LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si po përpiqet Rusia të ndikojë në Ballkan përmes Forumit Mysliman Evropian?

Sipas raportit britanik, organizata është sidomos aktive në Ballkan, ku ka krijuar lidhje me përfaqësues autoritarë myslimanë (jo vetëm fetarë, po edhe figura politike) në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Kroaci, Greqi dhe Rumani.

23 Shkurt 2024, 08:27 Nga r.ll
Analiza: Si po përpiqet Rusia të ndikojë në Ballkan
Abdul-Vahed Niyazov

KOSOVË- Kur tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit qenë rritur në gushtin e vitit 2022 për shkak të çështjes së targave ilegale serbe të automjeteve, të cilat përdoreshin në veri të Kosovës, Forumi Mysliman Evropian kishte shprehur shqetësimin e tij se myslimanët mund të pësonin nga ndonjë incident i mundshëm.

Kjo, megjithatë, nuk ka qenë hera e parë që kjo organizatë ka shfaqur interesim për rajonin e Ballkanit. Puna e saj është përmendur së voni në një raport që ka përpiluar Royal United Services Institute (RUSI), me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i konsideruar instituti më i vjetër në botë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Në raportin e titulluar “Kërcënimi nga lufta jokonvencionale e Rusisë përtej Ukrainës, 2022–‘24” përmenden taktika të ndryshme të Rusisë për të krijuar përçarje në Evropë. Aty përfshihet edhe strategjia e Rusisë për të zgjeruar ndikimin e saj në botën myslimane, nëpërmjet organizatave dhe fondacioneve bamirëse. Një ndër to është Fondacioni Ahmat Kadyrov, i cili tenton të popullarizojë si figurë fetare ish-udhëheqësin çeçen, njëherësh babanë e udhëheqësit aktual të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.

Punë të ngjashme bën edhe Forumi Mysliman Evropian. Sipas raportit britanik, “organizata është sidomos aktive në Ballkan, ku ka krijuar lidhje me përfaqësues autoritarë myslimanë (jo vetëm fetarë, po edhe figura politike) në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Kroaci, Greqi dhe Rumani”. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar këtij entiteti për një koment lidhur me gjetjet e raportit të RUSI-t, por ai nuk qenë i qasshëm. Në ueb-faqen e saj, në internet, nuk gjenden të dhëna për mënyrën e financimit të organizatës.

Çfarë raportesh ka Kosova me Forumin Mysliman Evropian?

Në korrik të vitit 2021, një delegacion nga Forumi Mysliman Evropian, i kryesuar nga kryetari i tij, qëndroi për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) dhe në Fakultetin e Studimeve Islame. Delegacioni qe pritur nga kryetari i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, dhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Atëbotë, zyrtarë të BIK-ut i patën thënë Radios Evropa e Lirë se delegacionin e kishin pritur vetëm në shenjë respekti dhe se nuk kishin qenë në dijeni se me kë ka afërsi organizata. Delegacioni pati zhvilluar një mori vizitash edhe në vendet e tjera në Ballkanit. Në faqen e Këshillit të Myftinjve të Rusisë, vizita ishte paralajmëruar si mundësi për të avancuar në një nivel tjetër bashkëpunimin mes myslimanëve të Ballkanit dhe atyre të Rusisë.

Çfarë dihet për Forumin dhe kush e udhëheq atë?

Forumi Mysliman Evropian është organizatë e themeluar në tetorin e vitit 2018 dhe i ka disa zyra në Evropë. Udhëheqës i Forumit është Abdul-Vahed Niyazov. Në të kaluarën, ai besohet se ka qenë udhëheqës i lëvizjes “Myslimanët në mbështetje të presidentit Putin”, dhe gjatë një periudhe ka qenë përfaqësues i partisë së Putinit në Dumë, dhomën e poshtme të Parlamentit rus.

Sipas ueb-faqes së Forumit, ai angazhohet për ofrim të ndihmës për integrim të emigrantëve myslimanë në shoqëritë evropiane, për ndërtim të xhamive dhe qendrave kulturore, apo për zhvillim të industrisë Halal në Evropë. Por, Zyra e Departamentit për Siguri Shtetërore e Lituanisë ka thënë në raportin vjetor të 2023-tës se Forumi përhap propagandë kundër Perëndimit. Sipas autoriteteve lituaneze, pozitat kryesore në Forum u takojnë udhëheqësve të organizatave myslimane ruse, të cilat kanë lidhje me administratën presidenciale të Rusisë.

Në të kaluarën, Niyazov është parë në takime me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe me kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Sipas autoriteteve të Lituanisë, Niyazovit i është ndaluar hyrja në zonën Shengen, në Evropë, prej tetorit të vitit 2022.

Cilat janë lidhjet e Forumit Mysliman Evropian me Ballkanin?

Pjesë e këshillit të Forumit Mysliman Evropian, nga rajoni i Ballkanit, janë myftinjtë e Serbisë, Mevlud Dudiq dhe Abdullah Numan, pastaj Behixhudin Shehapi nga Maqedonia e Veriut dhe Rifat Feiziq nga Mali i Zi. Një myfti i Serbisë ka marrë pjesë edhe në themelimin e Forumit, më 2018, në Barcelonë. Në faqen e Forumit në rrjetin social Facebook publikohen shpesh fotografi të xhamive nëpër Ballkan dhe aktivitetet e tyre.

Me raste shprehet edhe mbështetje për ndonjë figurë politike, sikurse Bakir Izetbegoviq, ish-president i Bosnje e Hercegovinës, apo Muammer Zukorliq, zëvendëskryetar tashmë i ndjerë i Parlamentit të Serbisë. Në rrjetet sociale, në postime kryesisht në gjuhën ruse, Forumi deklaron mbështetje edhe për figura kontroverse, siç është Andrew Tate.

Ish-kikboksieri amerikano-britanik është përgëzuar nga organizata për konvertim në islam, me shpresën se ai do t’i promovojë vlerat islamike. Aktualisht, Tate po përballet me procese gjyqësore në Rumani, pasi akuzohet për përdhunim dhe trafikim, akuza që ai i ka hedhur poshtë.

Luftimi i propagandës ruse

Jakub Kalensky nga Qendra për Ndikim Hibrid COI, me bazë në Finlandë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se Evropa duhet t’i rrisë kapacitetet për identifikim dhe dokumentim të dezinformatave që nisen prej Rusisë.

“Besohet se Rusia tani ndan 2 miliardë euro për operacione dezinformimi brenda vitit, derisa përgjigja e BE-së financohet prej 12 milionë eurove”, ka thënë ai.

“Nëse i kemi 2 miliardë euro përballë 12 milionë eurove, e dimë qartë fundin. Nuk ka rëndësi nëse fushata e BE-së është më e mirë, në fund Rusia do të fitojë”, është shprehur Kalensky./REL

abdul-vahed niyazov rusi

Sondazh

Poll
Bota 23 Shkurt 2024, 07:32 M.B

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

Mjeti hapësinor Odysseus, i kompanisë amerikane Intuitive Machines SHBA- Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hën&eu...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet