LIVE UPDATES
Ekonomi

VERIFIKIMI/ Rindërtimi ngeci… por ndërtimi “fluturoi”, shifrat ‘kokëfortë’ për sektorin fantazmë të ekonomisë,

31 Mars 2021, 11:40 Nga DOSJA
VERIFIKIMI/ Rindërtimi ngeci… por ndërtimi

TIRANË– Një raport i Institutit të Statistikave, INSTAT zbuloi sot se pavarësisht situatës së rënduar ekonomike në Shqipëri dhe tkurrjes së sektorëve kyçë të ekonomisë si bujqësia, peshkimi e tregtia, ndërtimi ka pësuar një rritje të fuqishme, me plot 18.5%. Bumi i lejeve të ndërtimit është një fenomen që ka ecur në vijimësi përgjatë viteve të fundit, por rindërtimi si ka ecur?

Në dallim të madh nga ndërtimi, rindërtimi pas tërmetit nuk ka ecur me të njëjtat ritme. Për vitin 2020, ndërtimi në Shqipëri në total është dyfishuar dhe në disa raste është trefishuar. Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2020, është 554.325 m2, nga 241.708 m2 miratuar në tremujorin e katërt 2019, duke shënuar një rritje me rreth 2,3 herë. Në tremujorin e fundit 2019, niveli i lejeve të ndërtimit kishte qenë minimal, për shkak të tërmetit të 26 nëntori, që frenoi përkohësisht këtë sektor. Tirana dhe Durrësi janë dy qarqet kryesore që kanë numrin më të madhe të lejeve të ndërtimit.

Po rindërtimi? 

Përgjatë muajve të fushatës, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vonesën në përfundimin e procesit të rindërtimit me faktin që sipas tij, pandemia vonoi ndërtimin e shtëpive. 1324 familjeve që e pritën dimrin e dytë të vitit 2020-ës në çadra, Rama iu tha se faji që ishin ende në pritje të shtëpive ishte i pandemisë COVID19. “Unë dua t’i them të gjithë banorëve që janë në pritje të shtëpive që po punohet intensivisht. Proceset kanë qenë shumë të ngjeshura. Fatkeqësisht interferimi i epidemisë na vonoi pak, kryesisht për garat, pasi garat kanë qenë të hapura dhe kompanitë e kanë pasur të pamundur të marrin pjesë, sidomos kompanitë e huaja dhe kanë kërkuar shtyrje, gjë që na ka pezulluar dhe procese të tjera, por ajo që është e rëndësishme është që absolutisht në 26 nëntor, 1 vit nga tragjedia, gjërat do të jetën dukshëm ndryshe e në 26 nëntor do hapim dyert e shumë shkollave dhe do të hapim dyert e jo pak shtëpive edhe pse do të na duhet të vazhdojmë punën e të kompletojmë gjithçka vitin e ardhshëm”, – u shpreh Kryeministri Rama.

Teksa Rama justifikohej në takimet paraelektorale në lidhje me fajin, një bilanc zhgënjyes u botua në “Faktoje.al” për bashkinë e Tiranës. Ndryshe nga sa kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se banorët do të riktheheshin në banesat individuale brenda muajit nëntor 2020, në një verifikim të portalit rezultoi se vetëm 52 shtëpi ishin rindërtuar nga 870 të premtuara. 1600 familje të tjera janë në pritje të ndërtimit të pallateve, ku ndërtimi ka nisur vetëm në një lagje të Tiranës.

“Jam shumë entuziast që kemi hapur tre kantiere të reja; kështu do të vazhdojmë në çdo lagje, nga 3-4, në varësi të shtëpive të dëmtuara. Do t’u rrimë te koka përditë, çdo kantieri, derisa të shohim që u bë edhe shtëpia e fundit. Porosia e Kryeministrit është që para se të mbushet viti nga tërmeti i nëntorit, të kemi mbaruar të gjitha shtëpitë individuale. Në gjithë Tiranën do të bëjmë 870 shtëpi, pastaj në vjeshtë nisim me pallatet, të cilat marrin pak më shumë kohë, sepse edhe sistemimi, analiza dhe studimi duan më shumë kohë” – u shpreh Veliaj teksa inspektoi hapjen e themeleve për tre shtëpi të reja në Farkë të Vogël.

Por siç e shohim, procesi ende vazhdon dhe është tema kryesore e fushatës elektorale. Si qendron e vërteta? A ka ndikuar pandemia në rindërtimin e shtëpive pas tërmetit por nuk ka ndikuar tek ndërtimi në Shqipëri që vazhdon me ritme të frikshme edhe pse të paarsyetuar për disa.

Si ndikoi konkretisht COVID19 në procesin e rindërtimit kur shtëpitë e ndërtuara nga fondacionet e bamirësisë u mbyllën në kohë, dhe kur qeveria shqiptare pretendon me kokën lart, se rindërtimi është bërë me paratë e shtetit, pasi ende nuk janë marrë paratë e konferencës së donatorëve?

A u la rindërtimi me qëllim finalizimi në muajtë e fushatës elektorale apo edhe kjo është një rastësi e paqëllimshme si mijëra dozat e vaksinës që do të mbërrinin në Shqipëri, për të cilat kishin dijeni shumë njerëz në Tiranë, përveç kryeministrit?

Shifrat janë kokëfortë. Ndërtimi në Shqipëri dhe lejet u trefishuan pavarësisht COVID19. Asnjë faktor nuk pengoi ndërtimin e gradaçielave dhe rezidencave luksoze, por “virusi” edhe në këtë rast sërish preku kategoritë më vulnerabël duke i lënë në pritje të një shtëpie që po iu serviret si dhuratë në kohë fushate, por që për të kanë paguar shtrenjtë.

(F.g.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi edi rama erion veliaj rindertimi pas termetit edi rama erion veliaj rindertimi pas termetit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet