LIVE UPDATES
Aktualitet

“Burri më goditi me thikë në kokë”/ Historia e trishtë e Siborës që e martuan kur ishte 12-vjeç: Vjehrra më detyroi

26 Maj 2020, 12:08 Nga DOSJA
“Burri më goditi me thikë në kokë”/ Historia e

Tiranë– Ishte vetëm 12-vjeç, kur fati e deshi që të martohej dhe të përballej me jetën e vështirë dhe vuajtjet e njëpasnjëshme. Sibora Ahmeti, vajza guximplot që u bë nënë kur ishte vetëm 14-vjeç, dhe sot që është 22 vjeç ajo ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Sibora e ka quajtur studion si një nga mbështetësit e saj të mirë, pasi nga kjo studio ajo gjeti dikur babain e saj, të cilin nuk e njihte që në moshën 1-vjeçare.Thirrja e saj është një thirrje shpirti, kujt i drejtohet këtë herë 22-vjeçarja? Nga kush është braktisur dhe dhunuar këtë herë?

Përveç vuajtjeve të shumta, e reja është përballur edhe me dhunën nga bashkëshorti, i cili siç tregon ajo, e ka goditur edhe me thikë.

“Kohet e fundit burri me dhunonte shume, vinte nga puna edhe me shante nga mami, godiste me grushta. Nuk e durova me dot. Nga kjo martese linden tre femije. Femijen e pare e linda 14 vjece, te dytin e linda 17 vjece ndersa femijen e fundit 21 vjec. Kam dy goca edhe nje cun. Femija i pare eshte 6 vjec, cuni eshte tre, ndersa djali i vogel eshte 1 vjec. Kisha celebrime, por nuk e vazhdoja me martesen sepse ai vinte dhe arriti te me dhunonte edhe me thike. Erdhi nje dite ne shtepi me tha me jep buke, i dhashe buke, edhe u ula te haja edhe per vete. Pastaj ai me ngriti nga buka dhe me tha me shtro te fle, u cova dhe ai filloi te me godiste me thike ne koke.

“Une vendosa te merrja femijet edhe u largova, shkova ne xhami. Por nuk gjeta asnje rrugezgjidhje, tani jetoj te mami e cila jeton ne nje qender sociale, jam e deryruar te rrij deri ne 4 te pasdites jashte sepse ata te qendres sociale nuk pranojne. Une kam qene ne emisionin tuaj per te kerkuar babin pasi nuk dija asgje se ku ndodhej. Por une e kerkova edhe per te me dhene nje prokure per te dal jashte shtetit. Pasi e gjeta babin ai asnjehere nuk u be me i gjalle. Une dua qe te beje nje apel qe te strehohem pasi ndihem e vetmuar edhe e pasigurte”, rrëfen e reja.

Më tej, 22-vjeçarja tregon si nisi rrugëtimi i vuajtjeve të saj, që nga martesa me shukuesi, në moshën 12-vjeçare, e deri te përballja me vjehrrën, e cila e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale që në atë moshë, përcjell “BalkanWeb”.

“Më martuan me shkuesi, djali i tezes kishte krushqi me familjen e ish-burrit. Kam kaluar një fëmijëri shumë të vështirë, erdhën këta njerëzit e burrit edhe më kërkuan dorën, unë isha vetëm 12-vjeç. Familja më fejoi sepse ne ishim në kushte shumë të vështira. U fejova edhe që në javën e parë të fejesës më morën njerëzit e burrit edhe nuk më kthyen kurr sepse më pohuan që nuk kishin mundësi të bënin ceremoninë e dasmës. Unë qëndrova përfundimisht aty, por akm punuar shumë, kemi jetuar në Gjirokastër kemi mbledhur sherebel. Kur jam përballur me këtë vuajtje mendova se mamin tim e hëngrën në bes. Pasi mami është mërzitur shumë për këtë martesë. Jeta ime ka qenë shumë e vështirë, njerëzit e burrit më kanë trajtuar shumë keq, burri i dëgjonte shumë njerëzit e vet, një mijë herë më përzënë nga shtëpia edhe më ka marr. Kishim grindje nga mos pasja edhe fëmijët ishin të vegjël.Filloi të ushtronte dhunë pastaj, jeta ime ka qenë vetëm vuajtje, dhimbje. Unë nuk ngelesha shtatëzënë edhe ata i thoshnin mamit tim që merrese nuk bënë fëmijë.

Kur më çuan në një doktorr ai vuri duart në kokë edhe tha çfarë kërkoni kjo është një fëmijë për vete vetëm 12-vjeç. Kur vjehrra më çoi në një mjek tjetër ai më dha një letër me vulë që jepte siguri që unë do të bëja fëmijë. Nga ana e burrit u prit shumë mirë kjo gjë. Momenti kur rash shtatëzënë mendova nga momenti që lind ky fëmijë familja do mblidhej më shumë. Kam vuajtur shumë gjatë lindjes së parë. Celebrimin e kam kryer kur unë isha 18 vjeçe. Linda djalin 14-vjeçe. Kur shkova në spital për të lindur mjekja më tha që ti je shumë e vogël. Nga mosha 12 vjeçe e deri tani që jam 21 vjeçe kam vuajtur shumë. Kam pasur probleme shumë edhe me bashkëshortin, prindrit e atij nuk më donin. Ekonomia ishte e dobët shumë. Kishim debate edhe kur unë edhe burri jetuam veç tyre në shtëpi me qera. Më ka mbajtur mami im katër vite në shtëpi edhe kur isha shtatëzënë. Bashkëshorti im ka një vit që ushtronte dhunë ndaj meje.Kur erdha në emisionin tuaj disa vite më parë erdha për të kërkuar babin, edhe nuk doja që të tregoja për familjen nga burri që ata më dhunonin apo nuk kaloja mirë atje.

Ai më dhunonte vazhdimisht, edhe sot që kam ikur nga shtëpia, ika pas një debati shumë të fortë. Kanë qenë orë të natës, por në mëngjes unë mora disa rroba të fëmijëve edhe u largova. Kam katër muaj që jam larguar edhe ai nuk ka reaguar asnjë mom ent. ai nuk ka pyetur njëherë për fëmijët. Mami im jeton në një shtëpi sociale, edhe ata nuk më fusin dot brenda.Dua një mbështetje ku të rri me tre fëmijë, se djali bënë 6 vjeç tani edhe ma thot gjithëmonë kur do filloj shkollën. Dua ndihmën tuaj për sjelljen e dokumentave nga Kuçova në Tiranë. Jam detyruar nga vjehrra ime të kryej marrëdhënie seksuale në moshën 12-vjeçare. Unë e kundërshtova sepse i thashë që i kam dhënë fjalën mamit dhe nuk mund të fle, por ata më detyruan të kryeja mardhënie. Edhe kjo ndodhi, unë u dorëzova, nuk kisha çfarë të bëja”, tregon e reja.

Marrë nga Ballkan web 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sibora ahmeti sibora ahmeti

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit