LIVE UPDATES
Ekonomi

Burri kërkon të ribashkohen, nëna e tre fëmijëve: Më fiku cigaren në ballë, më tërhoqi zvarrë prej flokësh

22 Shtator 2019, 17:54 Nga DOSJA
Burri kërkon të ribashkohen, nëna e tre fëmijëve:

Formati ka ndryshuar pak në pjesën e dytë të rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”, sepse sot në studio e para vjen Mirlinda, të cilën e ka sjellë Shkëlqimi, bashkëshorti i saj. Një bashkëjetesë e pamundur pas 27 viteve. Mirlinda nuk mundi të përballonte pasojat e xhelozisë së Shkëlqimit duke i dhënë fund martesës.

MirlindaGjithë historia ime është me vuajtje. Unë jam nga Kepi Rodonit, prindërit e mi kanë qenë njerëz të thjeshtë, me halle, por nga zgjedhja e vjehrrit, atëherë u njoha me bashkëshortin tim. Vëllai jetonte në fermë Sukthi. Nusja e vëllait rrinte tek nëna e saj dhe unë kisha qejf të laja shpëlaja rrobat me dorë. Vjehrri vinte aty, kulloste një lopë dhe e pyet nusen e vëllait për mua, derisa një ditë takon vëllain. Punoja në një firmë këpucësh, shkoja në këmbë, sepse nuk kishte mjete transporti. Pas 2 muajsh fejesë do të rrëmbej më thotë. Pas martese pushova për dy javë, punonte motra e këtij dhe të afërm tek e njëjta fabrikë dhe ky nga xhelozia më kërkon ta lë punën. Kam djalin 21 vjeç dhe dy vajza të vogla. Martesa ka qenë me shumë vuajtje, ishte xheloz, nuk më lejonte të dilja tek porta, por unë e lashë punën. Fëmija e parë më vdiq nga torturat, nuk di çfarë të them, unë qepja këpucët në shtëpi ai nuk më linte të dilja tek dera të merrja furnizim apo materiale që mi sillnin. Vjen vëllai i madh dhe më pyet për shenjat, jam vrarë tek tavolina i thashë, por më kishte gjuajtur me grusht në sy. Sot unë jam vetëm me dy vajzat në shtëpi me qera, djalin e kam jashtë shtetit. Nga gjendja ekonomike isha keq, por tani mu bënë gocat krahë dhe djalin e kam të fejuar. Punova me djalin, por ky i thotë djalit të kujdesej për mua. Djali më thotë se i ka dalë një mundësi për jashtë, por i kërkova të rrinte pranë, mos të më linte vetëm me bashkëshortin, por më tha se kishte folur me të atin dhe ai nuk do më ngacmonte. Sa u largua djali ky vazhdoi përsëri. Tek puna i thotë përgjegjëses sime të më heqi, saqë edhe cigaren në ballë ma ka fikur. Kam kërkuar edhe divorcin prej tij.

Zoti Shkëlqim vjen në studio, ndërsa Mirlinda është në anën tjetër të murit për të dëgjuar versionin e tij të historisë.

Shkëlqim: Kam ardhur të kërkojë një falje publike bashkëshortes sime Mirlinda Banushi, debate, mosmarrëveshje, acarime, trasheshin gjërat.

Ardit Gjebrea: Në çdo shtëpi ka mosmarrëveshje, cilat kanë qenë mosmarrëveshjet tuaja në familje?

Shkëlqim: Më shumë fryrje nga të jashtëm, pak xhelozi, mosbesim. Kam 26 vite martesë, prej 5 muajsh ajo ka dalë në shtëpi me qira me dy fëmijët e vegjël. Filluam një punë prej Tetorit që kaloi në një pikë shumice aty ku banojmë, dy javët e para kalonim si ora me sahat, shumë mirë, pak në punë ajo, pak unë me djalin, se iki në kurbet në Greqi me pasaportë. Sikur ramë në sy, pronarja aktuale filloi ta shfrytëzonte me pak rrogë, pa siguracione, nga puna e dërgonte në shtëpinë e saj, më laj shtëpinë, magazinën. E diskutova me djalin i thashë shko fol se t’i e ke gjetur punën me mamin mos të lodhej se merrte pak lekë. Unë bëja rrobat gati, gjellën, kafen se ajo lodhej, nuk ka punuar ndonjëherë në 26 vite, unë e kam mbajtur.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk ka punuar? Nuk ka dashur?

ShkëlqimKanë qenë fëmijët e vegjël, një gocë e kam 5 vjeçe, tjetrën 10 vjeç. Tani pronarja ngaqë unë fillova mos ta lija të punonte, filloi t’i fuste xixat nuses sime. Pse e mban atë burrë? Ai nuk të lë rehat, të ruan se çfarë bën, ndërhyri shumë, ajo sa vinte në shtëpi debatonte me mua.

Ardit Gjebrea: Pra ti mendon që është pronarja e punës ku punon ajo që futi sherrin në familje?

Shkëlqim: E para ajo, që atëherë filloi sherri në familjen time.

Ardit Gjebrea: Kur thua që atëherë referohesh para sa kohëve?

Shkëlqim: Shtator-Tetor.

Ardit Gjebrea: Deri në Tetor ju keni qenë një familje pa asnjë problem?

ShkëlqimProbleme çdo familje ka, por gjëra që rregulloheshin. Pas shumë kohësh me djalin që e kam si shok tani i tha mamit ik nga kjo punë mos të bëni konflikte çdo natë, po të isha xheloz nuk e nxirrja prapë në punë. Të dy kërkuam në disa firma, në fabrikë peshku nuk duronte dot të ftohtin, në rrobaqepësi nuk i pëlqeu, tani punon në Shkozet në fabrikë këpucësh.

Ardit Gjebrea: Shkëlqim, cila është situata sot që ne flasim?

ShkëlqimAjo ka pesë muaj që është larguar nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Pse?

Shkëlqim: Nuk e di, mosmarrëveshje pra që tregova.

Ardit Gjebrea: Nuk ke mundur të gjesh dot gjuhën e përbashkët?

Shkëlqim: Jam munduar me shpirt, pesë muaj rresht, jo më larg se pardje që kërkoi një akt mbrojtje që edhe gjykatësi i tha pse e kërkon të ka cenuar, të ka rrahur.

Ardit Gjebrea: Ajo tani është në aktin e mbrojtjes?

Shkëlqim: Po, sepse pushimet i ka marrë në punë dy javë leje, por pronarja e merr në punë fshehurazi meje, i thotë denoncoje, por ajo nuk mendon thellë që fëmijët e vegjël i lë vetëm atje në shtëpinë që ka me qera.

Ardit Gjebrea: Që të ketë një akt mbrojtje do të thotë që t’i mund të kesh patur edhe sjellje jo të pranuara prej saj.

ShkëlqimShumë mirë pra, edhe gjykata i tha duhet të kesh këto gjëra që të vish të kërkosh akt mbrojtje, i kam dalë përpara i kam thënë grua shko në shtëpi, siguro fëmijët që i ke të vegjël, pastaj shko puno se do jetoj edhe ajo.

Ardit Gjebrea: Gjatë jetës tuaj ka patur momente që t’i je sjellë jo mirë me të?

ShkëlqimKa patur disa raste.

Ardit Gjebrea: Dhunë nuk ka patur?

ShkëlqimDhunë jo, se nuk do të isha sonte këtu.

Ardit GjebreaNëse do ishte Mirlinda dhe do ta dëgjonte këtë ti si mendon që do të përgjigjej ajo je sjellë në mënyrë ekstreme apo jo?

ShkëlqimE mendoj se edhe në polici ka kërkuar mbrojtje, e kanë verifikuar dhe më kanë nxjerrë prapë, në seancë pajtimi iu luta prapë.

Ardit Gjebrea i drejtohet Mirlindës e cila nuk pranon asnjë prej pretendimeve të tij.

Mirlinda: Fëmijët e mi dy muaj që kam punuar kanë mbushur barkun me bukë.

Ardit Gjebrea: Kam një pyetje për të dy, a nuk i keni diskutuar këto më parë bashkë?

Shkëlqim: Disa herë zoti Ardit edhe kjo e di shumë mirë. Ja kam sjellë të gjitha me faturë në shtëpi, nuk jam as i alkoolit.

Ardit Gjebrea: Nuk ka qenë i alkoolit Shkëlqimi?

MirlindaDy vjet ka zoti Ardit që e ka lënë rakinë.

Shkëlqim: Ka 4 vjet se 1 gotë raki e pi çdo njeri.

Ardit Gjebrea: Unë pata rastin të flisja pak me Mirlindën, por ajo tregoi se i ke fikur cigaren në ballkë.

ShkëlqimAjo mund të thojë çdo gjë, por nuk është e vërtetë.

Mirlinda: Është e vërtetë, vetëm këtë nuk e them që të gënjejë.

Mirlinda: Kur kam shkuar në punë, në mes fermës më ka tërhequr zvarrë dhe më thotë shko në shtëpi.

Shkëlqim: Unë nuk di ku të ankohem.

Shkëlqim: Unë kërkoj në 26 vite martesë i jam lutur, për hatër të fëmijëve, të më japi edhe një mundësi të fundit,për fëmijët, i betohem që nuk ka për të parë gjë më të vogël prej meje.

Ardit Gjebrea: I do vajzat e tua?

Shkëlqim: Vajzat i dua me shpirt.

Ardit GjebreaPo sikur dikush nesër ta merrte vajzën tënde ta tërhiqte prej dore në sy të të gjithëve ta godiste, t’i fikte cigaren. Çfarë do i bëje t’i atij djali që do guxonte ta bënte këtë?

ShkëlqimNë radhë të parë do merrja arsyen se përse do ndodhte kjo, nuk është e vërtetë që e kam tërhequr sepse do më merrte policia, e kam kapur prej dore. Fëmijët nuk lihen mes rrugëve në tortuar, mami ka ikur në punë, vajzat kërkojnë babin në lokale. Unë kësaj nuk i afrohem 100 metra.

Ardit Gjebrea: A ka më besim Merlinda tek ti?

ShkëlqimKjo më ka përmendur disa herë që pse nuk sillesh si vëllai.

Mirlinda: Unë po ika nuk kthehem më pas. Nuk kam debate në shtëpi, më ka torturuar, tre fëmijë janë të atij, po të dojë të shkojë të bëj analiza të tre fëmijëve, se me zor i kam rritur tre fëmijë, se ai vëllai që kam në Kep të Rodonit më ka sjellë të gjitha, bukën, lekët më ka rritur fëmijët.

Shkëlqim: Po unë çfarë kam bërë? Kam pritur ndihmë nga vëllai jot?

Ardit GjebreaNuk mendoj se Çimi të shkojë deri këtu, nuk besoj që ai ta mendoj këtë.

Mirlinda: Po e ka bërë saqë më tha edhe djali i madh mami shkojmë bashkë të bëjmë analizat. E vras unë motrën tha vëllai.

ShkëlqimiVëllai i saj është pengesa e parë, kryesori që më ka ndarë, sepse kjo e telefononte dhe i thoshte që më rrahu, derisa i mbushi mendjen dhe i pagoi qeranë dy muaj, ndërsa tani e paguan vet.

Ardit GjebreaKa ndenjur 26 vite me ty, të ka dhuruar tre fëmijë. Përse duhet të gënjejë?

Shkëlqimi: I mban krah vëllait, sepse ai e nxori në shtëpi të madhe. Ai i thotë se po të pajtohet me mua në shtëpinë e tij nuk ka më vend. Ajo e di shumë mirë që njerëzit e saj kanë ndërhyrë tek vëllai i saj, por ai thotë nuk dua të flas me atë qen, por jam babai i fëmijëve. Pse më ofendon? Kjo thotë më mirë fle me qen se me ty. Nëse kjo ka vendosur të martohet me një tjetër të më thojë.

Ardit GjebreaNuk besoj që Mirlinda do donte të martohej përsëri.

ShkëlqimiPo si i bëhet, në gjyq të kërkojë direkt ndarje? Kaq shpejt? Si t’ia bëj pra? Vëllai i ushtron presion kësaj, po s’kam fëmijët t’i pyesja këtu në sy të publikut.

Mirlinda: Jo, jo. Ai më ka thënë zgjidhe vet. Unë i di vuajtjet e mia, ai më ka ndihmuar nga gjendja ekonomike, po kush është ai që do të ndajë motrën me tre fëmijë.

Familja është si buka që mbledh pjestarët në të njëjtën tryezë. Ajo tashmë është thyer dhe për Mirlindën është e pamundur një rikthim me Shkëlqimin. Vlerësojini njerëzit e dashur sa i keni pranë vetes…!

Marrë nga tvklan.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale ardit gjebrea e diela shqiptare ardit gjebrea e diela shqiptare

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet