E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Zgjedhjet janë të veçanta sepse testojnë për herë të parë reformën e kodit zgjedhor. Këto janë ndryshimet kryesore.

GJERMANIA- Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Bundestagu i ri do të jetë ndryshe nga të mëparshmit. Këto janë risitë e reformës zgjedhore që u miratua pas shumë debatesh dhe përpjekjesh të mëparshme të dështuara.
Rritet rëndësia e votës për partinë
Fleta e votimit mbetet e njëjtë. Çdo votues ka dy vota – një për një kandidat të zonës dhe një për partinë. Por rëndësia e votës së dytë, e cila përcakton listën e deputetëve të zgjedhur nga partitë, do të rritet. Numri i deputetëve kufizohet në 630, duke u zvogëluar nga 733 që ishin në Bundestagun e mëparshëm.
Nuk ka më mandate shtesë
Më parë, nëse një parti fitonte shumë mandate në zona të caktuara, por nuk kishte vota të mjaftueshme në total, ajo përfitonte vende shtesë në parlament, të quajtura në gjermanisht "Überhangmandate". Reforma tani i ka hequr këto mandate. Kandidatet dhe kandidatët që fitojnë zonat elektorale mund të hyjnë në parlament vetëm nëse votat e partisë së tyre përputhen me rezultatet përkatëse. Ky ndryshim synon të rrisë peshën e votës së dytë dhe të sigurojë përfaqësim më të drejtë.
Pragu elektoral mbetet, por me përjashtime
Pragu prej 5% mbetet në fuqi: partitë që nuk e kalojnë këtë prag nuk mund të hyjnë në Bundestag. Megjithatë, një parti që fiton të paktën tre mandate të drejtpërdrejta mund të hyjë në parlament edhe pa arritur pragun. Ky rregull siguron përfaqësim për parti që kanë mbështetje të fortë lokale, si "Die Linke" dhe "Freie Wähler".
Zgjedhjet e 23 shkurtit priten të jenë një test për këtë sistem të ri. Me një parlament më të vogël dhe më shumë fokus te vota e dytë, reforma pritet të forcojë procesin demokratik dhe të bëjë Bundestagun më efikas. Por mbetet për t'u parë nëse kjo reformë do të sjellë sfida të reja apo do të përmbushë pritshmëritë për një përfaqësim më të drejtë./ DW
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë hyrë në nj&...
Drogë KANADA- Qeveria kanadeze njoftoi të enjten se ka shtuar shtatë kartele droge në listën e saj të org...
Foto ilustruese RUSI- Një furnizues kryesor norvegjez i industrisë automobilistike ka eksportuar miliona dollarë pjesë ...
Foto ilustruese IZRAEL- Një seri shpërthimesh të enjten në tre autobusë të parkuar tronditën pjesën qendrore të...
Sefcovic SHBA- Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian theksoi rëndësinë e angazhimit aktiv dhe të drejtë në tregt...
Foto ilustruese SHBA- Senatorët thonë se janë të gatshëm të punojnë gjatë gjithë natës për të m...
Foto ilustruese SHBA- Deklaratat e Presidentit Donald Trump lidhur me Ukrainën dhe presidentin e saj Volodymyr Zelenski kanë shkaktuar shqetë...
Donald Tusk POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk tha se Evropa duhet të financojë ndihmën për Ukrainën duke shfrytëzua...
protestat SERBI- Në mesin e dhjetëra mijëra njerëzve që morën pjesë në tubimin protestues dhe në bllokadë...
Bartolomeu dha Papa Françesku VATIKAN- Patriarku Ekunemik i Kostandinopojës, Bartolomeu i dërgoi një letër Papa Fran&c...