LIVE UPDATES
Bota

Zelensky: Luftimet në Donbas, më të vështirat

.Ai tha se luftimet në këtë zonë janë “të vështira”, pasi forcat ruse po tentojnë të marrin qytetin industrial të Bahmutit

6 Dhjetor 2022, 20:06 Nga I.A
Zelensky: Luftimet në Donbas, më të vështirat
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vizitoi të martën frontet e luftës në afërsi të Sllovijanskut, në rajonin e Donjeckut, në lindje të Ukrainës. Ai tha se luftimet në këtë zonë janë “të vështira”, pasi forcat ruse po tentojnë të marrin qytetin industrial të Bahmutit.

Vizita e Zelenskyt vjen në kohën kur presidenti rus, Vladimir Putin, mblodhi këshillin e tij të sigurisë, pas disa sulmeve me dronë në ndërtesat ushtarake brenda territorit të Rusisë. Luftimet në Ukrainë janë përqendruar në Donbas, pasi muajin e kaluar forcat e Kievit rimorën kontrollin e qytetit të Hersonit. Rimarrja e Hersonit pasoi tërheqjen e forcave ruse nga ky qytet.

Zelensky u shfaq në një video, duke kërkuar që të mbahej një minutë heshtje për të nderuar ushtarët e vrarë ukrainas.

“Sot, lindja e Ukrainës është fronti më i vështirë. Unë jam i nderuar të jem këtu me trupat tona mbrojtëse në Donbas. Besoj se herën tjetër kur të takohemi, do të takohemi në Donjeckun, Luhanskun dhe Krimenë e Ukrainës”, tha Zelensky.

Forcat ruse dhe separatistët pro-rusë kanë kontrolluar pjesë të Donjeckut dhe Luhanskut që nga viti 2014, kur nisën luftimet mes separatistëve dhe forcave ukrainase, pas aneksimit rus të Krimesë.

Zelensky ka vizituar disa fronte në rajone të ndryshme, që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës nëntë muaj më parë. Gjatë qëndrimit në Herson, që gjendet në jug të shtetit, ai deklaroi se rimarrja e këtij qyteti ishte “fillimi i fundit të luftës”.

Por, në kohën kur Zelensky po qëndronte në Donbas – që përbëhet nga Donjecku dhe Luhansku – në Kremlin, Putin u takua me zyrtarët e lartë për të diskutuar për “sigurinë e brendshme”. Ai tha se Rusia duhet të ndërmarrë masa “të nevojshme” për t’u mbrojtur nga ato që ai i cilësoi si sulme ukrainase.

Zyrtarët në rajonin Kursk të Rusisë – që gjendet pranë kufirit me Ukrainën – më herët gjatë 6 dhjetorit thanë se nga një sulm me dronë afër një baze ajrore, është shkaktuar zjarr në një depo të naftës. Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se Ukraina kishte tentuar të sulmonte një bazë ajrore në rajonin Riazan dhe një në rajonin Saratov.

Marrë nga REL

volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri