LIVE UPDATES
Aktualitet

Burrat e Matit ngujohen në çadër, kundër ndërtimit të hidrocentralit në lumin Zall Gjoçaj

8 Nëntor 2019, 07:30 Nga DOSJA
Burrat e Matit ngujohen në çadër, kundër ndërtimit

Mat- Prej gati 2 javësh dhjetëra banorë të disa fshatrave të zonës së Matit, kanë ngritur një çadër dhe kanë bllokuar rrugën e hapur rishtazi nga një kompani koncesionare për ndërtimin e HEC-it të Sekës në lumin Zall Gjoçaj.

“Kemi jetuar mot dhe jetë në këtë zonë dhe të futet uji në tuba është turp dhe gjynah tek Zoti,” thotë 80-vjeçari Ismail Lala, një prej protestuesve. “Të lësh pa ujë gjithë këto fshatra është turp, është hata e madhe,” shtoi ai.

Ngjashëm me Ismailin banorët e zonës tremben se ndërtimi i hidrocentralit do të shterojë burimet ujore të zonës duke prekur mijëra familje në 13 fshatra – të cilat mbijetojnë falë bujqësisë dhe bletarisë, si dhe do të nxjerrë jashtë funksioni disa mullinj me ujë të cilët ato i përdorin për bluarjen e misrit dhe grurit.

Protestuesit ankohen se ato nuk janë konsultuar nga kompania dhe autoritetet përpara fillimit të punimeve për ndërtimin e hidrocentralit dhe kanë marrë dijeni vetëm kur kanë parë makineritë e rënda.

“Kjo masakër që po bëhet është e pa pranueshme për ne,”  shprehet kryeplaku i Zall Gjoçaj Adem Gjokola.

“Pas gjithë atyre protestave që kemi bërë, letrave drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore, jemi vendosur këtu në çadër, për mos e lejuar kompaninë për të vazhduar punimet.”, shtoi ai.

I pyetur nga BIRN, administratori i kompanisë Seka Hydropower, Sokol Muceku i kundërshtoi akuzat e banorëve për mungesë të konsultimeve publike, duke nënvijëzuar që koncesionari kishte angazhuar një kompani të  specializuar për ti realizuar ato.

“Janë përdorur të gjitha kanalet e komunikimit në televizionin lokal dhe në shtypin e shkruar për të lajmëruar dëgjesën,” tha Muceku. “Kompania italiane ka nënkontraktuar një firmë, të specializuar në fushën e mjedisit dhe janë marrë të gjitha hapat e nevojshme,” shtoi ai.

Prej vitit 2002 dhe deri më 2018-n, qeveria shqiptare firmosi 183 kontrata koncensionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve. Mes këtyre kontratave është dhe ajo e lidhur në vitin 2013 nga Ministria e Energjisë me kompaninë koncesionare “Seka Hydropower” sh.p.k., për ndërtimin e HEC-eve  Sekë dhe Zais.

Fillimisht kompania koncesionare ka qenë në pronësi të shoqërive “Hydro-Project”  dhe “Gener 2”, por menjëherë pas miratimit të koncesionit në shtator 2013, kompania ‘Gener 2’ i ka shitur aksionet tek ‘Hydro-Project.’  Hydro-Project sh.p.k është një kompani me investitorë italianë të specializuar në fushën e energjisë hidrike.

Në tetor të vitit 2018-të, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për objektin: “ndërtimi i Hec-it Sekë dhe Zais, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Urakës dhe zallit të Melthit”, në bashkinë Mat dhe bashkinë Mirditë. Për ndërtimin e këtij HEC-it edhe bashkia e Matit ka shprehur dakordësinë, duke arkëtuar edhe taksën e ndikimit në mjedis.

Dhimitër Koleci, nga fshati Melth, tregon se banorët që preken nga ndërtimi i HEC-it në Zall Gjoçaj, janë vënë në dijeni për atë se çfarë do të bëhej kur kanë parë makineritë dhe punëtorët që po punonin për hapjen e një tuneli, që do të devijonte ujin nga zalli i Melthit në Mat, në lumin e Urakës në Kurbnesh të Mirditës.

“Dëgjesa nuk është bërë me banorët e këtyre fshatrave që preken nga HEC-i, që janë pjesë e bashkisë së Matit, por është bërë në Rrëshen dhe kanë shprehur dakordësinë banorë që nuk kanë asnjë lidhje me zonën tonë,” tregon Dhimitri, që për vite ka jetuar në Greqi dhe që çdo verë vjen me familjen në Melth për të kaluar pushimet.

“Ne nuk kemi pasur asnjë dijeni.”, shtoi ai.

Sipas banorëve të fshatit Zall Gjoçaj, ndërtimi i HEC-eve Sekë dhe Zais, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Urakës dhe zallit të Melthit, do të ndikojë jetën e 9 mijë banorëve të zonës të shpërndarë në 13 fshatra, sepse sipas tyre do të shterojë burimet nëntokësore të cila përdoren për vaditje.

Në Melth dhe Zall Gjoçaj kanë mbetur shumë pak familje. Kryesisht bazë të ekonomisë së tyre kanë blegtorinë dhe bletarinë. Mes pyjeve të larta dhe të dendura ndodhen shumë koshere me bletë. Falë klimës dhe kushteve shumë të mira për vendosjen e bletëve në këtë zonë, arrihet që të merret 2-3 herë mjaltë nga bleta.

“Bleta kërkon që të ketë burime të shumta ujore,”  shprehet Baftjar Lala, i cili ka vite që merret me bletarinë.

“Këta e marrin ujin e fusin në tub, çajnë malin dhe e fusin në tunel e çojnë në Urakë, pastaj e marrin edhe lumin e Urakës e fusin në tub, për më shumë se 25 kilometra a më shumë devijohet rrjedha e lumit, ku është uji për bletën dhe bagëtitë pastaj,” shtoi Lala.

Administratori i kompanisë koncesionare, Sokol Muceku i tha BIRN se një pjesë e prurjes do vazhdontë të rridhte në shtratin e lumit dhe nuk prekej nga projekti i i hidrocentralit.

“Prurja ekologjike prej 200 litrash në sekond do të jetë gjithmonë në shtratin e lumit,” tha ai.

“Nuk kemi punë fare me burimet e ujit të pijshëm, sepse punimet tona nuk shkojnë deri tek burimet pasi janë në kuota më lart dhe nuk kemi punë fare,” shtoi ai.

Banorët frikësohen gjithashtu se me hapjen e rrugës për ndërtimin e hidrocentralit do të nxiten edhe prerjet e paligjshme të pyjeve.

“Këto pemë që janë këtu nuk do të jenë më me hapjen e rrugës, do i presin,” parashikon Abdi Toçi. “Ajo pak natyrë që ka ngelur e pa prekur, këta e sharrojnë siç kanë bërë në Lurë,” shtoi ai.

Zona Lurë – Dea ku shtrihet një pjesë e tubacionit, bën pjesë në listën e zonave të mbrojtura si monument natyre, së bashku me kanionet e Flimit dhe të Urakës si monumente gjeonatyrore.

“Përse për ujin? Për të ndaluar një masakër që po tentohet të bëhet në një zonë të mbrojtur që duhet ta mbrojë shteti,” përgjigjet Urim Pasha, i cili është rikthyer në vendlindje pas shumë vitesh në emigracion.

Muceku e pranoi që një pjesë e tubacionit prekte parkun kombëtar, por shtoi se zona ishte shpallur e mbrojtur pas miratimit të projektit.

Banorët janë të shqetësuar se hidrocentrali i Sekës do fusë në tub prurjen e lumit dhe do shterojë burimet ujore për 13 fshatra dhe mijëra banorë | Foto : SAmi Curri/BIRN

“Kur kemi nisur procedurat nuk ka qenë park kombëtar. Më vonë një pjesë e zonës u shtua në park kombëtar dhe ne nuk kemi pasur dijeni fare që do të shtohej,” tha ai. “Pas marrjes së lejes mjedisore dhe pas daljes së lejes së ndërtimit një pjesë ku shtrihet tubacioni është shpallur park kombëtar,” shtoi Muceku.

Një javë më parë protestuesit u përplasën me policinë dhe një pjesë e tyre janë marrë në pyetje në Prokuori, të akuzuar se bllokojnë punimet e firmës koncesionare. Tensioni pati dhe të martën gjatë një seancë në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohet padia e banorëve kundër koncesionarit.

“Jemi në vitin 2019-të, më thuaj a ka logjikë që të rrish këtu në çadër, në të ftohtë,” shprehet Pasha, duke nënvijëzuar se përballja me kompaninë vjen nga shqetësimi për pasojat që do të sjellë projekti.

“Kemi boll halle dhe probleme, tani të rrimë edhe në çadër,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burrat e matit ngujohen në çadër protestë kundër hec-ve në mat burrat e matit ngujohen në çadër protestë kundër hec-ve në mat

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë