LIVE UPDATES
Bota

Zelensky: Kongresi amerikan ta miratojë pakon e ndihmës për Ukrainën

Në një intervistë për televizionin konservator Fox News më 22 shkurt, dy ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Zelensky paralajmëroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të futet edhe më thellë në Evropën Lindore nëse e zapton Ukrainën.

23 Shkurt 2024, 10:55 Nga M.B
Zelensky: Kongresi amerikan ta miratojë pakon e ndihmës për
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese të Rusisë, duke thënë se kjo është alternativë më e lirë sesa pasojat e një fitoreje ruse. Në një intervistë për televizionin konservator Fox News më 22 shkurt, dy ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Zelensky paralajmëroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të futet edhe më thellë në Evropën Lindore nëse e zapton Ukrainën.

“Nëse ata [Kongres] duan të jenë shumë pragmatikë, çmimi që ne po e kërkojmë tani... është më i vogël sesa ai që do të jetë në të ardhmen nëse [Rusia] do të futet në vendet e NATO-s”, tha Zelensky.

“A do të mbijetojë Ukraina pa mbështetjen e Kongresit? Natyrisht. Por, jo të gjithë ne”, shtoi ai, derisa i fitoi presidentin Joe Biden dhe Donald Trumpin, i cili është në rrugë për t’u nominuar për president nga Partia Republikane, ta vizitojnë Ukrainën dhe të jenë dëshmitarë të gjendjes në vijat e frontit të “kësaj tragjedie”. Pas katër muajsh debat, Senati amerikan e miratoi në fillim të këtij muaji një projektligj për shpenzime plotësuese nga i cili Ukrainës i ndahen rreth 60 miliardë dollarë, kryesisht për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Megjithatë, një grup i republikanëve të ekstremit të djathtë në Dhomën e Përfaqësuesve e kanë bllokuar atë, sepse synojnë ta lidhin atë me reformat e emigrimit në SHBA. Kjo vonesë është duke pasur pasoja të mëdha në fushëbetejë, pasi forcave ukrainase po u harxhohet municioni dhe armët për mbrojtje ajrore. Javën e kaluar, forcat ruse e zaptuan qytetin lindor Avdivka, duke e shënuar fitoren e parë të madhe për Kremlinin prej majit 2023.

Duke folur për Fox News, Zelensky iu lut drejtpërdrejt amerikanëve konservatorë, mbështetja e të cilëve për Ukrainën është zvogëluar në vitin e fundit. Sipas një sondazhi nga Qendra Hulumtuese Pew, gati gjysma e qytetarëve amerikanë të cilët identifikohen si republikan apo që ua mbajnë anën republikanëve, thonë se Shtetet e Bashkuara po i japin shumë mbështetje Ukrainës. Vetëm një në gjashtë njerëz të cilët identifikohen si demokrat apo ua mbajnë anën demokratëve, kanë qëndrim të njëjtë.

“Në krye të luftës ukrainase [për ndihmë], presidenti Zelensky po u flet republikanëve përmes një mediumi që konservatorët e shikojnë më së shumti”, tha për Radion Evropa e Lirë Daniel Vajdich, president i Yorktoën Solutions, një firmë lobuese nga Uashingtoni, klient i së cilës është edhe Ukraina.

Zelensky i adresoi shqetësimet e ngritura shpesh nga republikanët e ekstremit të djathtë për ndihmën, korrupsionin, zgjedhjet dhe një marrëveshje për paqe. Ai tha se ndihma amerikane, Uashingtoni ka qenë dukshëm donatori më i madh i Kievit, shkon për nevoja ushtarake dhe jo për pensione ukrainase. Në fakt, disa demokratë kanë argumentuar, shumica e ndihmës shkon për kompanitë amerikane, të cilat marrin kontratat për ta furnizuar Kievin me armë. Zelensky tha se Qeveria ukrainase po vazhdon me reformat kundër korrupsionit të mbështetura nga Perëndimi dhe e mohon se po kërkon t’i shtyjë zgjedhjet për të mbetur në pushtet. Ai tha se Kushtetuta s’e lejon mbajtjen e zgjedhjeve në kohë lufte. Zgjedhjet presidenciale të Ukrainës ishin caktuar për këtë vit.

I pyetur për mundësinë e bisedimeve për paqe, lideri ukrainas tha se Putinit nuk mund t’i zihet besë, duke shtuar se lideri rus nuk do të heqë dorë kurrë nga përpjekjet për ta pasur në dorë Ukrainën. Ai tha se pozita e Putinit në bisedime do të dobësohet me kohë, derisa Rusia pëson më shumë humbje në fushëbetejë. Në ndërkohë, tha ai, Ukraina do të përgatitet për një kundërofensivë tjetër dhe premtoi se forcat ruse në jug do t’i marrin “disa befasi”. Kjo intervistë u bë saktësisht dy javë pasi komentuesi i njohur konservator, Tucker Carlson, dikur ndër prezantuesit më të njohur në Fox, e transmetoi intervistën e tij me presidentin rus Putin. Lideri autoritar rus pretendoi në intervistë se Ukraina është kërcënim për Rusinë, sepse po kërkon t’i bashkohet NATO-s. I pyetur se kur do të përfundojë lufta, Zelensky tha se kjo varet nga vendosmëritë e Perëndimit. Ai tha se Perëndimi druhet se çfarë do të ndodhë me Rusinë, fuqinë e dytë më të madhe bërthamore në botë, nëse e humb luftën.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt”, tha Zelensky.

“Kur do të jetë bota e gatshme ta ndalë Putinin? Epo, të jemi të sinqertë. Bota nuk është e gatshme vërtet që Putini të jenë në gjendje ta humbë pushtetin. Bota ka frikë nga ndryshime në Federatën ruse”, shtoi ai./ REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj