LIVE UPDATES
Ekonomi

Brez i ‘humbur’ i COVID-19? Lumë kërkesash e pak vende pune për të diplomuarit

1 Prill 2021, 06:49 Nga DOSJA
Brez i ‘humbur’ i COVID-19? Lumë kërkesash e pak vende

Qindra aplikime ka dërguar 24 vjeçari Jordi Battlo nga Barcelona në muajt e fundit, tani “kam ndalur së numëruari”, thotë ai. Refuzimet janë kthyer në rutinë për inxhinierin e ekonomisë. “Kur sipërmarrjet as nuk të marrin konsideratë, kjo më krijon përshtypjen, se gjithçka kam bërë nuk vlen”, thotë Battlo. Në korrik 2020 ai përfundoi masterin në Business School në Madrid dhe bëri vetëm një praktikë, tani është i papunë.

Sipërmarrjet kanë ndalur punësimin në krizën e Coronës

Jordi Battlo bën pjesë tek ata miliona absolventë të rinj në të gjithë Europën që duhet të kërkojnë vendin e tyre në një treg pune të tejmbushur. Sipas Zyrës së Statistikave në Bashkimin Europian, Eurostat, papunësia e të rinjve në BE kap shifrën 17%, dhe me këtë është dy herë më e lartë se kuota e përgjithshme e papunësisë. Në tetor 2020 Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, OECD paralajmëroi që Europa rrezikon të lerë mbrapa një brez të gjithë të rinjsh. Në vitin e pandemisë jo vetëm që u ndalën punësimet, por edhe u rrit papunësia, një lumë kërkesash përballet me shumë pak vende të hapura pune, theksojnë ekspertët.

Numri i kërkesave është “rritur ndjeshëm”

Qindra kilomtra larg Barcelonës në Dublin rri ulur dhomën e fëmijërisë Georgia Burns, 23 vjeç. Që nga shtatori i vitit 2020, kur ajo përfundoi masterin në menaxhim në University College London ajo ka të njëjtat shqetësime si Jordi Battlo. “Kur e fillova masterin mendoja, ok, kur të përfundoj studimet do të gjej punë. Tani erdhi pandemia dhe unë bëj një praktikë me orar të reduktuar me pagesë minimale.”

Kurse Jordi Battlo nga Barcelona beson, se për ata që përfundojnë studimet është bërë gati e paarritshme gjetja e një vendi pune. “Për çdo vend pune ka dy herë më shumë aplikues se më parë. Madje edhe për punët ku kërkohen fillestarë aplikojnë tani persona me dy ose tre vite përvoje punë.”

Këtë zhvillim e kanë vënë re edhe punëdhënësit. “Numri i kërkesave për punë është rritur në mënyrë masive”, shprehet për Deutsche Wellen, Oliver Zischek, drejtues i sektorit të burimeve njerëzore tek Deloitte, Gjermani. Në vjeshtën e vitit 2020 kjo sipërmarrje ka marrë 425 më shumë aplikime se më parë. Kudo në Europë zyrat e Deloitte përjetojnë një fluks kërkesash.

Rëndim i gjendjes psikologjike

Vështirësia për gjetjen e një vendi pune dhe kërkimi i vazhdueshëm pa sukses ka pasoja psikologjike. Sipas një sondazhi të Organizatës Botërore të Punës dhe Forumit Europian për Rininë nga viti 2020, rreth 50% e të rinjve në të gjithë botën tregojnë shenja të frikë dhe depresionit. Edhe 23 vjeçarja Burns nga Dublini e ka të vështirë të ruajë shpresën. Georgia Burnsin e ndihmojnë tani shëtitjet me miqtë që po ashtu janë në kërkim të punës. “Të ndihmon kur ke dikë që e kupton se si është puna”, thotë ajo.

Ekspertët besojnë, se problemet e brezit të ri do të kenë pasoja afatgjata. “Mesazhi që ne marrim është që gjithçka do të normalizohet. Por rreziku i një brezi të humbur nuk është i përkohshëm”, thotë Silja Markkula presidente e Forumit Europian të Rinisë me qendër në Bruksel. Ajo i trembet faktit që për një kohë të gjatë të ardhurat e të rinjve do të mbeten të ulta. Edhe optimizmi mund të bjerë.

Ide në kohë krize

Esther Jardim nga Londra që i përfundoi studimet në vitin 2009 gjatë krizës globale financiare ka mirëkuptim për absolventët. Por nëse e shikon historinë e saj, ajo shikon edhe avantazhet që sjell një rënie ekonomike me vete. Kur ajo në vitin 2010 merrte vetëm refuzime të kërkesave për punë, Esther vendosi të bëjë një veprim radikal. Me një tabelë në gjoks ku shkruhej biografia e saj e punës ajo ecte nëpër lagjen High Holborn. Ky aksion i solli asaj 30 intervista për vende pune dhe një punë në një agjenci të madhe publicitare në Londër. Falë mediave sociale gjendja ka ndryshuar thotë ajo. “Mediat sociale kanë ndryshuar barrierat. Ju mund t’u shkruani drejt njerëzve të njohur në një firmë”, thotë ajo për Deutsche Wellen.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale punesimi i te rinjve punesimi i te rinjve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj