LIVE UPDATES
Bota

Gjermania kampion bote e muzikës klasike – jo vetëm me Beethoven 2020

1 Janar 2020, 10:40 Nga DOSJA
Gjermania kampion bote e muzikës klasike – jo vetëm me Beethoven

Klasikët e mëdhenj si Goethe, Schiller, Kant dhe Schopenhauer kanë kontribuar që Gjermania të njihet në të gjithë botën si vendi i “poetëve dhe mendimtarëve”. Kompozitorë si Bach, Haydn, Beethoven dhe Brahms i dhanë atdheut të tyre reputacionin e një vendi të gjenive muzikorë. Ludwig van Beethoven njihet si kompozitori më i famshëm klasik në botë. Për ditëlindjen e tij të 250-të në vitin 2020, veprat e tij do t’i interpretojnë orkestra në të gjithë botën, e veçanërisht në Gjermani.

Dendësia e pazakontë e peizazhit, me orkestra, teatro dhe kore dhe mbështetja e madhe financiare nga sektori publik e bëjnë Gjermaninë një Meka të muzikës klasike. “Sa më shumë largohem nga Gjermania, aq më shumë shtohet admirimi”, thotë Christian Höppner, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Muzikës Gjermane. “Në Brazil, për shembull, Gjermania perceptohet shumë më tepër si “vend i muzikës” sesa nga vendet tona fqinje.” Si organizatë ombrellë për jetën muzikore në Gjermani, Këshilli Gjerman i Muzikës përfaqëson interesat e rreth 14 milionë muzikantëve.

Peisazhi orkestror mbulon mbarë vendin

Sipas informacioneve të Shoqatës Gjermane të Orkestrave (në vitin 2018), në mbarë vendin kishte 129 orkestra të financuara nga fonde publike, që me afro 10 000 anëtarët e tyre janë të shpërndara në të gjithë republikën. Orkestrat si Berliner Philharmoniker, Sächsische Staatskapelle Dresden, apo Gewandhausorchester Leipzig janë ndër më të mirat në botë. Por këtu nuk janë renditur orkestrat e famshme me muzikë dhome dhe ansamblet e posaçme për muzikë të vjetër dhe të re, si Kammerphilharmonie Bremen, Concerto Köln dhe Ensemble Modern. Dhe as ansamblet e të rinjve si Orkestra Federale e të Rinjve, Orkestra Shtetërore e të Rinjve apo Filarmonia Rinore Gjermane.

A nevojiten kaq shumë teatro muzikorë?

Edhe kur bëhet fjalë për teatrin muzikor, Gjermania kryeson e vetme: vendi ka më shumë se 80 ansamble të përhershme operistike – gati aq shumë sa pjesa tjetër e botës marrë së bashku. Shumica e rreth 560 operave në të gjithë botën funksionojnë sipas të ashtuquajturit parimi stagione, që do të thotë se ato nuk kanë ansamblet e tyre të përhershme, por angazhojnë këngëtarët e tyre apo produksione të tëra për një periudhë të caktuar kohore.

Kritikët pyesin shpesh, nëse ekziston nevoja për kaq shumë orkestra dhe opera të subvencionuara në Gjermani. “Kurrë nuk janë shumë”, përgjigjet Christian Höppner nga Këshilli i Muzikës Gjermane. Ai mbron diversitetin kulturor, që për çdo orkestër dhe çdo teatër është unik.

Duhet të ketë transparencë në lidhje me shfrytëzimin e këtyre institucioneve, por Höppner nuk mendon se hartimi i programeve duhet bërë duke u bazuar vetëm në shifrat e shitjeve dhe kërkesës së publikut. “Ne duam edhe të gjenerojmë kërkesë dhe të ngjallim kuriozitet për të panjohurën, gjë që unë gjithashtu e konsideroj si një detyrë të rëndësishme të institucioneve kulturore”, thotë Höppner në bisedë me DW.

Financimi i Kulturës në Gjermani rregullohet nga shteti

Për këtë larmi kulturore nevojitet mbështetja përkatëse financiare. Në asnjë vend të botës kultura nuk është aq e subvencionuar nga sektori publik sa në Gjermani: Në vitin 2019 mbi dhjetë miliardë euro shkuan për të mbështetur institucionet kulturore, prej tyre mbi tre miliardë euro vetëm në muzikë dhe teatrin muzikor. Buxheti kulturor i qeverisë gjermane ishte 1.6 miliardë euro në vitin 2019, por në sistemin federalist gjerman edhe bashkitë dhe landet federale japin një kontribut të rëndësishëm në financimin e kulturës. Pjesëmarrja e qeverisë është rreth 15 përqind. Gati 50 përqind të subvencioneve publike e marrin përsipër komunat. Këtyre u shtohen edhe paratë nga BE, ekonomia, personat privatë dhe fondacionet.

Në Shtetet e Bashkuara financimi i kulturës bëhet thuajse tërësisht privatisht. Në Britaninë e Madhe ekziston një shërbim bazë që mbulon rreth 30 deri 50 përqind të nevojave. „Arsimi dhe kultura tek ne janë detyra dhe përgjegjësi publike, kështu që financohen kryesisht nga sektori publik”, shpjegon Christian Höppner. „Paraja private është gjithmonë e lidhur me interesat”, thotë ai. Këtë mund ta shohësh në SHBA për shembull, ku donatorë të pasur dëshironin edhe programe të caktuara. Në Gjermani parlamentet e landeve kanë kontroll mbi financimin, por jo mbi përmbajtjet.

Festivalet e muzikës: nga Bayreuth deri në Donaueschingen

Një tjetër veçori e skenës muzikore gjermane janë festivalet e shumta. Zhvillimi është shumë i madh: Numri i festivaleve muzikorë sipas Qendrës Gjermane të Informacionit për Muzikën (MIZ) në Bon në vetëm dy dekada, nga viti 1980 deri në 2010, pothuajse është katërfishuar, aktualisht janë mbi 500 festivale.

Në gati një të tretën e të gjitha festivaleve në qendër është muzika serioze “E-Musik” (“Ernste Musik”). Gama është e jashtëzakonshme dhe shkon nga festivalet për muzikë bashkëkohore, siç është festivali “Donaueschinger Musiktage”, i themeluar në vitin 1921, te muzika e hershme, deri te festivalet me muzikë dhome, dhe ato që përqendrohen në një zhanër të vetëm instrumental. Si për shembul Festival i njohur Ruhr për piano, apo festivali i muzikës së dhomës “Spannungen” (tensione) në Heimbach në Eifel.

40 aktivitete i kushtohen teatrit të muzikës mbarë Gjermaninë – nga Festivali i madh i Operës së Mynihut, Trienales së Ruhrit, deri te Festivali ekzotik Rossini në Bad Wildbach, që i kushtohet belcantos.

Turma vizitorësh nga e gjithë bota

Si festivalet tradicionale ashtu edhe të rejat gëzojnë një popullaritet në rritje: 73.000 vizitorë nga Evropa dhe Amerika erdhën në vitin 2019 për Festivalin e Bachut në Leipzig për të jetuar muzikën e mjeshtrit të barokut në ambientet origjinale. Festivali legjendar i Richard Wagnerit në Bayreuth vizitohet nga më shumë se 62.000 vetë çdo sezon. Shumë wagnerianë duhet të presin me vite për një biletë hyrjeje për në kodrën e gjelbër. Ndër festivalet më të rëndësishme dhe më të njohura të muzikës klasike në vend janë edhe Festivali i Muzikës Rheingau dhe Festivali i Muzikës Schleswig-Holstein.

Festivali i Beethovenit në Bon nën drejtimin e Nike Wagner vitin e ardhshëm me rastin e 250 vjetorit të ditëlindjes së Ludwig van Beethovenit do të zhvillohet dy herë në pranverë dhe në vjeshtë. Shoqata BTHVN, e themeluar posaçërisht për këtë përvjetor të Beethovenit, mbështet 250 projekte në të gjithë vendin duke patur 30 milionë euro në dispozicion.

Gjermanët, komb muzikdashës?

Gjermanët e duan muzikën klasike, thonë statistikat. Nga gati 83 milionë banorë, rreth 14 milionë njerëz luajnë një instrument ose këndojnë në një kor. Në një ndër gjashtë familje gjermane luhen një ose më shumë instrumente muzikore. Rradhët e pritjes në shkollat e muzikës dhe në kopshtet me fokus muzikor janë të gjata, thotë Christian Höppner. “Në financim mungon një balancë mes projekteve inovative dhe imazhit vetjak për arsimimin muzikor.”  Në mbarë vendin ka rreth 1000 shkolla publike muzike, të cilat sipas shoqatës gjermane të shkollave të muzikës frekuentohen nga afro 1,5 milionë fëmijë dhe të rinj.

Megjithatë edukimi muzikor nuk është vetëm detyrë e shkollave të muzikës, por edhe e kopshteve dhe e shkollave të përgjithshme. “Vetëm në shkollat fillore nuk kryhet deri 80% e mësimit të muzikës”, kritikon Höppner. “Edukimi muzikor duhet të jetë pjesë e mësimit në mënyrë po aq vetëkuptueshme sa edhe lëndët e tjera”, thotë ai. Fundja është vërtetuar shkencërisht, se të merresh me muzikë zhvillon edhe aftësitë e tjera kognitive.

Edhe nëse jo të gjithë gjermanët nuk gëzojnë një arsimim muzikor, atyre u pëlqen të degjojnë muzikë. Sipas Këshillit gjerman të Muzikës 33% e gjermanëve dëgjojnë me ëndje muzikë klasike. Sondazhet në SHBA flasin për 10 deri 17 përqind, në Britaninë e Madhe për rreth 15%. Vetëm Rusia dhe Japonia kanë një numër të krahasueshëm të adhuruesve të muzikës klasike me Gjermaninë.

Trendi i ri: Koncertet ku këndojnë të gjithë

Gjithnjë e më të preferuara në Gjermani po bëhen të ashtuquajturat koncerte, ku këndojnë të gjithë, nga restorantet e vogla deri te stadiumet e futbollit. Të gjithë mund të këndojnë së bashku, qoftë këngë pop, këngë krishtilindjesh, apo muzikë klasike. Në përvjetorin e Beethovenit 2020 “Ode an die Freude” (ode gëzimit) e Friedrich Schillerit do të jetë me siguri në krye të listave të programeve. Bazuar mbi ketë tekst Ludwig van Beethoven shkroi muzikën, të cilën e inkuadroi në pjesën e fundit të simfonisë së 9-të. Si version instrumental ajo është bërë himni i Europës që në vitin 1971. Njoftimet e para për koncertet mund të gjenden ndërkohë në internet.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota beethoven gjermani kulture muzik klasike beethoven gjermani kulture muzik klasike


Sondazh

Poll
Bota 31 Dhjetor 2019, 13:48

Siria: Perspektivë e zymtë për 2020

Gati një dekadë po vazhdon lufta në Siri. Një dekadë, në të cilën kanë gjetur vdekjen mbi gjysmë milioni sirianë dhe miliona kanë marrë arratinë, pjesërisht bre...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë