference ndërkombëtare të nivelit të lartë, për zgjidhjen e krizës në Kosovë. Pas takimit me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në Bruksel, Rama shfaqi shpresën se kjo ide do t’i sjellë në të njëjtën tryezë udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë, ekipet e tyre, si dhe ekipet e BE-së dhe SHBA-së, dhe se atyre “nuk do t’iu lejohet të dalin pa marrëveshje”.

“Në të kundërtën do të përballeshin me të gjitha pasojat - gjë që do të ishte shumë e trishtueshme për të gjithë”,-tha Rama.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se e mbështet idenë për një konferencë të tillë. Pas takimit me Ramën, Borrell tha se situata në veri të Kosovës vazhdon të përkeqësohet dhe se Brukseli po humb durimin.

“Situata kërkon lëvizje të shpejta, shtensionim dhe kërkim urgjent të zgjidhjes”, tha Borrell.

Bashkimi Evropian nuk ka kapacitet ta zgjidhë krizën në Kosovë i vetëm dhe këtë problem duhet t’ua kalojë vendeve të Quint-it - SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë - si dhe aleancës së NATO-s, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

“Në këtë rast konkret është shumë më e rëndësishme ajo që ndodh në linjën Beograd-Prishtinë-Uashington dhe NATO, sesa ajo që ndodh në Parlamentin Evropian dhe në Komisionin Evropian, sepse të dyja palët do ta dëgjojnë NATO-n”, thotë Janjiç.

Ai shton se në këto bisedime duhet të përfshihen edhe përfaqësues të drejtpërdrejtë të serbëve në Kosovë, si dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe. Kosova dhe Serbia, qysh në vitin 2011, kanë filluar negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e BE-së, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme.

Sipas Janjiçit, shtensionimi urgjent i situatës është i domosdoshëm, por se kjo, për momentin, nënkupton “shuarje të zjarrit”, që ka nisur qysh nga kriza e targave të makinave në mes të vitit 2022. Në atë kohë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për zëvendësimin e targave që i lëshon Serbia në veri, me targa të Kosovës. 
Janjiç thotë se BE-ja nuk ka arritur ta menaxhojë situatën.

“Borrell dhe Lajçak kanë thënë vitin e kaluar se po hyhet në një fazë të menaxhimit të konfliktit, por nuk kanë ndërmarrë asnjë masë. Ata kanë vazhduar të merren me politikën e normalizimit”,- thotë Janjiç.

Ai beson se përgjegjëse janë edhe vendet e Quint-it, të cilat kanë pranuar ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, më 23 prill, edhe pse ato janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Sipas Janjiçit, faktori ndërkombëtar nuk e ka theksuar sa duhet përgjegjësinë e Beogradit zyrtar për rritjen e tensioneve.

“Në vitin 2022, Beogradi ka filluar ta ngrejë nivelin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë. Barrikadat janë tashmë traditë. Nga viti 2017, Beogradi ka mbajtur një sistem të tërë të institucioneve paralele atje [në veri të Kosovës], siç është ‘Mbrojtja Civile’. Këtë nuk do ta gjeni në asnjë raport të zyrtarëve evropianë”, thotë Janjiç. Ai beson se korniza për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - e cila është krijuar në takimin në Ohër në muajin mars - është rruga e duhur politikisht, por thotë se “kur një ide e mirë vjen në një kohë të keqe”, ajo mund të rrënohet. 

Në Ohër, Kosova dhe Serbia janë pajtuar gojarisht për zbatimin e një marrëveshjeje që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, por hapat në këtë drejtim mungojnë ende./REL

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen