Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
‘Emri i presidentit’/PS i ftoi në negociata,Mediu: Gjithëpërfshirje!Alibeaj: Do konsultohem
19 Prill 2022, 11:22Nga DOSJA
TIRANË– Maxhoranca kërkon bisedime për emrin e presidentit të ri, por vetëm me krerët e grupeve parlamentare. Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda janë ftuar nesër për një takim me homologun e tyre socialist Taulant Balla për të nisur zyrtarisht negociatat lidhur me emrin e ri të kreut të shtetit. Por opozita do që presidenti i ri të zgjidhet me konsensus dhe pa ndarje politike. Në përgjigje të ftesës së kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për, Fatmir Mediu, propozoi që opozita të përfaqësohet si një trupë e vetme, dhe jo të ndarë, duke përfshirë këtu edhe LSI-në, në mënyrë që ti japë seriozitet procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.
Pas tij, në një prononcim për mediat doli kreu I PAA-së, Agron Duka që kërkoi përfaqësim nga çdo parti opozitare, e vetmja zgjidhje që sipas tij, procedura të mos ishte qesharake. Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, duket se nuk ka asnjë vendim për pranimin e ftesës së Ballës. Të paktën jo për momentin.
Alibeaj tha se do të konsultohet me grupin parlamentar të PD për të dalë më një qëndrim dhe më pas për të diskutuar për procedurat që do të ndiqen. Po ashtu, ai shtoi se emri i presidenti të ri nuk duhet të zgjidhjet me një shumicë të thjeshtë edhe pse mazhoranca i ka votat për ta bërë. Të tre opozitarët që deri më tani janë prononcuar zëshëm për mendimin e tyre bien dakord vetëm në një pikë; duhet gjithëpërfaqësim dhe process serioz! Por ndërkohë që opozitarët diskutojnë me njëri-tjetrin për të gjetur një zgjidhje, socialistët nga ana tjetër votuan sot të gjithë 3 emrat e tyre lidhur me pasardhësin e Ilir Metës.
Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurëve në Europë për vitin 2021,me 4.595 të tillë, duke u renditur përkrah Rusisë, Turqisë etj. ...
TIRANË– Algert Kurti, i riu i cili është arrestuar nga policia si autori që grabiti nën kërcënimin e një arme, në filialin e Postës Shqiptare në qyte...
TIRANË– Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që të mos përjashtojë Ornaldo Rakipin. Gjatë mbledhjes së sotme është vendosur që deputeti...
TIRANË– Personi në foto është Algert Kurti, i riu i cili dyshohet se është autorit i filialit të Postës në Kamëz. Ai shihet i maskuar dhe me një &cce...
TIRANË– Nën kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili komentoi procesin e zgjedhjes së Presidentit nga ana e Partisë Socialiste. Duk...