LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja ‘Tahiri’/SPAK bën rekurs në GJL:Ka prova për trafik droge e grup kriminal,GJKKO gaboi

19 Prill 2022, 07:49 Nga DOSJA
Dosja ‘Tahiri’/SPAK bën rekurs në GJL:Ka prova për

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit për shpërdorim detyre. Në rekursin e plotë me 30 faqe të siguruar nga Dosja.al, SPAK kërkon që Gjykata e Lartë të marrë parasysh edhe veprën penale: “trafikim në kuadër grupit strukturuar”.

Po ashtu, SPAK argumenton Saimir Tahiri duhet të shpallet fajtor për “përfshirje në grup kriminal” dhe “trafikim droge” duke shtuar se argumentet dhe provat e pranuara nga GJKKO, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar.

“Gjykata, në mënyrë të gabuar argumenton në vendim se nga provat e paraqitura nga prokuroria në fashikullim e gjykimit nuk arrijnë të provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm marrëveshjen mes të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela dhe të paktën njërit prej të pandehurve në procedim të lidhur, Moisi Habilja, Florian Habilaj, Sabaudin Çelaj, Maridian Sulaj, Sokol Bode, Gjergji Kohila etj., për të kryer veprat penale të trafikimit të narkotikëve dhe as të identifikojnë dhe të provojnë veprime konkrete të kryera me dashje nga të pandehurit Saimir tahiri dhe Jaeld Çela, në kuadër të ndonjë marrëveshje për të ndihmuar grupin kriminal të Moisi Habilaj në ekzekutimin e episodeve konkrete të trafikimit në të cilat është sekuestruar lëndë narkotike. Gjykata në interpretim të gabuar të provave dhe fakteve të lartpërmendura ka konkluduar se në rasti më të pakët tregojnë moskryerjen e detyrave ligjore nga ana e një numri punonjësish dhe drejtuesish të Policisë së Shtetit e më tej, në kushtet e kur kryehen dyshime por nuk arrihet të kalohet ky nivel që të provohet përtej çdo dyshime të arsyeshëm se këta funksionarë publike kanë bashkëpunuar me qëllim të përbashkët kryerjen e aktivitetit kriminal të trafikut të narkotikëve. Gjykata ka gabuar në vlerësimin e fakteve dhe provave ku arsyeton se më provat e administruara nuk mund të provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm marrëveshja midis të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela. ”

Më tej, duke listuar provat që gjykata ka shqyrtuar, Prokuroia e Posaçme arsyeton se: Gjykata ka vlerësuar dhe çmuar provat dhe faktet e lartpërmendura dhe në mënyrë të gabuar ka argumentuar se nuk vërtetohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm bashkëpunimi dhe qenia e të pandehurit Saimir Tahiri, pjesëmarrës dhe anëtarë të këtij grupi kriminal…. nga provat dhe faktet provohet plotësisht roli dhe bashkëpunimi i të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në kryerjen e veprave penale të ‘Trafikimit të narkotikëve’, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal ‘Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Prokurorët paraqesin faktin se Artan e Moisi Habilaj kanë kryer shërbime ndaj Saimir Tahirit dhe familjes së tij në rastin e udhëtimeve në Greqi në gusht 2014 dhe riparimin e mjetit lundrues të përdorur “Auras”, në shtator 2014. Në këtë rast, sipas prokurorisë është angazhuar vetë Moisi Habilaj. Një tjetër fakt sipas akuzës është përdorimi nga Saimir Tahiri dhe bashkëshortja e tij, i makinës me targa AA 003 GB edhe pasi ajo ishte shitur tek Artan Habilaj, si dhe fakti se për dy vite, mjeti është përdorur dhe leja e qarkullimit nuk ishte rifreskuar. Heqja e emrit të Tahirit nga leja e mjetit është bërë vetëm pas publikimit në media të dëshmisë së Dritan Zaganit. Prokuroria evidenton numrat e përbashkët telefonikë dhe përgjime që tregojnë komunikimin e vazhdueshëm të familjes së Saimir Tahirit me Moisi Habilajn. Në rekurs evidentohet edhe dëshmia e të dashurës së Moisi Habilajt, Brunilda Alikaj-një punonjëse policie, e cila ka thënë se partneri iu kishte thënë se Saimir Tahiri e kishte ndihmuar në disa raste por pa i treguar konkretisht pse. 

Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, pasi organet e drejtësisë e vunë në shënjestër (asokohe Prokuroria e Krimeve të Rënda) pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit. Ndërsa tani ai ka më shumë se dy muaj që ndodhet brenda qelisë në burgun e Fierit duke vuajtur dënimin e marrë nga GJKKO. GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, por për shkak se ish-ministri kishte kërkuar aplikimin e procedurës së gjykimit të shkurtuar, iu ul 1/3 e dënimit, e tani Tahirit i duhet që të qëndrojë pas hekurave të burgut në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri saimir tahiri


Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Prill 2022, 11:35

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Sauk

TIRANË- Dy makina janë përplasur në afërsi të TEG-ut në orën 13:05. Dy personat e përplasur janë identifikuar me inicialet A.T., dhe M.S. I aksidentuari me...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion