LIVE UPDATES
Bota

Britania nënshkruan marrëveshjen me Serbinë kundër ndikimit rus: Do ta ndihmojmë t’i rezistojë “manipulimit”

21 Qershor 2021, 19:19 Nga DOSJA
Britania nënshkruan marrëveshjen me Serbinë kundër ndikimit

BEOGRAD- Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd e demantoi për Radion Evropa e Lirë një shkrim të gazetës britanike Telegraph, sipas të cilit, Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë kundër ndikimit rus.

Shkrimi u demantua më herët për REL-in edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Më 18 qershor, Telegraph ka shkruar se sekretari briatnik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se vendi i tij ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Serbinë për të parandaluar ndikimin e Rusisë dhe se Britania do ta ndihmojë Serbinë për t’i rezistuar “ndikimit keqdashës” dhe “manipulimit” rus.

Marrëveshja, sipas artikullit, është nënshkruar gjatë vizitës së sekretarit Wallace në Beograd, më 16 qershor.

Ambasada britanike në Beograd i tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se në marrëveshjen e nënshkruar midis ministrive të Mbrojtjes të Serbisë dhe Britanisë së Madhe “nuk përmendet asnjë shtet tjetër”.

“Dokumenti është përqendruar në konsolidimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit aktual midis ministrive të Mbrojtjes të Serbisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Dokumenti trajton tema të tilla si pjesëmarrja e përbashkët e vendeve tona në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare”, -tha Ambasada britanike.

Ajo shtoi se, gjatë vizitës, Wallace theksoi se “Mbretëria e Bashkuar e respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë”.

“Sa i përket politikës sonë [britanike] ndaj Rusisë, ajo është paraqitur qartë në dokumentin strategjik publik ‘Rishikimi i Integruar i Politikës së Jashtme dhe i Mbrojtjes’”, -thuhet në përgjigjen e Ambasadës britanike për Radion Evropa e Lirë.

Në këtë dokument Rusia është shënuar si “kërcënim”.

Më 20 qershor, Mnistria serbe e Mbrojtjes, duke mohuar shkrimin e gazetës britanike Telegraph, tha se me Ministrinë britanike të Mbrojtjes është nënshkruar një marrëveshje për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Sipas saj, me sekretarin britanik të Mbrojtjes nuk është nënshkruar asnjë dokument ku përmendet Rusia.

Një gjë të tillë nuk e ka deklaruar askund as ministri Wallace, tha ministria serbe.

“Subjekt i Marrëveshjes është zhvillimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e operacioneve shumëkombëshe, trajnimi ushtarak, mbajtja e ushtrimeve dypalëshe, shqyrtimi i përmirësimit të bashkëpunimit në domenin tokësor dhe ajror, mbrojtja kibernetike dhe rritja e mundësive për bashkëpunim midis industrive të mbrojtjes dhe institucioneve kërkimore shkencore”, -tha Ministria serbe e Mbrojtjes.

Vizita e sekretarit britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, më 16 qershor, ishte vizita e tij e parë zyrtare në Serbi. Me atë rast janë bërë edhe disa stërvitje ushtarake në bazën “Jug”, afër Bujanocit.

Gazeta britanike Telegraph ka botuar më 18 qershor një artikull me titull “Britania nënshkroi marrëveshje me Serbinë kundër ‘ndikimit keqdashës’ të Rusisë”, duke iu referuar një bisede me sekretarin britanik të Mbrojtjes dhe me një burim të paemëruar nga udhëheqësia e ushtrisë serbe.

Sipas shkrimit, Wallace ka thënë për gazetën Telegraph se është në interes të vendit të tij që “të merret me zhvillimin post-jugosllav” dhe ka shtuar se Britania do ta ndihmojë Serbinë që t’i rezistojë “ndikimit keqdashës” dhe “manipulimit” të Rusisë.

Është në interesin tonë të ndihmojmë rezistencën e vendeve si Serbia ndaj aktiviteteve dhe ndikimeve dashakeqe”, -ka thënë Wallace, sipas shkrimit të gazetës Telegraph.

Po sipas gazetës, Wallace ka deklaruar se Britaninë “nuk e shqetëson” fakti që Serbia ka marrëdhënie miqësore me Rusinë, sepse “Serbia është ushtarakisht neutrale”.

Në shkrim përmendet edhe një burim i paemëruar nga ushtria serbe, i cili ka thënë se “marrëveshja me Britaninë është një shans për të rivendosur marrëdhëniet problematike midis dy vende”.

Marrë nga REL

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ambasada britanike ben wallace ministria serbe e mbrojtjes. ambasada britanike ben wallace ministria serbe e mbrojtjes.

Sondazh

Poll
Bota 21 Qershor 2021, 17:36

GREQI-Detaje të reja janë zbuluar pas tragjedisë e cila ndodhi paraditën e sotme në Greqi ku u rrëzua një avion dhe dy pilotë humbën jetën. Mësohet se pilotët k...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet