LIVE UPDATES
Bota

Zonat e dëmtuara nga tërmeti në Siri presin ndihma

Dy tërmetet vdekjeprurëse të së hënës shkatërruan provincën e Idlibit të kontrolluar nga rebelët sirianë në kufirin me Turqinë.

9 Shkurt 2023, 15:30 Nga I.A
Zonat e dëmtuara nga tërmeti në Siri presin ndihma
Siri

SIRI- Enklava siriane e kontrolluar nga rebelët e Idlibit në kufi me Turqinë është tronditur nga dy tërmetet vdekjeprurëse të së hënës. Rajoni tashmë është shkatërruar nga vitet e luftës civile dhe agjencitë e ndihmave tani thonë se nevoja për ndihmë ndërkombëtare është urgjente. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones njofton nga Stambolli.

Dy tërmetet vdekjeprurëse të së hënës shkatërruan provincën e Idlibit të kontrolluar nga rebelët sirianë në kufirin me Turqinë. Por nga shkatërrimi, vijnë historitë e mrekullueshme të mbijetesës.

“Dyshemeja u ça poshtë nesh dhe filluam të binim nëpër ndërtesë. Dukej sikur ishe në ashensor, dhe po zbrisje poshtë shumë shpejt. Dhe më pas tavani dhe muret ranë mbi kokat dhe trupat tanë”, thotë Abu Yazan Madaa, i mbijetuar i tërmetit.

Madaa dhe familja e tij u shpëtuan nga forcat e mbrojtjes civile, të njohura si Helmetat e Bardha.

Por djali i tij, vdiq. Madaa vetë, pësoi lëndime, ashtu si edhe vajza e tij.

Shkalla e madhe e shkatërrimit është e papërballueshme për Helmetat e Bardha, që po ndeshen edhe me kushtet e një dimri të ashpër.

“Ne kemi bërë një përpjekje shumë të madhe për të nxjerrë të plagosurit dhe të vdekurit nga rrënojat. Pavarësisht temperaturave të ulëta dhe ajrit të pakët në ndërtesat e shkatërruara, ne ende po vazhdojmë. Për 36 orët e fundit, ne nuk kemi reshtur së nxjerri njerëz nga rrënojat”, thotë Obeida Othman me Qendrën për Mbrojtjen Civile.

Tërmetet vdekjeprurëse kanë shkatërruar pjesën më të madhe të infrastrukturës së mbetur nga më shumë se një dekadë e luftës civile. Si rezultat, agjencitë e ndihmës thonë se ka një nevojë të dëshpëruar për mbështetje ndërkombëtare.

"Eshte çmenduri. Ndërtesat janë rrëzuar. Njerëzit janë pa ndihmë. Ata nuk dinë çfarë të bëjnë. Asnjë ndihmë nuk ka ardhur ende në Idlib dhe njerëzit nuk e dinë në se do të marrin ndihma apo jo. Jemi vërtet të shkatërruar. Kemi nevojë për gjithçka, por furnizimet mjekësore janë kaq të rëndësishme, batanijet, ushqimi. Këto janë ato që na nevojitet vërtet tani”, thotë Yakzan Shishkly me Fondacionin Maram.

Ndërkohë që pikat kufitare me Turqinë janë të hapura, shumë nga rrugët drejt kufirit janë dëmtuar rëndë nga tërmetet shkatërruese.

Është ende e paqartë se kur do të arrijë ndihma në Idlib. Megjithatë, Madaa thotë se është mirënjohës.

“Të gjithë fqinjët e mi humbën jetën dhe unë ende jetoj me familjen time edhe pse humba djalin. Është një gjë e madhe dhe falë Zotit, unë ende jetoj me familjen time”.

Por me rajonin e Idlibit që ende pret ndihmë ndërkombëtare, kërcënimi i sëmundjeve, të ftohtit dhe urisë vazhdon mbi zonën e goditur nga tërmeti, e cila tashmë ka kaluar më shumë se një dekadë luftime.

Marrë nga VOA

termet ne turqi

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron