LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët pro-rusë deklarojnë fitoren në referendumet për bashkimin me Rusinë

Votimet e organizuara me nxitim u mbajtën në katër zona - Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson - që së bashku përbëjnë rreth 15% të territorit të Ukrainës.

27 Shtator 2022, 21:29 Nga I.A
Zyrtarët pro-rusë deklarojnë fitoren në referendumet
Votimet

RUSI- Zyrtarët e emëruar nga Moska në rajonet e Ukrainës nën kontrollin rus thanë të martën se shumica mbizotëruese e banorëve votoi në favor të bashkimit me Rusinë, pas pesë ditëve votimi në të ashtuquajturat referendume që Kievi dhe Perëndimi i kanë denoncuar si të orkestruara.

Votimet e organizuara me nxitim u mbajtën në katër zona - Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson - që së bashku përbëjnë rreth 15% të territorit të Ukrainës.

Autoritetet e Luhanskut thanë se 98.5% e banorëve kishin votuar për t'u bashkuar me Rusinë, bazuar në 69% të votave të numëruara. Në Zaporizhzhia, shifra ishte 92.9%, me më shumë se 70% të votave të numëruara, ndërsa në Kherson vota "pro" ishte mbi 87%, sipas kreut të komisionit të votimit. Shifrat e Donetskut nuk kishin dalë.

Brenda territoreve të pushtuara, zyrtarët e vendosur nga Rusia i çuan kutitë e votimit nga shtëpia në shtëpi, në një veprim që Ukraina dhe Perëndimi thanë se ishte një ushtrim i paligjshëm dhe detyrues për të krijuar një pretekst ligjor për Rusinë që të aneksojë katër rajonet.

Presidenti Vladimir Putin më pas mund ta paraqesë çdo përpjekje ukrainase për t'i rimarrë ato si një sulm ndaj vetë Rusisë. Ai tha javën e kaluar se ishte i gatshëm të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur "integritetin territorial" të Rusisë.

Njerëzit e zhvendosur nga katër rajonet votuan në Rusi, ku agjencia shtetërore e lajmeve RIA tha se numërimet e hershme treguan shifra mbi 96% në favor të bashkimit me Moskën.

Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht se aneksimi nga Rusia i territoreve të tjera shtesë do të eliminonte çdo mundësi për bisedime paqeje, shtatë muaj pasi Rusia filloi agresionin ndaj fqinjit të saj. Kievi thotë se ukrainasit që ndihmuan Rusinë të organizonte votimet do të përballen me akuza për tradhti.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i kërkoi Bashkimit Evropian të vendosë sanksione të mëtejshme ekonomike ndaj Rusisë për ta ndëshkuar atë për organizimin e referendumeve, të cilat ai tha se nuk do të ndryshonin veprimet e Ukrainës në fushën e betejës.

Votimi ishte i ngjashëm me referendumin në Krime pas marrjes nën kontroll të saj nga Rusia në vitin 2014, kur udhëheqësit e Krimesë deklaruan 97% e votuesve ishin pro shkëputjes nga Ukraina dhe bashkimit me Rusinë.

Presidenti Putin tha në televizionin shtetëror të martën se votat kishin si synim mbrojtjen nga ajo që ai e quajti persekutim të rusëve etnikë dhe rusishtfolësve nga Ukraina, diçka që Kievi e ka mohuar.

"Shpëtimi i njerëzve në të gjitha territoret ku po mbahet ky referendum është në qendër të vëmendjes sonë dhe gjithë shoqërisë dhe vendit tonë," tha ai.

Moska ka ndërmarrë muajt e fundit veprime për të "rusifikuar" zonat nën kontrollin e saj, përfshirë lëshimin e pasaportave ruse dhe rishkrimin e programeve shkollore.

Referendumet u organizuan me ngut këtë muaj pasi kundërofensiva ukrainase frenoi me sukses forcat ruse në fushën e betejës në rajonin verilindor të Kharkivit.

Valentina Matviyenko, kryetarja e dhomës së lartë të parlamentit rus, tha se nëse rezultatet e votimit do të ishin në favor të shkëputjes, ajo mund të konsideronte përfshirjen e katër rajoneve në Rusi më 4 tetor, tre ditë para 70 vjetorit të presidentit Putin.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet