LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet lokale në Turqi, përfundon procesi i votimit

Fokusi kryesor i zgjedhjeve ishte në përpjekjet e presidentit Recep Tayyip Erdogan për të marrë udhëheqjen e Stambollit nga rivali i tij, Ekrem Imamoglu, i cili synon të rivendosë opozitën si një forcë politike, pas humbjes së hidhur në zgjedhjet e vitit të kaluar.

31 Mars 2024, 17:27 Nga M.B
Zgjedhjet lokale në Turqi, përfundon procesi i votimit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një tubimi zgjedhor në Stamboll më 24 mars 2024.

TURQIA- Në Turqi janë mbyllur qendrat e votimit, pasi qytetarët votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj në komunat në mbarë vendin.

"Procesi i votimit përfundoi pa ndonjë problem, me përjashtim të disa incidenteve", tha për gazetarët Ahmet Yener, kreu i Bordit Suprem Zgjedhor.

Fokusi kryesor i zgjedhjeve ishte në përpjekjet e presidentit Recep Tayyip Erdogan për të marrë udhëheqjen e Stambollit nga rivali i tij, Ekrem Imamoglu, i cili synon të rivendosë opozitën si një forcë politike, pas humbjes së hidhur në zgjedhjet e vitit të kaluar. Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, kishte mposhtur Erdoganin dhe partinë e tij AKP, në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Humbja e Stambollit ishte goditja më e madhe për udhëheqësin turk dhe partinë e tij pas dy dekadash në pushtet. Por, Erdogan u kundërpërgjigj më 2023, duke u rizgjedhur në postin e presidentit dhe partia e tij duke marrë shumicën në Parlament.

Rezultatet e së dielës mund të përforcojnë kontrollin që Erdogan ka ndaj Turqisë, shtet anëtar të NATO-s, ose të sinjalizojnë një ndryshim në skenën politike. Një fitore e Imamoglut mund të shihet si ushqim ndaj pritshmërive që ai të bëhet një udhëheqës kombëtar në të ardhmen. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 në lindje të Turqisë, ndërkaq në 8:00 në pjesën tjetër të vendit. Në këto zgjedhje kishin të drejtë vote mbi 61 milionë persona. Rezultatet e para pritet të dalin mbrëmjen e së dielës.

Në Stamboll, qytet që i jep shtytje ekonomisë turke dhe ka 16 milionë banorë, sondazhet sugjeruan një garë të ngushtë mes Imamoglut dhe kandidatit të partisë së Erdoganit, Murat Kurum. Kurum në të kaluarën ka mbajtur post ministror. Rezultatet ka gjasa të formësohen pjesërisht nga problemet ekonomike të nxituara nga inflacioni, që ka arritur gati 70 për qind, dhe nga votuesit kurdë dhe islamikë të cilët kërkojnë një ndryshim politik.

Përderisa çmimi kryesor për Erdoganin është Stambolli, ai po ashtu po synon që të rimarrë kontrollin e kryeqytetit, Ankarasë. Të dy qytetet u fituan nga opozita më 2019, pasi ishin udhëhequr nga AKP dhe paraardhësve të tij islamikë në 25 vjetët e kaluar. Mundësitë e fitores për Erdoganin janë rritur për shkak të shkatërrimit të aleancës opozitare që ai mposhti në zgjedhjet e vitit të kaluar, edhe pse Imamoglu ende kërkon vota përtej partisë së tij, Partisë Popullore Republikane, që është subjekti kryesor opozitar.

Votuesit nga partia kryesore prokure ishin kyçë në suksesin e vitit 2019. Partia e kurdëve, DEM, këtë radhë ka kandidatin e vet në Stamboll, por shumë kurdë pritet që të mbështesin sërish për Imamoglun. Po ashtu, rritja e mbështetjes për Partinë Islamike të Mirëqenies së Re nuk është në favorin e Erdoganit. Kjo parti ka qëndrim të ashpër Izraelit në konfliktin në Gazë, por edhe pakënaqësi të mëdha sesi partia e Erdoganit ka menaxhuar me ekonominë e shtetit. Në këto zgjedhje, votuesit në Turqi zgjedhin kryetarët e rinj në 81 provincat e vendit, si dhe anëtarët e Këshillave të provincave dhe zyrtarë të tjerë lokalë./ REL

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj