22 Nëntor 2022, 07:50
Nga A.B
Zjarr
KINË- Një zjarr në një fabrikë në Kinën qendrore vrau dhjetëra njerëz, sipas mediave shtetërore kineze. Ky aksident i rëndë, ishte i fundit në një varg të tillash që ndodhin në ambiente industriale që goditën vendin në vitet e fundit.
Gazeta shtetërore Henan Daily raporton se dy persona të raportuar më parë të zhdukur ishin gjetur të vdekur pas zjarrit në fabrikë në Anyang, provincën Henan, duke e çuar numrin e të vdekurve në 38. Dy të tjerë po trajtoheshin për lëndime të lehta.
Policia ka arrestuar një numër të paspecifikuar të dyshuarish në lidhje me zjarrin, të cilit zjarrfikësve iu deshën gati shtatë orë për ta shuar. Sipas gjetjeve paraprake, zjarri u shkaktua nga shkelje të protokolleve të saldimit elektrik.
Kina ka parë një sërë aksidentesh industriale në vitet e fundit që kanë lënë shumë të vdekur, duke ngritur shqetësime për sigurinë publike.
Në vitin 2015, të paktën 173 njerëz vdiqën pas një sërë shpërthimesh në një magazinë kimike në qytetin portual verior të Tianjin.
Tetorin e kaluar, të paktën tre persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant në qytetin verilindor të Shenyang. Shpërthimi i gazit ndodhi në një ndërtesë banimi dhe tregtare me përdorime të përziera.
Dhe në qershor të këtij viti, të paktën një person humbi jetën pasi një zjarr shpërtheu në një kompleks petrokimik në Shangai./Burimi: CNN
zjarr ne kine kine
Bota
22 Nëntor 2022, 07:47
a,b
Një imazh dixhital i 'bishës Bondi'
AUSTRALI- Pothuajse 40 vjet pas sulmit të tij të parë, policia australiane ka identifikuar nj...
Bota
22 Nëntor 2022, 07:44
A.B
Makina
BE dhe Serbia kanë paralajmëruar se dhuna mund të shpërthejë në Kosovë pasi bisedimet e ndërmjetësuara ...
Bota
22 Nëntor 2022, 07:28
A.B
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për ri...
Bota
21 Nëntor 2022, 23:11
k.m.
Pamje nga SHBA
SHBA- Një burrë vdiq dhe 16 persona u plagosën pasi një makinë u përplas në një dyqan Apple në ...
Bota
21 Nëntor 2022, 23:05
k.m.
Foto ilustruese
PRISHTINË- Pas takimit të sotëm në Bruksel, gjeneralmajor Angelo Michele, komandat i KFOR-it të udh&eum...
Bota
21 Nëntor 2022, 22:44
k.m.
Avdullah Hoti
PRISHTINË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të d...
Bota
21 Nëntor 2022, 22:02
k.m.
Josep Borrell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë s...
Bota
21 Nëntor 2022, 21:59
k.m.
Peter Stano
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar pas deklaratave të ...
Bota
21 Nëntor 2022, 21:42
k.m.
Ramush Haradinaj
PRISHTINË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradniaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të t&...
Bota
21 Nëntor 2022, 21:27
A.B
KOSOVË- Mesnatën e sotme hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për të zbatuar gjobat për automjetet q&eu...