LIVE UPDATES
Bota

Bullgaria do të vaksinojë publikun por as mjekët nuk i binden

10 Nëntor 2021, 15:12 Nga DOSJA
Bullgaria do të vaksinojë publikun por as mjekët nuk i binden

BULLGARI – Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, 25.5 për qind e stafit shëndetësor të Bullgarisë është vaksinuar. Kjo është shkalla më e ulët midis vendeve anëtare të BE-së.

“Unë kurrë nuk iu kërkoj pacientëve të mi t’i bëjnë ato vaksina. Ka njerëz që nuk e dinë se çfarë është aspirini dhe kanë mbijetuar. Marrëveshja e vetme tani është të tremben njerëzit, përmes mediave dhe burimeve të tjera të informacionit”, thotë një mjek.

Ky mjek i përgjithshëm që ka folur në kushte anonimiteti, punon me ekipet kombëtare bullgare dhe atletët olimpikë në disa sporte, përfshirë: futbollin, mundjen dhe karatenë. Ai i ka thënë Shërbimit bullgar të Radios Evropa e Lirë se nuk është vaksinuar kundër koronavirusit, sepse “nuk ka asnjë provë” që “një virus i tillë ekziston”. Ai është vetëm njëri prej shumë punonjësve shëndetësorë bullgarë që refuzojnë të vaksinohen.

Sipas Ministrisë bullgare të Shëndetësisë, rreth gjysma e një kategorie më të ngushtë të “personelit mjekësor” është vaksinuar plotësisht. Në Shtetet e Bashkuara, për krahasim, rreth 75 për qind e profesionistëve mjekësorë janë vaksinuar plotësisht. Mjeku anonim, që ka folur për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë, ka pohuar, pa sjellë asnjë provë, se “autopsitë e njerëzve që vdesin nga koronavirusi janë të ndaluara”. “Viruset e tjera vdekjeprurëse mund të diagnostikohen… me COVID-in nuk mund ta bëni këtë”, ka thënë ai.

Skeptikët e koronavirusit shpesh argumentojnë se pacientët – vdekjet e të cilëve i atribuohen sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19 – në të vërtetë vdesin nga shkaqe të tjera. Shkalla e përgjithshme e vaksinimit në Bullgari mbetet nën 25 për qind – më e ulëta në BE. Për krahasim, shkalla e vaksinimit në Portugali është mbi 90 për qind. Deri më tash, mbi 25,000 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në Bullgari, ndërsa rritja e numrit të të infektuarve ka mbushur spitalet.

Në fund të javës së kaluar, dhjetëra drejtues të shoqatave mjekësore bullgare dhe disa pacientë janë mbledhur së bashku me ministrin bullgar të Shëndetësisë, Stoycho Katsarov, për të paraqitur një front të bashkuar kundër koronavirusit. Që të gjithë me maska në fytyrë dhe me duar të shtrënguara, ata u kanë bërë thirrje bullgarëve që të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ne të gjithë po përballemi me një kërcënim të madh dhe nevojiten veprime të përbashkëta”, ka thënë Katsarov.

Nga 21 tetori, Qeveria bullgare ka marrë vendim që qytetarëve t’iu kërkohet “leja e gjelbër”, nëse duan të kenë qasje në shumicën e aktiviteteve që zhvillohen në ambiente të brendshme. Kjo leje nënkupton dëshmi të vaksinimit, të testit negativ të koronavirusit ose të shërimit nga sëmundja. Punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor duhet ta kenë gjithashtu “lejen e gjelbër”.

“Bullgaria ka dështuar me vaksinat”, ka thënë në takim me Katsarovin Stanimir Hasardjiev, i cili kryeson Organizatën Kombëtare të Pacientëve në Bullgari dhe është anëtar i bordit të Forumit Evropian të Pacientëve.

Ai ka shfaqur shpresën se bullgarët ngurrues ndaj vaksinave, do ta kuptojnë se “nuk ka komplote”. “Vëllezër, për hir të Zotit, vaksinohuni”, ka thënë ai. Aleksander Naidenov, doktor i mjekësisë dentare, i cili ligjëron për biologji në shkollën private STEM në Sofje, thotë se fajtore për shkallën e ulët të vaksinimit në Bullgari është “kultura e pakët shëndetësore”, por edhe mosbesimi ndaj autoriteteve dhe “cirku mediatik”. Ai thotë se rezistenca kokëfortë e mjekëve bullgarë për të përqafuar risitë, siç janë vaksinat anti-COVID, është trashëgimi e zakoneve të këqija të bllokut lindor.

“Shumica e tyre nuk janë kundër vaksinave, por thjesht nuk i kuptojnë vaksinat. Ata skeptikët ndaj vaksinave nuk u besojnë fare autoriteteve në Bullgari, por jo vetëm atyre. Ata nuk i besojnë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk i besojnë CDC-së [Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve] në SHBA, ata nuk besojnë në asgjë”, thotë Naidenov, i cili është bërë mbështetës i zëshëm i vaksinimit.

Skepticizmi ndaj vaksinave në Bullgari ka qenë i theksuar shumë kohë përpara se të shfaqej koronavirusi i ri. Një raport i publikuar nga Komisioni Evropian në vitin 2018, mbi “gjendjen e besimit në vaksina”, ka konstatuar se, në mesin e të gjitha vendeve të BE-së, bullgarët “kanë më pak gjasa të pajtohen se vaksinat janë të sigurta”. Kjo sugjeron nevojën për një fushatë të fuqishme të ndërgjegjësimit të publikut dhe për këshilla të besueshme mjekësore, pasi studimet e detajuara klinike kanë treguar se vaksinat e reja janë të sigurta dhe efektive.

“Prejse ka filluar pandemia dhe më vonë, kur kanë nisur të vijnë vaksinat, fushata e informimit e Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë shumë kaotike, konfuze, dhe informacionet e dhëna kanë krijuar më shumë frikë sesa besim në vaksinë”, thotë për Radion Evropa e Lirë nënkryetari i Shoqatës Kombëtare të Mjekëve të Përgjithshëm të Bullgarisë, Hristo Dimitrov.

Disa shtete evropiane, përfshirë Greqinë, Hungarinë dhe Francën, kërkojnë tashmë nga punonjësit e kujdesit shëndetësor që të vaksinohen. Disa vende të tjera që kanë shkallë të lartë të vaksinimit, të tilla si Mbretëria e Bashkuar, kanë lënë të kuptohet se planifikojnë që, së shpejti, të kërkojnë nga punonjësit e kujdesit shëndetësor që të vaksinohen. Por, shumë qeveri të tjera i kanë shmangur detyrimet e tilla. Një punonjëse shëndetësore duke testuar një qytetar për koronavirus në Berlin të Gjermanisë.

Përfaqësuesi i mjekëve, Dimitrov, thotë se ka “shumë, shumë pak” dyshues në mesin e specialistëve mjekësorë, që kundërshtojnë vaksinimin kundër koronavirusit. Sipas tij, nocioni se mjekët e përgjithshëm “e sabotojnë fushatën e vaksinimit, është thelbësisht i gabuar”.

“Ajo që e bën situatën të duket më e keqe, është se ata mjekë që dyshojnë, janë më të zëshëm”, thotë Dimitrov.

Statistikat e 5 nëntorit kanë treguar se në mesin e 16,162 rasteve me koronavirus në Bullgari, 4,424 kanë qenë në mesin e mjekëve, 5,409 në mesin e infermierëve dhe 3,180 te “personeli tjetër mjekësor”. Shoqata e Mjekëve në Bullgari thotë se numri i mjekëve të regjistruar në këtë vend është afro 33,000. Sipas saj, më shumë se gjysma e tyre janë vaksinuar plotësisht deri në fund të korrikut. Bullgaria e ka kaluar më lehtë pranverën e vitit 2020, kur Italia dhe Evropa Perëndimore kanë qenë “epiqendra” të infeksioneve të reja me koronavirus. Por, pastaj, ajo është përballur me tri valë të mëdha të koronavirusit. E fundit ka arritur kulmin në fund të tetorit, me afro 5,000 infektime të reja në ditë.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota 'daily star' antivaksinimi bullgaria mjeket ne bullgari vaksinimi ne bullgari 'daily star' antivaksinimi bullgaria mjeket ne bullgari vaksinimi ne bullgari

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri