LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjeorgji/ Rezultatet paraprake e nxjerrin të parën partinë qeverisëse pro ruse

Sondazhet e kryera menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit ofruan parashikime të ndryshme mbi rezultatin e zgjedhjeve.

27 Tetor 2024, 07:31 Nga r.ll

Zgjedhjet në Gjeorgji/ Rezultatet paraprake e nxjerrin të parën

GJEORGJI- Njeriu më i fuqishëm i Gjeorgjisë fitoi zgjedhjet parlamentare të shtunën, sipas rezultateve të hershme zyrtare, një goditje për ata gjeorgjianë që shpresojnë për një integrim në Bashkimin Evropian.

Themeluesi i partisë Ëndrra Gjeorgjiane, miliarderi Bidzina Ivanishvili, opozita dhe diplomatët e huaj, i kishin cilësuar zgjedhjet si një moment vendimtar që do të vendoste nëse Gjeorgjia do t'i afrohej Perëndimit ose do të anonte përsëri drejt Rusisë, në mes të luftës në Ukrainë.

Rezultatet e hershme zyrtare me 70 për qind të zonave të numëruara, që përfaqësojnë shumicën e votave të hedhura, treguan se partia në pushtet kishte fituar 53 për qind të votave, tha Komisioni i Zgjedhjeve. Rezultatet nuk përfshijnë shumicën e votave të hedhura nga gjeorgjianët që jetojnë jashtë vendit.

Sondazhet e kryera menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit ofruan parashikime të ndryshme mbi rezultatin e zgjedhjeve. Sipas një sondazhi të kryer nga kanali televiziv ‘Imedi’ që mbështet Ëndrrën Gjeorgjiane, partia në pushtet ka fituar zgjedhjet duke siguruar 56 për qind të votave.

Por, sondazhet e kryera nga kanalet pro-opozitës ‘Formula’ dhe ‘Mtavari Arkhi’ treguan se partitë opozitare pro-perëndimore, kishin fituar mbështetje të madhe, duke siguruar së bashku 83 vende në parlamentin me 150 deputetë.

Bidzina Ivanishvili, dikur kryeministër i partisë në pushtet, shpalli fitoren dhe lavdëroi qytetarët e Gjeorgjisë.

“Është një rast i rrallë në botë që e njëjta parti të arrijë një sukses të tillë në një situatë kaq të vështirë. Ky është një tregues i mirë i talentit të popullit gjeorgjian", u tha Ivanishvili mbështetësve që po kremtonin.

Megjithëse Ëndrra Gjeorgjiane humbi përballë opozitës në pjesë të kryeqytetit, Tbilisi, ajo fitoi deri në 90 për qind në disa zona rurale.

Opozita gjeorgjiane fillimisht kremtoi gjithashtu fitoren dhe disa vëzhgues raportuan shkelje zgjedhore. Por, një numërim paralel i kryer nga një prej partive opozitare tregoi se Ëndrra Gjeorgjiane është në një pozicion të fortë për të fituar shumicën.

Ivanishvili, i cili bëri pasurinë e tij në Rusi në vitet e 90-ta, mori pushtetin në vitin 2012 duke mbrojtur pikëpamjet pro-perëndimore, bashkë me një politikë pragmatike ndaj Rusisë.

Që atëherë, ai është acaruar me Perëndimin, duke e akuzuar se po kërkon të tërheqë Gjeorgjinë në luftë me Rusinë, ndonëse këmbëngul se Gjeorgjia është në rrugën e anëtarësimit në BE.

Nëse fitorja për partinë e Ivanishvilit konfirmohet, do të ishte një goditje për shpresat e BE-së për të sjellë në orbitën e saj më shumë ish-republika sovjetike. Moldavia më 20 tetor votoi me një shumicë shumë të ngushtë për të mbështetur anëtarësimin në BE.

Rusia vazhdimisht kishte sinjalizuar se donte që Ëndrra Gjeorgjiane të fitojë, ndërsa akuzoi vendet perëndimore për ndërhyrje të panevojshme në politikën gjeorgjiane.

“Gjeorgjianët fituan. Ju lumtë!”, tha Margarita Simonyan, redaktore e medias shtetërore ruse RT, të cilën Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar për përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet amerikane.

Nuk pati ndonjë koment të menjëhershëm nga BE-ja për zgjedhjet e së shtunës.

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili, dikur aleate e partisë në pushtet që u kthye në kritike të ashpër, dhe vëzhguesit e pavarur vendas të zgjedhjeve pretenduan se Ëndrra Gjeorgjiane ishte përfshirë në blerje të gjerë votash dhe forma të tjera abuzimi zgjedhor në prag të votimeve.

Shoqata Ndërkombëtare për Zgjedhje të Drejta dhe Demokraci (ISFED), një grup i pavarur vëzhgues gjeorgjian i themeluar në vitin 1995, tha se kishte dokumentuar shkelje të shumta dhe raste të dhunës jashtë shumë qendrave të votimit.

Një video e shfaqur në mediat sociale tregonte një burrë që mbushte një kuti votime me shumë fletëvotime në Marneuli, një qytet me rreth 25,000 banorë në jug të Tbilisit. Votat më vonë u shpallën të pavlefshme, tha një zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas agjencisë së lajmeve Interpress.

Giorgi Kalandarishvili, kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve, tha se votimi ishte i qetë dhe i lirë dhe tha se zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Gjeorgjia ishte dikur një nga shtetet më properëndimore që doli nga kaosi që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik. Rruga që të çon në aeroportin e Tbilisit mban emrin e ish-presidentit amerikan George W. Bush.

Që nga agresioni rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, marrëdhëniet e Tbilisit me Perëndimin kanë pësuar rënie. Ndryshe nga shumë aleatë perëndimorë, Gjeorgjia nuk pranoi të vendoste sanksione ndaj Moskës, ndërsa retorika e Ëndrrës Gjeorgjiane është bërë gjithnjë e më pro-ruse.

Ëndrra Gjeorgjiane ka nxitur zemërimin e aleatëve perëndimorë për atë që ata e konsiderojnë si prirjen e saj gjithnjë e më autoritare. Kryeministri hungarez Viktor Orban uroi Ëndrrën Gjeorgjiane për "fitoren e thellë”.

Ëndrra Gjeorgjiane bëri një fushatë të fortë për ta mbajtur Gjeorgjinë jashtë luftës në Ukrainë, me pamje të fushatës që krahasonin qytetet e pacenuara gjeorgjiane me ato të shkatërruara ukrainase.VOA

zgjedhjet ne gjeorgji

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj