LIVE UPDATES
Bota

Brenda mureve ku shërohen dhe vdesin pacientët me COVID-19

13 Korrik 2020, 15:38 Nga DOSJA

KOSOVË– “Pa oksigjen (nga pajisja) po kam frikë që s’mundem të marr frymë”, tregon një grua mbi 60 vjeçe. Gjendja e pacientëve është e rëndë, sidomos e atyre më të moshuar. Familjarë të tyre nuk lejohen të hynë brenda. “Unë i kam këtu prindërit. Që të dy janë infektuar. Baba ka qenë më keq, nuk ka mundur të marrë frymë”, tregon njëri nga familjarët.

Terapia të sëmurëve u jepet nga ballkonet e dhomave. E shumë afër ballkoneve të ndërtesës me tre kate të Klinikës Infektive, qëndrojnë familjarët e të sëmurëve, të cilët shpresojnë për lajme të mira.

Në disa klinika, ku janë të shpërndarë pacientët me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, familjarët janë lejuar të hynë te të afërmit e tyre. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë kjo është palejueshme dhe një gjë e tillë mund ta shpërndajë edhe më shumë virusin.

Më shumë se 100 pacientë janë të shtrirë në këtë klinikë. Përveç Klinikës Infektive, pacientë ka edhe në Klinikën e Pulmologjisë, si dhe në Mjekësinë Sportive, ku aktualisht janë të shtrirë pacientët me gjendje më të rëndë.

Të shtruar ka edhe në spitalet rajonale. Në gjithë Kosovën janë mbi 300 pacientë të hospitalizuar.

“Asnjëherë nuk po zbret numri i pacientëve nën 100 (në Klinikën Infektive)”, tregon infektologu Murat Mehmeti, i cili kryen vizitat çdo ditë në orët e paradites në Repartin A të Klinikës Infektive. Zakonisht në këtë vend trajtohen pacientët me HIV-AIDS. Ai thotë se edhe nëse lëshohet një pacient, menjëherë vjen pacienti tjetër.

Një ndër mjekët më të vjetër të kësaj klinike është Infektologu Salih Ahmeti. Ai ka kaluar disa pandemi, të cilat ishin prezentë në Kosovë që nga viti 1980. Ahmeti ka më shumë se tre muaj që është duke punuar pa orar.

“Këta muaj, gjumë nuk i kam bërë më shumë se 3 ose 4 orë në ditë”, rrëfen Ahmeti duke treguar sa e vështirë është përballja me këtë sëmundje. Mjekët dhe infermierët, që kanë harruar kur i kanë përqafuar fëmijët e tyre, veshin disa herë në ditë veshjet e bardha, që të mbrohen nga infektimi.

Të gjithë ata që hynë brenda në dhomat ku janë pacientët duhet të veshin këto veshje, të cilat krijojnë shumë nxehtësi në këtë kohë vere. Pastaj, ata vendosin maska me të cilën mbulohen goja dhe hunda, si dhe mburoja që vendoset mbi maskë për të mbrojtur sytë dhe pjesët tjera të fytyrës. Po ashtu, vendosen nga dy mbulesa të najlonit mbi këpucë, që të jenë sa më pak të ekspozuar karshi infektimit.

Nga infektimi nuk kanë shpëtuar as punëtorët shëndetësorë. Mbi 350 mjekë dhe infermierë në të gjithë Kosovë janë infektuar me koronavirus.

Numri i të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus, është rritur që nga fillimi i muajit qershor, kur edhe u liruan masat kufizuese për qytetarët dhe ekonomitë.

Më datën 9 korrik, vdiqën tetë pacientë me COVID-19, që ishin të shtrirë në Klinikën Infektive.

Që nga muaji mars kur u paraqitën rastet e para me koronavirus, në Kosovë janë regjistruar mbi 4 mijë e 700 raste. 102 pacientë tashmë kanë vdekur dhe mbi 2 mijë janë shëruar.

Pas rritjes së këtyre shifrave, Qeveria e Kosovës ka bërë ashpërsimin e masave dhe mbikëqyrje rigoroze në vend të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Marrë nga REL 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid-19 koronavirusi ne kosove covid-19 koronavirusi ne kosove


Sondazh

Poll
Bota 13 Korrik 2020, 15:29

ZVICËR– Qindra shqiptarë nëpër  botë kanë arritur suksese në fusha të ndryshme duke bërë shqiptarë jo vetëm familjarët, por gjithë vendin ku ato janë rritu...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen