E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
SHQIPËRI- Covid-19 krijoi një krizë të paprecedentë në treguesit e konsumit në vend, duke e ndryshuar tërësisht sjelljen konsumatore. Përqendrimi i blerjeve vetëm në disa kategori si Ilaçe, ushqime dhe rënia kërkesës për mallra dhe shërbime të tjera, pasiguria për të ardhmen dhe humbja e vendeve të punës e çoi konsumin final të popullatës në rënie për herë të parë në historinë e tranzicionit.
Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020, konsumi final i popullatës shënoi rënie me -2.34%, niveli më i ulët historik në të dhënat e pas viteve 1990. Edhe në vitin 1997, kur shumë tregues ekonomikë u përmbysën nga trazirat civile që shkaktuan falimentet e skemave piramidale, konsumi final i popullatës shënoi rritje me 3%.
Viti 2020 ishte unik për nga dimensioni i krizës që përfshiu të gjithë globin njëherazi. Kufizimet gjatë karantinës së pranverës 2020 bllokuan tërësisht për tre muaj lëvizjet, të cilat bashkë me rritjen e pasigurive për të ardhmen ulën blerjet rutinë për shumicën e popullatës.
Sipas të dhënave të INSTAT, shitjet në volum në tregtinë me pakicë në tremujorin e dytë të vitit 2020 u uleën me 8,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, në një kohë që pjesa më e madhe e njësive të tregtisë dhe shërbimeve ishin të mbyllura gjatë dy muajve prill dhe maj. Konsumi final i popullatës ra në këtë periudhë me 8%.
Rënia vijoi edhe në tremujorin e tretë të vitit 2020, por me një ritëm më të ulët prej –3.4%, si rrjedhojë e rikthimit në normalitet të një pjese të aktivitetit ekonomik nga heqja e masave të ashpra kufizuese.
Në tremujorin e fundit 2020, konsumi final i popullatës u përmirësua duke u rritur me 1.6% në raport me të njëjtin tremujor të vitit 2020 prej blerjeve më të mëdha në produktet ushqimore dhe në medikamente.
Ecuria historike e konsumit, tregon se rekordi pozitiv i tre dekadave arriti në vitet 2007 dhe 2008 përkatësisht me 16.5 dhe 13.7% në vit.
Konsumi në këtë periudhë u stimulua nga rritja me ritme të larta e pagave në administratën publike dhe pensioneve nga njëra anë dhe rritjes së kreditimit dhe investimeve publike nga ana tjetër.
Por kriza e vitit 2008 e cila fillimisht nisi si një krizë e sektorit bankar, shkaktoi efekte negative menjëherë në konsum. Pas këtij viti, ritmet e rritjes së konsumit ranë më shumë se dy herë. Kjo rënie u nxit edhe nga një valë e lartë e emigrimit që përfshiu vendin në dekadën e tretë të tranzicionit. Një nga metodologjitë e INSTAT tregon se, prej vitit 2010 deri në vitin 2020, kanë ikur nga vendi më shumë se 600 mijë persona/ B.Hoxha.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë në një lidhje me Skype pediatre Lira Gjika. Ajo shpesh jep këshilla se si të sillen njerëzit me fëmijët, të jenë prindë...
TIRANË– Një raport i Institutit të Statistikave, INSTAT zbuloi sot se pavarësisht situatës së rënduar ekonomike në Shqipëri dhe tkurrjes së sektorëve ky&cc...
TIRANË– Instituti i Statistikave (Instat), ka publikuar sot raportin me të dhënat për rritjen ekonomike dhe ecurinë e saj përgjatë 3 mujorit të 4-të ...
SHQIPËRI– Kreditimi i ekonomisë ka ecur me ritëm të ngadaltë edhe në muajin shkurt. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia e re kishte vler...
SHQIPËRI– Transporti urban në Tiranë përveç rënies të fluksit të pasagjerëve deri në 60% nga frika e infektimeve të Covid-19, informalitetit m...
SHQIPËRI– Pjesëmarrja në procedurat e prokurimit të hapura nga autoritetet kontraktore bëhet nga ana e operatorëve ekonomikë vetëm nëse këta të fundi...
SHQIPËRI– Të dhëna të detajuara mbi emigracionin në vendet e Ballkanit Perëndimor të analizuara nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i V...
Një histori tronditëse u transmetua sot në emisionin “Shqipëria live”. Zhaneta Metani rrëfen se si djali i saj iu nënshtrua operacionit për të hequr një masë dh...
Në këtë kohë pandemie, ku shumë dilema, iniciativa, modele dhe eksperienca për të ndertuar dhe realizuar modelin më funksional të mësimdhënies dhe nxënies, u bë...
Antitrupat kundër Sars-CoV-2, të zhvilluara pas infeksionit, pësojnë ulje me ritme të ndryshme: ndërsa për disa individë, ato zgjasin disa ditë, për të tjerët, ...