LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet evropiane, analiza e DW: Rinia tërhiqet nga partitë e djathta

Në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian në fillim të qershorit lejohen të votojnë për herë të parë edhe 16- dhe 17-vjeçarët. Të rinjtë lejohen të votojnë këtë vit edhe në Belgjikë, Austri, Greqi dhe Maltë. Por shumë të rinj mund të mos jenë të sigurtë për kë të votojnë dhe çfarë ndikimi do të ketë në jetën e tyre kryqi që do të vënë në fletën e votimit.

30 Mars 2024, 09:57 Nga N.F
Zgjedhjet evropiane, analiza e DW: Rinia tërhiqet nga partitë e
Foto ilustruese

GJERMANI- Në zgjedhjet evropiane në qershor 2024 mund të votojnë edhe të rinjtë. Partitë e djathta po përdorin platformat sociale, sidomos TikTokun për fushatën zgjedhore që të fitojnë votat e të rinjve dhe të rejave.

Në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian në fillim të qershorit lejohen të votojnë për herë të parë edhe 16- dhe 17-vjeçarët. Të rinjtë lejohen të votojnë këtë vit edhe në Belgjikë, Austri, Greqi dhe Maltë. Por shumë të rinj mund të mos jenë të sigurtë për kë të votojnë dhe çfarë ndikimi do të ketë në jetën e tyre kryqi që do të vënë në fletën e votimit.

Shqetësuese në kuadrin e zgjedhjeve për Parlamentit Evropian janë në Gjermani platformat e mediave sociale, sidomos TikTok, ku partia populiste dhe pjesërisht ekstremiste e djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, zhvillon një fushatë agresive zgjedhore që synon të arrjë veçanërisht të rinjtë.

Mesazhe të thjeshta dhe emocionale

Mesazhet që përdor Kandidati kryesor i AfD-së për zgjedhjet evropiane, Maximilian Krah, janë të thjeshta dhe emocionale dhe gjenerojnë rreth dhjetë herë më shumë shikime dhe shikime sesa ato të partive të tjera.

Sociologu për moshat rinore Klaus Hurrelmann tha në një intervistë për DW që habitet pse partitë e tjera i përdorin kaq pak mediat sociale në krahasim me AfD-në, "sepse brezi i ri është rritur me botë digjitale, komunikon vetëm në këto kanale dhe në thelb e percepton informacionin politik vetëm përmes kanaleve digjitale”.

Që AfD është kaq e suksesshme në TikTok, ka të bëjë edhe me mënyrën se si funksionojnë algoritmet - sa më sensacionale përmbajtja, aq më shumë vëmendje. Dhe nëse partitë e tjera mund t'i arrijnë, është e pasigurtë.

Nga pandemia te kriza e klimës

Për Hurrelmann suksesi i AfD tek të rinjtë nuk është ndonjë surprizë e madhe. Sipas tij të rinjtë, që votojnë për herë të parë, janë thellësisht të pasigurtë. Pandemia e koronës me mbylljet e shkollave dhe ndalimet e kontakteve "ishte një barrë e madhe për të rinjtë, sepse që në pubertet në moshën 12 apo 13 vjeçare, ata përjetonin se nuk mund ta drejtosh vetë jetën tënde”, thotë ai.

Edhe kriza klimatike, inflacioni, hapësira e kufizuar e banimit dhe varfëria në pleqëri i trembin shumë të rinj. "Kjo i shkon shumë për shtat një partie si AfD", vazhdon Hurrelmann. "Sepse ajo është partia, që thekson, se qeveritë nuk kanë arritur t'i shmangin këto pasiguri. Rezultati i këtyre premtimeve u pa në vjeshtë në zgjedhjet për parlamentin e landit gjerman të Hessen-it, ku AfD arriti vendin e dytë midis votuesve të rinj (18 deri 24 vjeç).

Jo vetëm fenomen gjerman

Tërheqja e të rinjve nga partitë e djathta nuk është një fenomen gjerman. Hulumtimet tregojnë se në mbarë botën meshkujt dhe femrat e gjeneratës Z po largohen gjithnjë e më shumë politikisht nga njëri-tjetri. Kjo do të thotë se të rinjtë nuk janë politikisht aktivë ose bëhen më konservatorë, ndërsa të rejat bëhen më progresive, vlerëson një analizë e Financial Times.

Hurrelmann mendon që AfD-ja do të ketë shanse të mira në zgjedhjet evropiane në fillim të qershorit: "Të rinjtë votojnë për çështje problematike. Dhe këtu një parti si AfD ka shanse të mira. Dhe pyetja nëse çështjet problematike kanë lidhje me Evropën, kjo nuk merret aq fort në konsideratë nga të rinjtë”, thotë Hurrelmann.

Marrë nga DW

zgjedhjet evropiane rinia partite e djathta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj