LIVE UPDATES
Aktualitet

Çdo DETAJ! Çfarë dimë deri më tani për vdekjen e rusëve në Qerret, LËVIZJET e fundit

21 Tetor 2021, 16:05 Nga DOSJA
Çdo DETAJ! Çfarë dimë deri më tani për vdekjen

TIRANË– Vdekja e katër turistëve rusë në një hotel në Qerret thuajse një javë më parë është kthyer në ngjarjen më të bujshme të muajve të fundit në vend. Kjo për shkak të misterit dhe hijeve të dyshimit për histori me spiunazh. Dosja.al do të sjellë të gjithë dinamikën e lëvizjeve të tyre nëpër Shqipëri dhe detajet nga dosja hetimore në Prokurorisë së Kavajës lidhur me çështjen.

Bazuar edhe në dëshmitë e guidës turistike që kishin marrë rusët në Shqipëri, por edhe tek të dhënat e sistemit TIMS, mësohet se turistët kanë hyrë në Shqipëri më datë 10 tetor, e janë vendosur në hotel rreth orës 22:00 të mbrëmjes. Hotelin në zonën e Qerretit, Hotel “Gloria”, e kishin zgjedhur vetë nga lista e hoteleve të propozuar. Pasi janë akomoduar kanë lëvizur nëpër Shqipëri pasi kishin marrë vetë që nga Tirana një makinë me qera. Pas 5 ditësh duke eksploruar Shqipërinë, në datë 15 tetor ata janë nisur drejt Maqedonisë së Veriut, së bashku me 4 miqtë e tyre tusë. Gjatë rrugës kanë ndaluar për të ngrënë në zonën e Librazhdit.

Turistët kishin konsumuar ushqime që i kishin me vete, por kishin porositur edhe të tjera në restorant. Të njëjtën ditë, rreth orës 13:00, kishin ngrënë drekë në një restorant në Ohër. Në lokal kishin porositur 3 peskavica dhe njëri prej tyre peshk, ushqim që e kishin shoqëruar me nga një gotë raki. Gjatë rrugës në kthim kishin ndaluar sërish në zonën e Librazhdit, ndërkohë që telefonuan edhe në hotel për t’i bërë gati dhomën e pishinës dimërore, pasi dëshironin që ta frekuentonin.

Por pikërisht aty u gjetën pa shenja jete. Ndihma e parë iu dha nga recepsionisti i hotelit, një student mjekësie, por nuk ia doli që t’i kthente në jetë. Por ajo që bën përshtypje nga vdekja e tyre është fakti se ka qenë e menjëherëshme, e madje asnjë prej tyre nuk ka tentuar që të kërkojnë ndihmë për të shpëtuar. Si ka mundësi që trupat e katër personave të ndryshëm, të moshave të ndryshme, të reagojnë njëjtë ndaj çfarëdolloj agjenti të jashtën.

Sergei Burenkoc, u gjet i shtrirë përdhe në mënyrë të çrregullt, në cepin verilindor të pishinës pranë shezlongut të parë në radhë. Në anën lindore të pishinës në mesin e gjatësisë së saj u gjendën Natalia Burenkova dhe Nikita Belousov, edhe këta në gjendje të çrregullt. Ndërsa më anën perëndimore të pishinës në shezllonin e mesit u gjet Ekaterina Burenkova. Veçoria e përbashkët që kishin të gjithë, ishte fakti se janë gjetur me rroba të lagura banje, ç’ka do të thotë se të gjithë ishin futur në pishinë.

Me zbulimin e trupave, këtu nis edhe saga për zbardhjen e ngjarjes, e cila po hetohet si vrasje në rrethana cilësuese. Por ndërkohë që Rusia nuk ka sjellë asnjë ndihmë për hetuesit shqiptarë, autoritetet vendase përplasen me njëri-tjetrin. Instituti i Shëndetit Publik akuzohen OPGJ-të e Kavajës se nuk i kanë marrë siç duhet kampionët e ujit dhe të klorit nga pishina. Ndërkohë që kanë shkuar vetë për të marrë kampione të reja.

Gjithashtu nga dhomat në të cilat ishin akomoduar viktimat u morën për ekzanimime të mëtejshme produktet ushqimore dhe mbetje të tyre me qëllim ekzanimimet. Ndërsa nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë rezulton se viktimat deri në momentin e futjes në ambjentet e SPA-së kanë qenë në gjendje të rregullt fizike. Po ashtu, autoritetet shqiptare kanë bërë edhe një “gafë” tjetër. 4 rusët e tjerë janë marrë në pyetje vetëm me ndihmën e guidës së tyre, e më pas janë lënë të largohen, pa iu kontrolluar për asnjë moment sendet personale.

Me gabime e gafa misteri vazhdon! Trupat e katër turistëve rusë pritet të tërhiqen nga djali i familjes, i vetmi i mbijetuar, i cili ndodhej në Rusi në momentin që ndodhi tragjedia. Por pritet që më parë të dalin rezultatet e autopsisë mjeko-ligjore që po u bëhen kufomave. Dyshimet e para janë tek ndonjë asfiksi e mundshme për shkak të përdorimit të klorit në pishinë, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të një vrasjeje me agjentë. Tek e fundit kjo nuk është histori e padëgjuar për Rusinë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

“Dukeshin të lodhur”/ Vdekja e 4 rusëve, flet menaxherja: Ishin në udhëtim atë ditë

“Hodha 1 gotë klor”/ 4 rusët e vdekur, flet mirëmbajtësi i pishinës: E shoh me sy

Zbardhet dëshmia e ukrainases që shoqëroi turistët rusë: Ja të gjitha lëvizjet

DOSJA! Vdekja e turistëve rusë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe nga pishina

4 rusët, shkelje me përkthimin/ Si i morën në pyetje prokurorët të mbijetuarit

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj