LIVE UPDATES
Bota

Çfarë do të sjellë presidenca kroate e Bashkimit Evropian?

2 Janar 2020, 08:37 Nga DOSJA
Çfarë do të sjellë presidenca kroate e Bashkimit Evropian?

Nuk mungojnë në vend tonet hiperbolike për presidencën e radhës që merr anëtarja më e re e BE-së, Kroacia. Vendi ndodhet “para sfidës më të madhe në historinë moderne”, ky është tenori në media dhe politikë. Nga 1 janari nën presidencën kroate do të zhvillohen konferenca ndërkombëtare e do të trajtohen tema të rëndësishme për BE. Krerët më të rëndësishëm europianë dhe shumë gazetarë do venë e vijnë në vendin pranë Adriatikut. Sigurisht drejtimi i prozhektorëve drejt Zagrebit ofron një mundësi për t’u prezantuar sa më mirë, por kjo edhe pritet nga një vend, që lë mënjanë interesat e veta gjatë presidencës dhe punon për temat që shqetësojnë Europën. Në të njëjtën kohë, kryesuesit e radhës në BE përzgjedhin ato tema, për të cilat edhe mund të kontribuojnë diçka. Kroacia pritet të trajtojë këtë gjashtëmujor tre tema:

Migracioni dhe mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE

Ka më shumë se dy vjet që Kroacia prezantohet si roja e besueshme e kufijve të jashtëm të BE-së, veçanërisht në të ashtuquajturin itinerari i Ballkanit. Dëshirën e qartë, pavarësisht nëse është shprehur hapur, që refugjatët të lejohen sa më pak të jetë e mundur të hyjnë në BE, Kroacia e përmbush me efektivitet. Kufiri lindor me vendin fqinj Bosnje-Hercegovinën kontrollohet me rreptësi. Refugjatët që ia dalin të hyjnë në kufirin kroat, kthehen menjëherë. E në këtë procedurë policia kroate nuk e vret mendjen të jetë shumë e sjellshme. Raportime të organizatave joqeveritare dhe dëshmitarë të ndryshëm raportojnë për kthime të refugjatëve kundër ligjit, por edhe për keqtrajtime nga ana e policëve kroatë. Në maj u publikuan video, ku me gjasa shihen policë kroatë si kthejnë me dhunë refugjatët në kufirin e gjelbër me Bosnjës. Vetëm para pak ditësh një portal kroat lajmesh net.hr ka zbuluar një rrjet jo zyrtar të autoriteteve kroate të sigurisë, që ka si detyrë, në bashkëpunim me sipërmarrjet lokale të taksive, të zbulojë refugjatët dhe t’i kthejë në Bosnje. Shansin për të kërkuar azil refugjatët nuk e kanë.

Autoritetet kroate i hedhin poshtë kritikat. Gjithçka bëhet në kuadër të ligjeve të BE, nuk shkelet asnjë ligj, thonë ata. Ndërkohë që Kroacia nuk është e shqetësuar, se refugjatët do të mbeten në vend, shumica dihet që kërkon të vazhdojë më tej në Europë, por ky vend ka interes të prezantohet si një roje besnike, që të pranohet sa më shpejt në hapësirën Shengen.

Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE

Një tjetër qëllim i deklaruar i presidencës kroate në BE është nxitja e negociatave për integrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo lidhet kryesisht me bërjen publike të datës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por në axhendën kroate qëndron edhe vazhdimi i mëtejshëm i negociatave me Serbinë, si edhe afrimi i Bosnje-Hercegovinës me BE. Për këtë do të zhvillohet në maj një samit i posaçëm i BE. Ndërkohë disa vende në BE kanë rezerva kundër procesit të zgjerimit, veçanërisht Franca. Nga ana tjetër nuk dihet, se si do ta luajë e si do të shihet Kroacia në rolin e “sekserit të ndershëm dhe të drejtë”, siç paralajmëron kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç. Marrëdhëniet me vendin dikur armik, Serbinë dhe vendin fqinj, Bosnje-Hercegovinën nuk shkëlqejnë aktualisht nga besimi i madh i dyanshëm.

Me Serbinë ka grindje për çështje ende të hapura nga koha e luftës civile. Në Zagreb theksohet shpesh, se sa e rëndësishme është zbardhja e fatit të të zhdukurve. Kurse Beogradi akuzon palën tjetër për mungesë vullneti për bashkëpunim në këtë çështje. Nga ana tjetër Kroacia pret nga Serbia që të nxjerrë para ligjit kriminelët e luftës në radhët e saj, dhe të pranojë njëherazi edhe fajin për agresionin.

Kurse në marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën luan rol statusi i kroatëve që jetojnë në këtë vend. Zagrebi e sidomos partia qeverisëse e Bashkësisë Demokratike Kroate, (HDZ) e sheh veten si mbrojtëse të kroatëve boshnjako-hercegovinas dhe e akuzon qeverinë në Sarajevë, se përpiqet t’i margjinalizojë ata. I pakënaqur është Zagrebi sidomos me Zeljko Komsiçin, anëtarin kroat të presidiumit tre krerësh të B-H, për shkak se ai u zgjodh kryesisht me votat e myslimanëve boshnjakë.

Grindje ka edhe për një urë të financiar nga BE, që duhet të kalojë mbi një gji që i përket Bosnje-Hercegovinës në Detin Adriatik. Kurse në Sarajavë nuk mirëpritet marrëdhënia e mirë që Kroacia ka me kreun e serbëve boshnjakë, Milorad Dodik. Ky i fundit asnjëherë nuk i ka fshehur përpjekjet e tij separatiste.

Brexit

Më 31 janar Britania e Madhe do ta lerë formalisht BE-në. Këtë e ka vendosur parlamenti britanik. Pas kësaj do të fillojnë bisedimet për marrëdhëniet e ardhshme me BE dhe marrëveshjen e tregtisë së lirë. Një temë, që nuk ka për të qenë e lehtë për Kroacinë. Në këtë çështje, Kroacia do të luajë më shumë një rol shoqërues. “Ne duam të ndihmojmë, që të gjithë anëtarët e BE dhe Parlamenti Europian të ratifikojnë marrëveshjen për përfundimin e anëtarësimit britanik në BE që në janar, kështu që të kemi 11 muaj kohë për të arritur një ujdi për marrëdhëniet e ardhshme me BE”, bëri të ditur Andrej Plenkovic. Michel Barnier, theksoi kryeministri kroat, do të mbetet më tej kryengeociatori i BE për Brexit. Brexit nuk është një temë qendrore për Kroacinë, ndryshe nga Gjermania, vend që e merr presidencën e radhës menjëherë në 1 korrik pas Kroacisë. Marrë nga Deutche Welle

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kroacia merr kryesimin e be presidenca e be zoran arbutina kroacia merr kryesimin e be presidenca e be zoran arbutina

Sondazh

Poll
Bota 1 Janar 2020, 13:49

Gëzuar fillimin e dekadës së re!

GJERMANI- Në Berlin festuan së bashku qindra mijëra njerëz para Portës së Brandenburgut. Festimet kanë filluar edhe në të gjitha anët tjera të botës. Ka pasur e...

Bota 31 Dhjetor 2019, 13:48

Siria: Perspektivë e zymtë për 2020

Gati një dekadë po vazhdon lufta në Siri. Një dekadë, në të cilën kanë gjetur vdekjen mbi gjysmë milioni sirianë dhe miliona kanë marrë arratinë, pjesërisht bre...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen