LIVE UPDATES
Bota

”Më pak dhunë, më shumë biznes”, MOTOJA e brezit të ri të MAFIA-s që po mirëarsimohet, fëmijët e shefave bëjnë n

14 Prill 2021, 15:05 Nga DOSJA
”Më pak dhunë, më shumë biznes”, MOTOJA e brezit

ITALI-Të rinjtë përfaqesojnë të ardhmen e mafias. Trashëgimtarët, protagonistë në mënyrë të vetëdijshëm ose të pavetëdijshëm, të shfrytëzuar ose jo janë sigurisht lëngu limfatik për mbijetesën e krimit të organizuar. Ata mbulojnë një gamë të gjerë rolesh.

Grupet e organizuara kriminale rrisin dhe shfrytëzojnë të rinjtë. Rekrutët janë të dobishëm. Ata mund të vjedhin, të punojnë në laboratorë të kokainës ose të detyrohen të prostituojnë. Ata gjithashtu mund të tregtojnë dhe kontrabandojnë drogë, përdoren si vrasës dhe shpesh dërgohen në vijat e para të luftimeve me armë. Shumë fëmijë janë trajnuar në përdorimin e armëve të zjarrit që në moshë të hershme, shpesh me një provë fillestare (p.sh., vrasja e një kafshe me gjak të ftohtë).

Por edhe brenda kësaj bote ka klasa, fëmijët ‘shef ‘ kanë një jetë më të  qetë. Sot, në pjesën më të madhe të rasteve ndjekin universitetet më të mira në botë, por gjithmonë me qëllimin përfundimtar që një ditë të marrin drejtimin e organizatës kriminale të trashëguar nga prindi i tyre. Ka shumë pak që heqin dorë nga trashëgimia e rolit kriminal, pasi që në fakt, është një formë e shkëlqyer shkëputjeje që është shumë e vështirë për t’u zbatua. Fëmijët e ‘shfrytëzuar’ tërhiqen nga këto grupe kriminale për shkak të fuqisë dhe parave që posedojnë dhe përdorin. Në mënyrë që rekrutët e rinj të ngjiten në hierarkinë kriminale dhe të arrijnë atë fuqi dhe para, ata duhet të fitojnë besimin me aftësitë e tyre kriminale gjë që  shoqërohet ndonjëherë edhe me koston e jetës së tyre.

Në Napoli, në moshën dhjetë vjeç, fëmijët  fillojnë të shesin drogë për klanin Camorra. Ata ju japin një armë dhe një pjesë të qytetit për t’i përdorur si vëzhgues ose si shitës droge dhe ndërlidhës. Në një transmetim nga Michele Santoro vite më parë, një i mitur Napolitan tha se “vrasja e njerëzve është e lehtë nëse nuk u shikon fytyrat e tyre” pa treguar ndonjë aluzion emocionesh ose keqardhjeje. Nëse shkonim jashtë vendit, narkot meksikane dhe kolumbiane përdorin të mitur si vrasësit më të pamëshirshëm. Efren, një i mitër meksikan 13-vjeçar i intervistuar nga CNN rreth asaj se sa vrasje kishte kryer për kartelet e drogës, tha se ai kishte humbur numërimin e numrit të njerëzve që vrau. “As nuk e dija pse po i vrisja”.

Duke iu kthyer fëmijëve të mafies, sot ata studiojnë në universitetet më të mira dhe lëvizin për të operuar në poste të larta. Këtu ka diçka. Padyshim që ka edhe fëmijë të mafies që nuk studiojnë, kërkojnë mënyrën e lehtë të dhunës, zhvatjes dhe grabitjes, por këtu kemi të bëjmë me mafien e nivelit të dytë sigurisht jo atë moderne, të orientuar drejt tregut dhe korrupsionit. Për këtë të fundit ekziston njëkohësisht një zhvillim i strategjive kriminale dhe një ulje e konsiderueshme e moshës së inicimit të botës së krimit.

Në Camorra, për shembull, aleancat forcohen nga martesat midis të rinjve nga grupe të ndryshme kriminale.Kjo gjithashtu ndodh më rrallë me Ndrangheta dhe mafien siçiliane. Grupet më të reja kriminale synojnë të zënë tregjet e ligjshme përmes logjikës sipërmarrëse që synon maksimizimin e fitimeve dhe minimizimin e rreziqeve. Ata kërkojnë bashkëpunime të jashtme për të vendosur marrëdhënie shkëmbimi me mjediset politiko-institucionale. Rekrutët e rinj kanë krijuar një strukturë retikulare që tenton të depërtojë në vendet e vendimmarrjes dhe fuqisë ekonomike-financiare, dhe brenda së cilës klanet individuale tani formojnë aleanca funksionale për të marrë objektiva specifikë. Qëndrimi i dhunshëm, në fakt, vazhdon, por kuptohet si zgjidhja e fundit vetëm nëse kërcënohen interesat e organizatave kriminale.

Brezat e rinj mafiozë ende përdorin ritet e vjetra të përkatësisë, por vetëm sepse ato janë funksionale për të përcaktuar përkatësinë dhe hierarkitë e brendshme, për të forcuar ndjenjën e identitetit dhe për t’i dhënë njohje të jashtme, madje edhe në kontekste ekstra-rajonale dhe madje edhe ndërkombëtare. Mafia e re është projektuar drejt zonave të tregut dhe kontaminon ekonominë ligjore me monopolin e sektorëve të tërë, nga kujdesi shëndetësor, te ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme ose koncesionet e kontratave dhe punëve publike.

Karakteristika e tyre e veçantë është transnacionaliteti i përdorur si një strategji ekspansioniste që synon mbi të gjitha pastrimin dhe ri-përdorimin e kapitalit të paligjshëm, duke përdorur teknika gjithnjë e më shumë artificiale të fshehjes, kryesisht rezultat i trafikut ndërkombëtar të drogës. Brezat e rinj të anëtarëve të mafias kanë zgjedhur rrugën e tyre: “më pak dhunë dhe më shumë biznes”. Ky drejtim i ri nuk është kuptuar ende plotësisht dhe ndezja e një dritë për një reflektim mbi këtë problem do të ishte shumë e rëndësishme sidomos në luftën kundër mafieve të reja.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mafia e re mafia e re

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë