23 Shkurt 2024, 09:00
Nga M.B
Nëna me 4 fëmijët
SHBA- Një tragjedi është regjistruar në Missouri të SHBA-ve, ku një nënë iu mori jetën 4 fëmijëve të saj dhe vetes duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin. Mediat e huaja raportojnë se 39-vjeçarja Bernadine Prussner e ndërmorri këtë akt për shkak të mosmarrëveshjeve dhe betejave ligjore që ajo kishte me baballarët e fëmijëve për kujdestarinë. Mësohet se nëna 39-vjeçare ka qenë së fundmi në një mosmarrëveshje me ish-bashkëshortin dhe babanë e dy fëmijëve të saj. Ata u divorcuan në vitin 2017 dhe kishin kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre deri vitin e kaluar, kur babai u paraqit për të bllokuar planet e Prussner për t'u larguar rreth 10 milje. Megjithëse shtëpia e re do të ishte më afër tij, David Pruessner ishte i shqetësuar për afërsinë e ish-gruas së tij me nënën e saj, të cilën ai dyshohet se e përshkroi si "të çmendur", tregojnë dokumentet.
Përveç kësaj, Prussner ishte në një betejë për kujdestarinë për të dy fëmijët e saj të tjerë, gjithashtu me babanë e tyre. Në fakt, familja e saj e akuzon atë se është në konflikt me ish-bashkëshortin e dytë. Nga zjarri humbën jetën binjaket 9-vjeçarë Eli dhe Ivy, 5-vjeçari Jackson dhe Millie 2-vjeç, teksa fqinjët e konsideronin gruan si shembullore dhe të dedikuar pas fëmijëve të saj. Disa orë para se t’i vinte flakën vetes, Prussner kishte postuar një foto me fëmijët e saj në Facebook, ku shkruante:
“Të gjithë fëmijët e mi po flenë të qetë në shtretërit e tyre. E di që ata janë të dashur aq shumë sa do të bëja gjithçka për ta."
shba vrasje
Bota
23 Shkurt 2024, 08:41
M.B
Kira është mes një grupi të vogël fëmijësh ukrainas që do t'i drejtohen këshillit të sigurimit të OKB-s...
Bota
23 Shkurt 2024, 08:31
r.ll
jens stoltenberg
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët e aleancës janë të përkush...
Bota
23 Shkurt 2024, 08:27
r.ll
Abdul-Vahed Niyazov
KOSOVË- Kur tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit qenë rritur në gushtin e vitit 2022 për...
Bota
23 Shkurt 2024, 08:15
M.B
Valencia
SPANJA- Katër persona kanë humbur jetën në një zjarr të madh që përfshiu një ndërtesë banim...
Bota
23 Shkurt 2024, 08:01
r.ll
pamje nga takimi
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka takuar ditën e djeshme bashkëshorten dhe vajzën e ish-liderit opozitar rus, Alexei ...
Bota
23 Shkurt 2024, 08:02
M.B
Godina e Departamentit amerikan të Drejtësisë
SHBA- Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime të reja që synojnë të...
Bota
23 Shkurt 2024, 07:39
M.B
Ish-informatori i FBI-së
LAS VEGAS– Një ish-informator i FBI-së që pretendon se ka lidhje me shërbimet ruse të zbulimit...
Bota
23 Shkurt 2024, 07:32
M.B
Mjeti hapësinor Odysseus, i kompanisë amerikane Intuitive Machines
SHBA- Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hën&eu...
Bota
22 Shkurt 2024, 22:46
N.F
Putin
RUSI- Një hulumtim i faqes ruse të gazetarisë investigative Proekt ka zbuluar se në vetëm pesë vjet të m...
Bota
22 Shkurt 2024, 22:45
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Një pasagjer në një fluturim të United Airlines ka kapur një video tronditëse ku shikohet kra...