LIVE UPDATES
Politike

Çelja e negocitave me BE-në, flet komisionieri Olivér Várhelyi: Për Shqipërinë thelbësor mbetet sundimi i ligjit

8 Korrik 2020, 12:30 Nga DOSJA
Çelja e negocitave me BE-në, flet komisionieri Olivér

DW: Z. Komisioner Várhelyi, çfarë rëndësie ka hartimi i draftit të kuadrit të negociatave për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilin Komisioni Europian, ia vuri në dispozicion javën e kaluar, Këshillit Evropian? Çfarë qëllimi arrihet me hartimin e tij?

Olivér Várhelyi: Prezantimi i draftit të kornizave negociuese për Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut në Këshillin e BE shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, që kemi paraqitur në shkurt, për ta bërë procesin e pranimit më të besueshëm, më dinamik, më të parashikueshëm dhe me një orientim më të fuqishëm politik, Pres me padurim diskutimet me shtetet anëtare dhe mbajtjen sa më shpejt që të jetë e mundur të Konferencave të Para Ndërqeveritare me dy vendet. E ardhmja e tyre qëndron qartë në Bashkimin Evropian dhe unë jam i sigurtë që ato do të vazhdojnë të zbatojnë reformat në rrugën e tyre drejt BE, siç kanë bërë deri tani.

Cilat janë direktivat dhe parimet kryesore në draft- kuadrin e negociatave për Shqipërinë?

Olivér Várhelyi: Çdo kuadër negociues vendos direktiva dhe parime për negociatat e hyrjes në BE për secilin vend kandidat dhe është i ndarë në tri pjesë: në pjesën e parë janë parimet drejtuese, kryesore të negociatave të hyrjes në BE; në pjesën e dytë thelbi i EU acquis; në të tretën procedura e negociatave. Qëllimi i negociatave është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të adaptojnë EU Acquis në tërësinë e tij, ta zbatojnë atë plotësisht dhe përforcojnë zbatimin e tij gjatë procesit të hyrjes në BE.

Draft-kuadret negociuese përpilohen duke u mbështetur në përvojën e zgjerimeve të mëparshme të BE dhe të negociatave të pranimit në vazhdim e sipër. Ato integrojnë metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, marrin parasysh evolucionin e EU Acquis, dhe reflektojnë si duhet meritat e vetë vendeve dhe situatat e tyre specifike.

A janë këto direktiva dhe parime, që ju sapo prezantuat, të njëjta si për Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut?

Olivér Várhelyi: Draft-kuadret e bisedimeve për të dy vendet janë shumë të ngjashme me njëri- tjetrin, por ato marrin parasysh situatat specifike të secilit prej dy vendeve.

Si ka gjetur vend në draftin e kuadrit të negociatave për të dyja vendet metodologjia e rishikuar e zgjerimit ?

Olivér Várhelyi: Metodologjia e rishikuar synon ta bëjë procesin e zgjerimit më të besueshëm, me një orientim më të fuqishëm politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Besueshmëria është përforcuar përmes një përqendrimi edhe më të fortë në reformat themelore, duke filluar me sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratën publike, si dhe ekonominë e të dyja vendeve. Propozimet parashikojnë gjithashtu një drejtim më të fortë politik të procesit dhe më shumë dinamizëm duke organizuar kapituj negociues në grupime tematike. Parashikueshmëria e procesit të anëtarësimit mund të përmirësohet cilësisht nga më shumë qartësi për pasojat pozitive që mund të sjellë progresi i reformave si edhe nga pasojat potenciale negative në rast të mungesës së progresit, ngecjes për një kohë të gjatë ose rrëshkitjes pas në zbatimin e reformave dhe përmbushjes së kërkesave të procesit të hyrjes në BE.

Cilat mund të konsiderohen nga Komisioni Europian situata specifike në Shqipëri dhe si pasqyrohen këto situata në draftin përkatës të kuadrit të negociatave?

Olivér Várhelyi: Çështjet që pasqyrohen në draft kuadrin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë janë të renditura në mënyrë specifike në konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, të Këshillit të BE, të Marsit 2020.

A është Shqipëria në rrugën e duhur për të përmbushur në kohë dhe me cilësi këto çështje, të përcaktuara në konkluzionet që sapo përmendët, të kërkuara edhe nga Bundestagu gjerman, pra para Konferencës së Parë Ndërqeveritare?

Olivér Várhelyi: Në përgjithësi dhe pavarësisht nga sfidat që paraqet shpërthimi i COVID-19, Shqipëria ka vazhduar të tregojë angazhimin e saj dhe të arrijë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore, të identifikuara në konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Këshillit Evropian, të marsit 2020. Në mënyrë të veçantë, Shqipëria ka bërë tanimë përparim në përmbushjen e kushteve që duhen plotësuar para Konferencës së parë Ndërqeveritare. Arritja e fundit ishte marrëveshja ndër-partiake për reformën zgjedhore, me pjesëmarrjen e të gjitha gjitha partive politike, brenda dhe jashtë parlamentit. Kjo tregon përkushtim, dëshmon gjithashtu se Shqipëria po jep rezultate edhe në kohë nga më të vështirat. Ne kemi besim se Shqipëria do të vazhdojë të zbatojë me sukses reformat e nevojshme. Ende nuk është caktuar asnjë datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, e cila duhet të thirret sa më shpejt që të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit të negociatave nga Këshilli Europian.

Çfarë hapash duhet të ndërmarrë Shqipëria për të shmangur prapambetjen në zbatimin e reformave ose ngecjen në çështje të tilla si sjellja para drejtësisë të ish-zyrtarëve të lartë publikë të korruptuar ose atyre aktualë, abuzues me detyrën në pushtetin local duke patur parasysh parashikueshmërinë e procesit të pranimit?

Olivér Várhelyi: Është shumë e rëndësishme, është thelbësore që Shqipëria të mbështetet në arritjet e fundit dhe të vazhdojë përparimin e reformave, në fushat e sundimit të ligjit, gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë dhe mbështesë autoritetet shqiptare në përpjekjet e tyre.

Intervista me Komisionerin Várhelyi u zhvillua me shkrim.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be 2020 olivér várhelyi celja e negociatave me be 2020 olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen