LIVE UPDATES
Bota

Si e ushqeu Norvegjia luftën e Rusisë me gjithë sanksionet e BE-së?

Sanksionet e SHBA-së dhe BE-së, të vendosura menjëherë pas pushtimit në shkurt të vitit 2022, kishin për qëllim të ndërprisnin furnizimin me pjesë automobilistike perëndimore që mund të ndihmonin në mbajtjen aktive të ushtrisë së presidentit rus, Vladimir Putin.

21 Shkurt 2025, 07:39 Nga N.F

 

Si e ushqeu Norvegjia luftën e Rusisë me gjithë sanksionet e
Foto ilustruese

 

RUSI- Një furnizues kryesor norvegjez i industrisë automobilistike ka eksportuar miliona dollarë pjesë të kamionëve, të sanksionuara, që përfunduan duke e ushqyer makinerinë ruse të luftës përmes Turqisë, ka zbuluar një hulumtim i Radios Evropa e Lirë. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka dëmtuar stoqet e automjeteve të ushtrisë ruse, e cila që kur nisi pushtimin e saj të plotë tre vjet më parë është mbështetur gjithnjë e më shumë në kamionë civilë – përfshirë për transportin e pajisjeve dhe personelit.

Sanksionet e SHBA-së dhe BE-së, të vendosura menjëherë pas pushtimit në shkurt të vitit 2022, kishin për qëllim të ndërprisnin furnizimin me pjesë automobilistike perëndimore që mund të ndihmonin në mbajtjen aktive të ushtrisë së presidentit rus, Vladimir Putin.

Por, një ndër furnizuesit kryesorë norvegjez të industrisë automobilistike, ka eksportuar miliona dollarë pjesë kamionësh që përfunduan duke ushqyer makinerinë e luftës të Rusisë përmes një ndërmjetësi turk, i cili i rishiti ato duke anashkaluar sanksionet e BE-së, ka zbuluar një hetim nga Skemat - njësia hulumtuese e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, dhe transmetuesit publik norvegjez, NRK.

Kongsberg Automotive, me bazë në Kongsberg në jug të Norvegjisë, është furnizues i madh i pjesëve për marka lidere të automjeteve si Volvo, Ford, Scania dhe Jaguar Land Rover. Kompania thotë se ndaloi të gjitha eksportet e drejtpërdrejta në Rusi në vitin 2022 me iniciativën e saj, duke e quajtur shitjen te një shtet "agresor" si "të pamoralshme dhe të dënueshme".

Por, të dhënat e nxjerra nga doganat ruse, të siguruara nga Skemat, tregojnë se të paktën 126 dërgesa të pjesëve të Kongsberg Automotive u dërguan në Rusi nga korriku i vitit 2022 deri në prill të vitit 2024 nga Hidirusta Otomotiv, një nga klientët e kompanisë norvegjeze në Turqi, e cila nuk i është bashkuar koalicionit perëndimor të sanksioneve ndaj Moskës.

Vlera totale e këtyre dërgesave ishte rreth 2.8 milionë dollarë, sipas të dhënave të nxjerra. Rruga e tërthortë e dërgesës së mallit të kompanisë norvegjeze nxjerr në pah vështirësitë me të cilat janë përballur qeveritë perëndimore në përdorimin e sanksioneve për të ndaluar rrjedhën e pajisjeve dhe elektronikës kritike për ushtrinë ruse.

Para pushtimit rus të Ukrainës, kompania me bazë në Stamboll, Hidirusta Otomotiv, nuk kishte dërgesa të regjistruara në Rusi, sipas të dhënave nga ImportGenius, një platformë e të dhënave doganore tregtare.

Kjo duket se ndryshoi brenda natës. Deri në vitin 2023, Rusia u bë tregu më i madh i firmës turke – dhe mbetet i tillë edhe sot, sipas të dhënave të ImportGenius. Shumica e dërgesave të Hidirusta Otomotiv në Rusi përbëheshin nga pjesë të Kongsberg Automotive që kompania i blinte nga rishitës të tjerë, ndërsa pjesën tjetër e importonte drejtpërdrejt nga kompania norvegjeze.

Hidirusta Otomotiv nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Kongsberg Automotive e quajti rishitjen e pjesëve të saj në Rusi "të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat tona".

Pjesë norvegjeze, makineri lufte ruse

Përderisa shumica e dërgesave të Hidirusta Otomotiv me pjesë të Kongsberg Automotive u dërguan te kompani ruse që merren me riparime kamionësh ose shërbime transporti, dy prej tyre – A.P.R. dhe Gruzavtozapchast-36 – kanë lidhje të dokumentuara tregtare me firmat e mbrojtjes ruse.

A.P.R. furnizoi pjesë makinash për Orenburgagrosnabtekhservis, një partner i një prej ndërmarrjeve më të vjetra dhe më të mëdha të ndërtimit të makinerive dhe metalurgjisë në Rusi, Kirovsky Zavod, i cili është nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2023.

Një nga filialet e Kirovsky Zavod, Universalmash, me bazë në Shën Petersburg, siguron pjesë për pajisjet ushtarake ruse që Kremlini ka vendosur në Ukrainë.

Gruzavtozapchast-36, ndërkohë, ka lidhje me Baltic Leasing, një kompani ruse që vitin e kaluar furnizoi buldozerë për një nga qendrat më të mëdha të trajnimit ushtarak në Rusi, e cila është nën sanksionet ukrainase që nga viti 2023. As A.P.R. dhe as Gruzavtozapchast-36 nuk iu përgjigjën kërkesave për koment para publikimit të këtij artikulli.

Lëshimi i dronëve sulmues

Furgonët dhe kamionët civilë janë bërë gjithnjë e më të rëndësishëm për përpjekjet luftarake të Rusisë për shkak të dëmit të madh që kanë pësuar automjetet ushtarake gjatë pushtimit të saj të plotë, sipas Aage Borchgrevink, këshilltare e lartë në Komitetin Norvegjez të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe koordinatore e projektit të sanksioneve.

"Lufta në Ukrainë ka të bëjë shumë me logjistikën. E gjithë ekonomia ruse është e orientuar drejt prodhimit të mallrave dhe shërbimeve që do ta bëjnë të mundur këtë luftë. Një nga gjërat më të rëndësishme këtu janë kamionët dhe pjesët e makinave," tha Borchgrevink.

Për më tepër, kamionët civilë mund të përdoren jo vetëm për transport, por edhe për nisjen e dronëve sulmues si Shahed-136 të prodhuar nga Irani, të cilët Rusia i përdor në sulmet e saj ndaj Ukrainës.

Në marsin e vitit 2022, media e përqendruar në ushtrinë iraniane, IMA Media, publikoi një video duke treguar në detaje se si funksionon kjo.

"Për t’i mbajtur rrotat në funksion, Rusia kishte nevojë për një flotë krejtësisht të re kamionësh, e cila më pas kërkonte pjesë këmbimi", tha Borchgrevink.

Hulumtimi nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe firma norvegjeze e analizës së rrezikut, Corisk, tregon se importet ruse të kamionëve u rritën në dimrin e vitit 2023.

Që atëherë, Moska ka rritur dhjetëfish importet e saj të kamionëve, sipas një raporti nga Corisk, një lëvizje që synon të mbështesë logjistikën e fushëbetejës pavarësisht sanksioneve të rënda perëndimore.

Studiuesi i Corisk-ut, Erlend Bollman Bjortvedt, tha se Rusia mbështetet gjithnjë e më shumë në automjetet civile për “të transportuar gjithçka - nga ushqimi te municionet dhe granatat në vijat e frontit".

Raportet e mediave ruse i bënë jehonë këtij trendi, duke u kërkuar qytetarëve të dhurojnë automjete civile, duke përmendur mungesën e madhe të shkaktuar nga përdorimi i gjerë i dronëve nga Ukraina.

"Vetëm një pjesë e vogël mund të shkaktojë keqfunksionimin e një kamioni. Pra, kur ju jeni një kompani perëndimore dhe prodhoni ndoshta pjesë të vogla që duken të pafajshme, një unazë gome për disa dollarë ose një kushinetë topi, mund të jetë ajo pjesë e vogël që në fakt bën që një kamion me defekt të fillojë të punojë përsëri", tha Bjortvedt.

Neglizhencë apo shmangie e sanksioneve?

Përballë këtyre gjetjeve, Kongsberg Automotive u distancua nga transaksionet, duke deklaruar se kishte ndalur shitjet e drejtpërdrejta në Rusi në vitin 2022. Në një përgjigje me shkrim, kompania norvegjeze tha: "Ne besojmë se është e papranueshme dhe e trishtueshme nëse produktet tona përfundojnë në vendet ku zbatohen sanksionet. Rishitja e supozuar nga klientët tanë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat tona".

Kongsberg Automotive, megjithatë, argumentoi se gjurmimi i produkteve pas shitjes është i vështirë.

“Sapo i shesim mallrat tona, ne humbasim pronësinë dhe kontrollin mbi zinxhirin e furnizimit nëse ato rishiten disa herë, siç duket të jetë rasti këtu”, tha kompania.

Kongsberg shprehu gjithashtu tronditje që Hidirusta Otomotiv kishte rishitur një vëllim kaq të lartë të pjesëve të saj në Rusi, duke thënë se nuk arriti të verifikonte siç duhet klientin e saj turk dhe pretendoi se nuk e dinte se tregu më i madh i eksportit të Hidirustas është Rusia.

Pas hetimit nga Skemat dhe NRK, prodhuesi norvegjez tha se kishte ndërprerë marrëdhënien me Hidirusta Otomotiv dhe kishte udhëzuar të gjithë klientët e tij të ndalonin tregtinë me firmën turke. Për më tepër, kompania tani kërkon nga klientët e saj që të nënshkruajnë angazhime kontraktuale për të respektuar sanksionet.

Ekspertët ligjorë thonë se Kongsberg Automotive mund të përballet me pasoja nëse autoritetet përcaktojnë se nuk ka kryer kontrollin e duhur të klientëve. Detyrimi për të kontrolluar respektimin e sanksioneve bie mbi autoritetet e shteteve përkatëse anëtare të BE-së. Në Norvegji, është Shërbimi i Sigurisë Policore (PST).

Nënkryetari i PST-së, Inga Bejer Engh, tha se një kompani mund të dënohet -- duke përfshirë edhe penalisht -- nëse nuk bën sa duhet për të kuptuar se klienti i saj po shkel sanksionet. Engh tha se ajo nuk është e njohur me rastin Kongsberg Automotive dhe se do të varet nga fakti nëse është demonstruar shkalla e nevojshme e fajit.

"Për të vendosur se çfarë përbën sjellje të kujdesshme, duhet të pyesni veten se si një person zakonisht i arsyeshëm dhe i ndërgjegjshëm do të kishte vepruar në të njëjtën situatë. Për t'u ndëshkuar për shkelje të pakujdesshme të rregullave të sanksioneve, kompania duhet të ketë vepruar ndryshe nga ajo që mund të pritet nga një kompani normalisht e arsyeshme dhe e ndërgjegjshme," tha Stian Oby Johansen, profesor i asocuar i Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e Oslos.

Ekspertët thonë se Turqia njihet gjerësisht si një shteg i shmangies së sanksioneve, që do të thotë se kompanitë që eksportojnë mallra atje duhet të ushtrojnë një kontroll të shtuar mbi rishitjet e mundshme në Rusi.

Borchgrevink i Komitetit Norvegjez të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut tha se ishte "dëshpëruese" që Kongsberg Automotive dukej se "bënte shumë më pak përpjekje për të gjurmuar mallrat e tyre dhe për të parandaluar që këto situata të ndodhnin".

Pas shqyrtimit të gjetjeve nga Skemat dhe NRK, Vladyslav Vlasiuk, komisionar i politikave të sanksioneve të presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky, tha se rasti "hedh një hije mbi të gjithë politikën e sanksioneve dhe efektivitetin e saj në BE".

Presidenti ukrainas, Zelensky, dhe zyrtarët e tij të sanksioneve e quajtën rastin një dështim të politikave të BE-së për të parandaluar rrjedhën e mallrave që ndihmojnë luftën ruse. Oleh Symoroz, një veteran ukrainas, tha se vendet perëndimore, përfshirë Norvegjinë, mund të bënin më shumë për t’i zbatuar sanksionet.

"Vendet perëndimore kanë fuqinë për ta bërë këtë të ndalojë. Dhe nëse do ta kishin përdorur këtë fuqi, këto shitje në Rusi nuk do të kishin ndodhur", tha ai.

"Pjesë këmbimi për kamionët në veçanti janë ato që e ndihmojnë Rusinë të jetë e fortë në fushën e betejës. Kjo është arsyeja pse ky është një problem", tha Vlasiuk.

Oleh Symoroz, një ushtar veteran 28-vjeçar, i cili u bë aktivist kundër korrupsionit pas një dëmtimi të rëndë në fushëbetejë, tha se ai pyet veten nëse BE-ja dhe vendet e saj anëtare bëjnë mjaft për të zbatuar sanksionet.

"Vendet perëndimore, përfshirë Norvegjinë, mund t'i bëjnë sanksionet efektive. Dhe nëse do ta kishin përdorur atë fuqi, këto shitje në Rusi nuk do të kishin ndodhur", tha ai./REL

norvegjia be sanksione rusia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë