LIVE UPDATES
Politike

Çështja Çame, deputetja Piro: Është ende pa drejtësi, shteti shqiptar duhet ta zgjidhë

25 Qershor 2020, 17:13 Nga DOSJA
Çështja Çame, deputetja Piro: Është ende pa

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste, Tatiana Piro, nga foltorja e Kuvendit ka kujtuar sot çështjen Çame. Në fjalën e saj në Kuvend, Piro tha se kanë kaluar 76 vite nga tragjedia më e madhe shqiptare, por sërish nuk është gjetur drejtësi.

Deputetja tha se ka kërkuar që Çështja Çame të shihet në të gjithë dimensionin e saj human dhe  mirëpret që ministria e Arsimit të garantojnë trajtimin e plotë të kësaj çështje në tekstet historike për brezin e ri në shkolla si dhe caktimin e datës Jubile 27 Qershorin, si një ditë kombëtare të kujtesës së tragjëdisë Çame.

FJALA E PLOTË

Kërkoj mirëkuptimin dhe vëmëndjen tuaj, të të gjithëve pa përjashtim, për të ngritur sërish në këtë Kuvend të shqiptarëve një nga çështjet që shënjon ndërgjegjen e të gjithëve ne, Çështjen Çame.  Zonja dhe Zotërinj, Këtë vit mbushen 76 vite nga tragjëdia e madhe e shqiptarëve të Çamërisë dhe kur kanë kaluar mëse triçerek shekulli, Çështja Çame pret ende drejtësi. Këtu, në këtë foltore, një vit më parë iu drejtova këtij Kuvendi duke nënvizuar se është “detyrimi ynë që Çamëria të mos harrohet”. Si bijë çame, e ndjej privilegj t’i kujtoj këtij Kuvendi se ka miratuar një rezolutë e cila detyron qeverinë dhe shtetin shqiptar të zgjidhë Çështjen Çame. Kjo rezolutë, ndër të tjera, kërkon gjetjen “e një zgjidhjeje të shpejtë në aspektin teknik dhe juridik midis qeverive të dy vendeve”, Shqipërisë dhe Greqisë.

Personalisht, si deputete, kam kërkuar që Çështja Çame të shihet në të gjithë dimensionin e saj human. Mirëpres që së shpejti ministria e Arsimit të garantojnë trajtimin e plotë të kësaj çështje në tekstet historike për brezin e ri në shkolla si dhe caktimin e datës Jubile 27 Qershorin, si një ditë kombëtare të kujtesës së tragjëdisë Çame. Por kjo nuk mjafton. Çështja Çame duhet të trajtohet dhe zgjidhet si e plotë ndaj ky Parlament duhet të angazhohet të zbatojë të plotë rezolutën. Vlerësoj tryezat e qeverisë shqiptare dhe të kësaj maxhorance që arritën që shteti grek të rishohë ligjin e luftës. Mes dy vendeve ka një Traktat Miqësie ndaj Çështja Çame duhet të rikthehet në tavolinën e bisedimeve mes dy vendeve.

E kemi të nevojshme të kemi një politikë të unifikuar për zgjidhjen e kësaj çështje shekullore. Çështja Çame duhet të ndërkombëtarizohet. Ajo është thellësisht një çështje e respektimit të dinjitetit dhe të drejtave të njeriut. Kushdo që e sheh si çështje pronash apo si politikë të ditës, më lejoni t’u them se është nihilizëm politik. Ne duhet të angazhohemi që java e fundit e Qershorit të jetë një javë kombëtare ku të gjithë shqiptarët të jenë pjesën e kujtimit të tragjëdisë tonë kombëtare. Ne duhet të garantojmë që brezat që vijnë të njohin dhe të përkujtojnë genocidin e pandërshkuar. Përkujtimi dhe nderimi i 27 Qershorit vetëm do të na lartësojë si komb.

Personalisht, jam e bindur, se Shqipëria në Bashkimin Europian mund të jetë anëtare e denjë vetëm nëse respekton historinë e saj. Europa nuk pranon genocid të pandërshkuar ndaj dhe sa më parë të angazhohemi të kthejmë drejtësinë e munguar, aq më shpejt do e meritojmë vendin mes të barabartëve në organizmin më të madh të vlerave, në Bashkimin Europian. Nuk mund të ketë qetësi shpirtërore mes shqiptarëve pa zgjidhjen e plotë të çështjes çame. Në përfundim, dua të shpreh mirënjohjen e thellë ndaj gjithë komunitetit çam të Shqipërisë të cilët me dinjitet presin që shteti i tyre t’u dalë zot. Ky është më shumë se një amanet. Në respekt të dhimbjes se tyre dhe mijëra shqiptarëve të pafajshëm që u vranë dhe u dëbuan nga trojet e tyre shekullore, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të tyre. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ceshtja came seancë plenare 25 qershor 2020 tatiana piro ceshtja came seancë plenare 25 qershor 2020 tatiana piro

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri