Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zgjedhjet, sipas Ligjit, shpallen jo më vonë se dhjetë ditë pas shpërbërjes së kuvendeve komunale, ndërsa duhet të mbahen më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së tyre.
KOSOVË- Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku janë komunat që do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi kryetarët e tyre u dorëhoqën nga pozita në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale.
Zgjedhjet, sipas Ligjit, shpallen jo më vonë se dhjetë ditë pas shpërbërjes së kuvendeve komunale, ndërsa duhet të mbahen më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së tyre.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 14:00, do të takojë partitë politike, në përjashtim të AAK-së, për caktim të datës së zgjedhjeve.
Lidhur me këtë zhvillim, Klankosova.tv, ka kontaktuar partitë politike se a do të ketë kandidatë për kryetarë në këto komuna.
Betim Gjoshi, sekretar për Zgjedhje dhe Organizim nga Partia Demokratike e Kosovës tha, se kjo parti do të jetë përkrah qytetarëve atje.
“Ne fillimisht presim shpalljen e zgjedhjeve nga presidentja e Republikës së Kosovës e më pas Komisioni i Zgjedhjeve përcakton afatet. Ne si parti politike, në katër komunat veriore, kemi pasur një besim të madh të qytetarëve që jetojnë atje dhe kemi qenë zëri i tyre. Normal, në zgjedhje e fundit jemi munduar që bashkë me parti të tjera të arrijmë të kemi listë të përbashkët me kandidatë konsensual. Do të shqyrtojmë edhe tash mundësi të tilla, por gjithsesi që do të jemi afër qytetarëve që jetojnë në atë pjesë sepse ata jetojnë më vështirë se që kanë jetuar çdoherë. Janë pa përkujdesje të institucioneve dhe qeverisë. Janë edhe nën ankth dhe nën frikë pas gjithë këtyre zhvillimeve që kanë ndodhur në atë pjesë. Ne do të mundohemi të jemi afër tyre siç kemi qenë që nga paslufta”, është shprehur ai.
Zyrtari i PDK-së nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë listë të përbashkët me partitë shqiptare me kandidatë potencial.
“Jo, nuk kemi pasur dhe përfaqësojmë pjesët ku ka shumicë shqiptare. Jemi partia me shtrirjen më të madhe në territorin e Kosovës. Përndryshe në zgjedhjet e fundit kemi pasur një bashkim të partive shqiptare, një listë të përbashkët me partitë shqiptare dhe partinë boshnjake”, është shprehur Gjoshi, duke thënë se për rezultatin është herët të flitet. “Është herët të flitet, neve si parti ma shumë se rezultatit na intereson atje të vihet rendi dhe ligji të ketë funksionim të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të ketë përkujdesje për ata qytetarë”, u shpreh më tej ai.
Nga Lëvizja Vetëvendosje thanë se lidhur më këtë temë do të deklarohen pas takimit me të parën e shtetit, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka qenë e qasshme.
Pas konsultimit me partitë politike, presidentja Vjosa Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore./Express/
Sulmi ne Turqi TURQI- Pas akuzave të Ankarasë, organizata e armatosur separatiste e kurdëve të Turqisë, Partia e Punëtorë...
Sulmi ne Stamboll GREQI- Qeveria greke i është përgjigjur ministrit të brendshëm turk Suleyman Soylu, në lidhje me akuza...
Foto nga Ukraina UKRAINË- Fotografitë e shalqinjve janë shfaqur në të gjithë rrjetet sociale, sidomos të premten pas lar...
Rron Gjinovci KOSOVË- Aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, janë vënë në pranga pas aksionit simbolik n&e...
Avion GJERMANI- Një aeroplan me 20 pasagjerë në bord, që fluturonte nga Poznan i Polonisë për në Londër, u detyrua ...
Parlamenti grek GREQI- Një listë e re e personave që ishin nën vëzhgim me softuerin nga sistemi Dimitriadis&nb...
Jinping dhe Biden INDONEZI- Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai kinez Xi Jinping prej dy orësh janë duke zhvilluar një takim dypalësh ...
G20 INDONEZI- Ky takim mes liderëve të SHBA-së dhe Kinës po zhvillohet në ishullin indonezian të Balit, në prag të ...
Foto ilustruese AZERBAJXHAN- Një rrjet ilegal spiunazhi iranian u shkatërrua të hënën, tha Shërbimi i Sigurimit Shtetëro...
Trump SHBA- Lajmet se demokratët kanë mbajtur Senatin e SHBA-së pas zgjedhjeve afatmesme të kësaj jave, kanë shkaktuar akuza ...