LIVE UPDATES
Bota

Botohej në 1913, Biblioteka e Kongresit amerikan siguron kopjen e numrit të parë të gazetës ‘Taraboshi’

30 Korrik 2019, 20:02 Nga DOSJA
Botohej në 1913, Biblioteka e Kongresit amerikan siguron kopjen e numrit

SHBA- Biblioteka e Kongresit amerikan përmban koleksionin më të pasur në botë jashtë trojeve shqiptare me letra shqipe dhe mbi Shqipërinë. Ky katalog me afro 30 mijë tituj, ndër të cilët libra, gazeta, pamflete e afishe, pasurohet çdo vit me 400-500 objekte të reja. Kohët e fundit biblioteka siguroi një kopje të numrit të parë të Taraboshit, gazetës së parë të përditshme të botuar në shqip brenda trojeve shqiptare. Çfarë vendi mban Taraboshi në katalogun e letrave shqiptare? Përse interesohet Biblioteka e Kongresit për historikun e gazetarisë shqiptare? Si i zgjedh ky institucion objektet që përfshin në arkivin e tij? Gazetarja e Zërit të Amerikës, Ardita Dunellari ishte në Bibliotekën e Kongresit për të mësuar përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Drejtori i Sektorit për Evropën në Bibliotekën e Kongresit shprehet entuziast për titullin e ri që iu shtua kohët e fundit katalogut të letrave evropiane:

“Gazeta dëshmon rrënjët. Kur ke dokumente të tilla fillestare të ndezin kuriozitet më të madh për të mësuar më shumë për atë periudhë”.

Biblioteka e Kongresit Amerikan ka në katalogun e saj disa nga gazetat më të hershme në shqip, nisma të komuniteteve emigrante, mes tyre edhe komunitetit shqiptaro-amerikan:

“Këtu në Shtetet e Bashkuara, Bostoni kishte një ndër gazetat më të hershme në shqip”. “Gazeta Kombi në Boston filloi në vitin 1906”.

Disa nga numrat e parë të këtyre gazetave ruhen në mikrofilm në arkivat e bibliotekës, dëshmi e fillesave të gazetarisë shqiptare në troje të huaja. Ato janë të hershme, por nuk botoheshin rregullisht dhe jo çdo ditë.

“Taraboshi është gazeta e parë e përditshme shqiptare, e botuar brenda Shqipërisë. Kopja që kemi doli më 26 shtator 1913”.

Botuar në Shkodër dhe pagëzuar me emrin e malit që shtrihet në këmbët e Liqenit të Shkodrës, Taraboshi ishte më tepër se një gazetë lokale e përditshme. Ajo ishte dëshmitare e kohërave të mbarsura me ndryshime historike. Në numrin e parë publicisti parashtron misionin e gazetës:

“Gazeta hapet në faqe të parë me një vështrim të përgjithshëm mbi ngjarjet në Shqipëri. Flet për grupime që ndoshta nuk janë krejt dashamirëse ndaj Taraboshit. Flet për ata që e kanë përqafuar pavarësinë e Shqipërisë. Por edhe për të tjerë jashtë Shqipërisë, si për shembull serbët, që nuk e duan ekzistencën e Shqipërisë. Faqja e parë u bën thirrje lexuesve të mos shpërqëndrohen duke u marrë me konfliktet e brendshme mes grupimeve brenda Shqipërisë. ‘Ndoshta nuk jemi dakord me qëndrimet e njëri-tjetrit, por të gjithë i duam të mirën Shqipërisë’”.

“Interesante është se artikulli që hap gazetën vazhdon në faqen e dytë në italisht. Në fund të faqes së parë ka një artikull për serbët dhe të këqiat që ata kanë bërë”.

Zoti Harris shpjegon se ky është një dokumt me rëndësi për pasurimin e katalogut të letrave shqipe:

“Mund të lexosh në libër diçka që ka shkruar një autor për këtë gazetë. Por është krejt ndryshe kur sheh me sytë e tu dokumentin origjinal. Kushdo që bën studime për këtë periudhë do të shohë dokumentet origjinale dhe prej aty frymëzohet për të kërkuar në pista të tjera”.

Ai shpjegon se biblioteka është vazhdimisht në kërkim të materialeve me vlerë akademike e kërkimore nga trojet shqiptare dhe për Shqipërinë e vende të tjera të Ballkanit. Procesi i identifikimit të materialeve që meritojnë të përfshihen në arkivat e bibliotekës është rigoroz, bazuar në standarde të larta dhe shoqërohet me një kosto të konsiderueshme.

“Na vijnë njerëz nga vende të tjera për të studiuar për vendin e tyre, pasi këtu gjen materiale që ndoshta nuk i gjejnë dot në vendin e tyre”.

Për të përmbushur këtë mision gjatë vitit të fundit fiskal Bibliotekës së Kongresit iu akordua një fond prej afro 700 milionë dollarësh. Por vlera e këtij institucioni mbetet e pallogarithshme si për Kongresin, për amerikanët, por edhe për mbarë njerëzimin.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota biblioteka e kongresit amerikan gazeta taraboshi biblioteka e kongresit amerikan gazeta taraboshi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet