Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Një fenomen jo i zakonte po ndodh në Hipotekën e Vlorës, ku asnjë nga drejtorët e emëruar nuk ka qëndruar gjatë në detyrë. Shkak për këtë janë bërë konfliktet me pronat në zonën e Jalës.
Për këtë situatë, në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha ka publikuar mesazhet mes një zyrtari të lartë të shtetit dhe një personi për një pronë në Vlorë, saktësisht në Jalë.
“Një zyrtar i shtetit flet me një person që është i interesuar të marri një pronë në Jalë. I thotë: thuaji të bindi Ramën, unë do bëj ç’të thotë Rama. S’kam asgjë në dorë, unë jam më i parëndësishmi. Ia çon zyrtari i shtetit, edhe vazhdon: Ata vazhdojnë me kërcënime. Uroj të tremben ata lart, por unë s’kam asgjë në dorë”, ka deklaruar Artan Hoxha.
Ai tregoi më tej: “Shtetasi që ka fituar me vendime gjykate ka edhe pasaportë greke, ndaj janë futur dhe në lojë autoritetet greke. Prandaj ka ngec sharra në goxha, se po të ishin shqiptarë do ishte ngrit në ajër. Merr një vendim nga Gjykata e Apelit në shkurt të këtij vitit. Gjykata e apelit i jep të drejtën e pronës, ndërkohë i thotë zyrës së hipotekës fshije këtë pronë që ka qenë në emër të një personi tjetër me letra të falsifikuara. Dhe do ta kalosh në regjistër të shtetit shqiptar dhe në emër të këtij personi. Çfarë ndodh pasi merr vendimin gjykata drejtori i hipotekës në Vlorë zbardh vendimin e Apelit dhe e regjistron pronën. Tani të gjithë drejtorët që venë atje iu jepet urdhri që ta pezullojnë vendimin e Gjykatës së Apeli”
Konflikti për pronën në Jalë
Në 12 shkurt, gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur që t’i japë pronën familjes Gjoka, dhe të lejojë regjistrimin e pronës. Procesi ka vijuar, dhe pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, po kanë bërë edhe shitje në palë të treta, duke zbatuar vendimin e Apelit. Ndërkohë një vendim i gjykatës së Lartë më 6 qershor, bën që palët të hyjnë në një tjetër konflikt. Gjykata e Lartë ka vendosur anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, por palët tashmë kishin nisur zbatimin e vendimit të Apelit. Dosja.al zbuloi e para se prona për të cilën palët kanë hyrë në konflikt është trualli në të cilin është ndërtuar kompleksi “Folie Marine”.
Shkarkimet në Kadastrën e Vlorës
Deri më tani, janë tri drejtorë të larguar nga Kadastra e Vlorës, bashkë me tri nëndrejtorë të kësaj kadastre. Drejtorët e larguar pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, është i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet, pasi palët e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Javën e shkuar, për të njëjtën pronë, drejtoresha që u largua sot, Elona Hodaj dhe zv.drejtori Taulant Canameti u përplasën me njëri-tjetrin. Me disa bodigardë, Canameti shkoi dhe firmosi zbatimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Hodaj e anuloi me arsyetimin se Canameti s’kishte tagër për të bërë një urdhër të tillë.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Gazetari Aldi Kozaria ka reaguar së fundmi ndaj ndotjes së ajrit që është prezente në qytetin e Elbasanit. Ai ka theksuar çdo natë, ajri rëndohet...
Tiranë- Në emisionin “Opinion” këtë të enjte janë transmetuar dy materiale audio që tregojnë se si është kryer operacioni për lirimin e 11-vjeçari Alvin ...
Tiranë- Për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja Policia është prej ditësh në aksion për kapjen e autorëve. Nga ky atentat humbi jetën shoferi i prokurorit An...
TIRANË– Gazetari Spartak Koka ka zbuluar se personi i radhës që do të vihet në pranga në lidhje me atentatin ndaj Arjan Ndojës është kundërshtari i betuar ...
TIRANË– Pas 1 muaji plot ankth e frikë për jetën e tij, 11-vjeçari Alvin Berisha ka mundur të dalë jashtë kampit “Al Hol” në veri të Sirisë, k...
TIRANË– Analisti Arjan Vasjari bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Neës24, teksa komentoi atentatin nd...
TIRANË– Avokati i Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe si “Rrumi” ka reaguar për herë të parë gjashtë ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja....
VLORË- Policia dhe FNSH-ja ka ndërmarrë një aksion blic për kapjen e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët janë përfshirë në atentatin ndaj prok...
TIRANË- Tentativa për të vrarë prokurorin Arjan Ndoja mori një kthesë tjetër pasi Top Channel duke iu referuar burimeve nga hetimi raportoi se në makine ja...
TIRANË- Prokuroria për krime të rënda ka marrë në duar disa nga dosjet gjyqësore të mbivendosjes së pronave në Durrës, ku janë të përfshirë edhe emra të nj...